-
VIDEO
Akuzat për korrupsion e pastrim parash, rrëfimi i Ilir Metës nga burgu! Në 21:00 ekskluzivisht në 'Frontline' në Report Tv
Si do jetë opozita e ish-presidentit? Marrëdhënia me Kryemadhin, refuzim apo loje?
-
VIDEO
Rama nga Budapesti: Shqipëria e ka vendin në BE, synojmë anëtarësimin brenda kësaj dekade
Kryeministri Rama mbajti një konferencë për shtyp me homologun Viktor Orban. Pas samitit të Komunitetit Politik Europian, Rama tha nga Budapesti se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë shprehet optimist se Shqipëria do anëtarësohet në BE brenda kësaj dekade.
-
VIDEO
'Putin, arsye e fortë që zgjoi BE-në', Rama në konferencë me Orban: Mbledhja e Komunitetit Politik Europian në Tiranë do jetë e suksesshme
Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm samitin e Komunitetit Politik Europian. Në një konferencë me Viktor Orban, kryeministri Rama tha se mbledhja do të jetë e suksesshme po aq sa në Budapest.
-
VIDEO
'Europa duhet të marri përgjegjësi për paqen e saj', Viktor Orban në konferencë me Ramën: Nuk duhet të presim amerikanët!
Kryeministri hungarez Viktor Orban në konferencën e përbashkët me Ramën në Budapest në Komunitetin Politik Europian u shpreh se Europa nuk duhet të presi SHBA-në por duhet të kujdeset vetë për mbrojtjen e saj dhe të ketë një rol aktiv në negociatat për të ardhmen.
-
VIDEO
Kuvend/ Gjykata rikthen PD në sallë, Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen, na dënove pa ligj! Peleshi: Dy standarde, kur s'u pëlqen vendimi digjni karrige
Pas vendimit të Gjykatës Administrative që shfuqizoi dënimin e deputetëve të opozitës, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi kërkoi dorëheqjen e kryeparlamentares Elisa Spiropali. Debate në Kuvend, socialistët thonë se i zbatojnë vendimet e Gjykatave, por kanë rezerva duke thënë se administrativja hyri në kompetencat e Kuvendit.
-
VIDEO
Bardhi akuza zv.kryeministres: Mjafton të shohim si vishej Belinda Balluku para 5 vitesh dhe se sa kushton veshja e saj sot! Je betuar për mirëqenie qytetarësh, jo të vetes
Zv/kryeministrja iu kthye duke i thënë “të jam kthyer në fiksim, Belinda, Belinda, që kur nise ditën”. Por kreu i grupit të PD bëri menjëherë replikë në momentin teksa diskutohej buxheti dhe Balluku po dilte nga Parlamenti. I kujtoi edhe abuzimet dhe vjedhjet e tenderve të energjisë dhe rrugëve. Akuza dhe ministrit Hoxha për të vëllanë. Balluku: Të jam kthyer në fiksim!
-
VIDEO
Zgjedhja e Trump, Rama nga Budapest: U bë shumë zhurmë, të mos bëhemi histerikë! Kur ishte President, NATO u bë më e fortë! Për Shqipërinë s’ndryshon asgjë
Kryeministri Rama, nga samiti i Komunitetit Politik Evropian, komentoi fitoren e Trump duke kërkuar që histerizmi të lihet mënjanë. Sipas tij, në kohën kur Trump ishte president, NATO u bë më e fortë dhe rikthimi i tij mund të jetë një gjë e mirë për Europën.
-
VIDEO
Shkoi në Parlament me uniformë burgu, parullë e pranga, Sula: Bëni ndonjë veshje Hugo Boss për të burgosurit! Spiropali ironizon: E bërë shfaqjen tënde sot
Deputeti demokrat Dashnor Sula u pa sot teksa bënte një protestë të veçantë në Parlament. Ai shkoi i veshur me uniformë burgu, parullë të ngjitur në trup kundër “Dënimeve Politike” dhe pranga që i mbante në dorë.
Pasi ndau fletushka dhe foli për situatën politike dhe sulmet ndaj opozitës, Sula mori edhe fjalën për herë të dytë në procedurë, duke kujtuar edhe shkakun pse shkoi ashtu i veshur.
“Tmerri juaj është Sky Ecc. Ju nuk doni opozitën, sepse nuk doni që të dalin lakrat në shesh. Tmerri juaj është Sky e Enchro, ku flisni me kriminelë. Bëni tendera vetëm për vjedhje. Edhe do u thosha edhe diçka. Në të gjithë botën, të burgosurit janë me veshjet e tyre, ndërsa tek ne kanë rrobat e tyre që i marrin nga shtëpitë. Bëni ndonjë tender për të burgosurit që të vishen me Hugo Boss. Së paku ata të burgosur të shkretë të veshin një palë rroba. Këtë uniformën time të burgut që vesha do ia jap ministrit Ulsi Manja. Ju keni hallin e inceneratorëve. Por bëni edhe një tender për të dënuarit, vishini edhe ata. Bëni uniforma të reja burgu se janë si mos më keq atje brenda”, tha Sula, teksa e mbante veshjen në dorë.
