Zup shtëpie me qershi, ëmbëlsirë e shpejtë nga zonja Albana

9 Qershor 2023, 12:03

Ëmbëlsirë me qershi

Përbërësit:

Baza, shtresa e parë:

  • 200 gr biskota
  • 100 gr gjalpë

Shtresa e kremit:

  • 500 ml qumësht
  • 5 lgj sheqer
  • 1 pako puding

Shtresa e sipërme:

  • Qershi
  • 4 lgj sheqer
  • 2 lgj niseshte
  • 3 gjethe hidershah
  • 2 gozhdë karafil

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim bazën e ëmbëlsirës. Kalojmë biskotat në blender dhe i trazojmë me gjalpin e tretur. E vendosim brumin e biskotave në një tavë ëmbëlsirash duke e niveluar mirë. Përgatisim kremin duke vendosur në një tenxhere qumështin, sheqerin dhe pudingun. E trazojmë derisa kremi të lidhet, e lemë të ftohet pak dhe e vendosim mbi bazën e biskotave. Në një enë tjetër përgatisim reçelin e qershisë duke vendosur qershiat e lara, niseshten, hidërshan dhe ujë. E lëmë derisa reçeli të marrë valë dhe të fillojë të mpikset paksa. Pasi të jetë ftohur e shtojmë mbi kremin. Këtë ëmbëlsirë mund ta servirim dhe në tasa ose gota individuale.