Zhdukja e Davide Pecorellit/Hetuesit italianë mbërrijnë në Pukë, takim me Drejtorin e Policisë Kriminale

27 Janar 2021, 18:14

Zhdukja misterioze e italianit Davide Pecorellit në Shqipëri, ende vazhdon të ngrejë shumë pikëpyetje në median italiane.  Në shkrimin e medias italiane Umbria Domani, fajësohet policia shqiptare për vonesat dhe mungesat e përgjigjeve për pyetjet e duhura. Sipas tyre dita ditës po dalin në dritë skenarë të rinj për vdekjen e 45-vjeçarit.

Ata bëjnë të ditur se Pecorelli kishte shkuar në Shqipëri në fillim të janarit për arsye pune, ku kishte qëndruar dy netë në një hotel në qytetin e Pukës. Dhe vëmendja e të gjithë hetuesve përqendruar tek makina e gjetur e djegur në veri të Shqipërisë, afër Pukës. Në makinën në të cilën ai e kishte marrë me qira u gjenden eshtrat e djegur dhe tanimë autoritet janë në pritje të rezultateve të ADN-së. Nga 6 Janari,  nuk ka asnjë gjurmë nga Davide Pecorelli dhe familjarët e tij tanimë duan një përgjigje. Telefoni i tij ra pa përgjigje për disa kohë dhe shoku i biznesmeni Tifernate tregonte se ai duhej të ishte kthyer në Umbria më 10 janar, në fakt ai kishte rezervuar fluturimin e kthimit. Duke shtuar edhe më shumë enigma për ngjarjen e rëndë.