Kurse kryeparlamentarja Spiropali bëri ironi në përgjigjen e saj, duke i thënë kolegut që të ulej, sepse “e bëri shfaqjen e tij sot”. Më tej i kujtoi se ai kishte folur më mirë nga gjithë përfaqësuesit e tjerë të opozitës.
-
VIDEO
Rama për zgjedhjen e Trump: Le të mos bëhemi histerikë, Zelenskyt i thashë të mos shqetësohej! Herën e parë thanë NATO do dobësohet, por u forcua!
Teksa në Budapest të Hungarisë po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, për çështjet e sigurisë, i pranishëm ndodhet edhe kryeministri Shqiptar, Edi Rama. Ai u takua edhe me homologun hungarez, Viktor Orban, teksa Shqipëria merr stafetën për ta organizuar samitin e radhës në vendin tonë vitin tjetër.
Rama njoftoi se vitin tjetër ky Samit mbahet në Shqipëri dhe foli shkurtimisht për mediat në lidhje me këto çështje, por edhe për raportet e NATO-s me SHBA-të, pas zgjedhjes së presidentit Trump.
“U bë shumë zhurmë, le të mos bëhemi histerike. Për Shqipërinë nuk ndryshon asgjë. SHBA-të janë SHBA-të dhe nuk ndryshon asgjë. Të gjithë thonin NATO do bëhet e dobët dhe NATO u bë më e fortë. Nuk mendoj se kjo do jetë domosdoshmërisht e keqe për Europën, mund të jetë diçka e mirë”, u shpreh kryeministri.
I pyetur në lidhje me presidentin ukrainas Zelensky, luftën Rusi-Ukrainë dhe zgjedhjen e Donald Trump, Rama tha:
“I thashë Zelenskyt se nuk është diçka për tu shqetësuar. Nuk është domosdoshmërisht për t’u shqetësuar, por diçka për t’u reflektuar, për të pasur një Evropë më të fortë”.
Kurse për mendimin nëse do ndikonte ajo që ndodh në SHBA edhe në NATO apo Europë, kryeministri ndau mendimin se nuk do ndikonte për keq.
“Nuk mendoj se ajo që ka ndodhur në SHBA është diçka shqetësuese, përkundrazi është një gjë që mund tregojë se gjërat duhen bërë ndryshe. Kur u zgjodh herën e parë (Trump) të gjithë menduan se NATO do dobësohej, por ajo u forcua”, tha Rama.
Ai nuk pranoi të përgjigjej për çështje madhore të NATO-s, si lufta apo siguria, si dhe raportet e mëtejshme SHBA-NATO, duke thënë me humor se “unë vërtetë jam kryeministri më i gjatë këtu, por i një vendi të vogël. Nuk më takon mua”.
Ai shtoi në fund se shqiptarët janë një komunitet i madh në Europë, por edhe në SHBA dhe asgjë nuk ndryshon pas zgjedhjeve në Amerikë.
Rama u pyet edhe për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, por duke bërë edhe pak diplomatin, i tha gazetarit: “Pyet Xhorxhian, (Melonin), se po vjen tani...!”.
-
VIDEO
Trump president i SHBA, Rama nga Budapesti: Rikthimi i tij mund të jetë i mirë për Evropën! NATO u bë më e fortë kur ai ishte në pushtet
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se bota nuk duhet të bëhet histerike rreth rizgjedhjes së Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, pasi nuk duhet se gjatë mandatit të parë të tij, NATO në vend se të dobësohej, u bë edhe më e fortë.
-
VIDEO
Deputeti Deliu thirrje opozitës: Reflektoni, ndihemi në siklet kur firmosim për të përjashtuar! Nallbati: Shqetësohuni kur ngrini dorën për të kaluar qindra miliona euro për koncesione
Deputeti socialist, Denis Deliu i bëri thirrje opozitës që të reflektojë dhe të lërë pas skenat e kaosit. Deliu u ndal edhe tek përjashtimi i deputetëve demokratë, duke thënë se janë në siklet kur firmosin për t’i përjashtuar, por detyrohen të marrin masa për shkak të paligjshmërisë.
-
VIDEO
Xhixho ‘çon’ në Kuvend arrestimin e Metës: Ministri të na japë emrat, kush janë policët me maska që ‘rrëmbyen’ ish-presidentin! Do u kallëzojmë penalisht
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka ngritur në Kuvend çështjen e arrestimit të Ilir Metës. Nga Foltorja e Kuvendit, Xhixho iu drejtua ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha të cilit i kujtoi një kërkesë që u ka dërguar Partia e Lirisë, përmes së cilës duan emrat e policëve që ishin pjesë e operacionit për arrestimin e Metës. Xhixho tha se nëse nuk marrin përgjigje deri sot do bëjnë kallëzim penal.