Zonja rrëfen historinë e protestuesit të 21 janarit: Sot është si i vdekur, e helmuan në komisariat

28 Maj 2021, 09:49

Një zonjë që telefonoi nga Fieri në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv rrëfeu historinë e djalit të tezes që ishte një nga protestuesit e 21 janarit dhe tha se edhe sot e kësaj dite ai është si i vdekur. Qytetarja zbuloi edhe arsyen: Sipas saj atë e kanë helmuar kur e shoqëruan në komisariat.