Zhdukja e 32-vjecarit nga Elbasani/Vëllai në “Pa Gjurmë”: Miku më gënjeu dhe u arratisë

3 Dhjetor 2020, 17:58

14 vite nga zhdukja e 32-vjecarit nga Elbasani zbulohet vendndodhja e shokut, që din të vërtetën. Familjarët akuzojnë korcarin Miri Gjini, si personi që ’mban peng’ të vërtetën e zhdukjes së Viktor Pëtroshit më 29 gusht të vitit 2006. Ai u u largua papritur nga vendi ku kishte punuar prej një viti, në një fshat të Greqisë. Në telefonatën e fundit që bëri më nënën i tha se do të kthehej në atdhe, por një gje e tillë nuk ndodhi kurrë. Jo vetëm që i ka lënë në pritje prej kaq vitesh, por ka humbur nga kjo jetë edhe nënën e tij, që u largua e brengosur. Zhdukjen e tij 14 vite më parë, familjarëve ua komunikoi pronari grek, i cili u tregua i gatshëm të shkonte bashkë me ta në polici. Gjatë kërkimeve të mëvoshme u mësua se, Viktori shoqërohej më një djalë nga Korca, i cili punonte jo shumë larg tij, në të njëjtin fshat në Greqi. Personi tek i cili familjarët akuzojnë se ka gisht. I vëllai i Viktorit, Ilir Petroshi në një lidhje me skype nga Greqia, bëri denoncimin në policinë greke, por më pas gjeti edhe banesën ku jetonte familja e të dyshuarit. I shoqëruar edhe nga policia e Elbasanit u nis drejt qytetit të Durrësit. ‘I gjeta edhe adresën se ku jetone në qytetin e Durrësit, ku shkova bashkë me policinë e Elbasanit. Gjetëm vetëm babain e tij, ic ili na tha se Miri ishte nisur në Korcë. Policia kërkoi që të paraqitej në komisariat të hënën, pas asaj ditë, por ai nuk shkoi. Mirin pata takuar edhe në një fshat në Greqisë, kur më pohoi se nuk dinte asgjë për Viktorin, por nuk mohoi njohjen me të. Grekët këtu thonë se cdo gjë e din vetëm Miri Gjini’.