Zjarret/ Rama i ashpër: Asnjë tolerancë për zjarrvënësit! Prokurorët e gjykatësit qasje skandaloze, zbatoni ligjin

31 Korrik 2023, 20:51

Kryeministri Rama është treguar i ashpër me prokurorët dhe gjyqtarët sa i takon çështjes së zjarrëvënies. Kreu i qeverisë thotë se mungon ndëshkimi i plotë për të gjithë zjarrëvënësit pasi prokurorët dhe gjyqtarët e rretheve kanë një qasje skandalozet, ndërsa u kërkon që të zbatojnë ligjin në mënyrë rigoroze.