-
VIDEO
Debate të forta te Ekonomia, Spaho akuza Ballukut: Keni vjedhur miliona me Thumanë-Kashar dhe tek ‘Tuneli i Llogarasë’! I përgjigjet zv/kryeministrja
Po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në lidhje me buxhetin faktik. E pranishme për të shpjeguar shifrat dhe projektet ka qenë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht zv/kryeministrja Belinda Balluku.
Por nuk kanë munguar diskutimet e forta, replikat dhe deri në akuzat drejtuara numrit dy të qeverisë nga opozita, për abuzimet miliona euro në shumë nga sektorët që ajo ka nën administrim si dikaster.
Më kryesoret kanë qenë ato në infrastrukturën rrugore, prokurimet dhe abuzimet financiare te Thumanë-Kashar apo Tuneli i Llogarasë me vlera 50 mln euro të dyshuara abuzim, si dhe në Energji, ku prej kohësh PD akuzon Ballukun për vjedhjet në çmimet e shit-blerjes së energjisë, me një vlerë dëmi 180 mln euro.
-
VIDEO
Ilir Metaj merr në mbrojtje Ndrecën, Zhupa: S’ka nevojë për avokat, ka atë të Beqajt! Deputeti i PS: Mbrohem vetë, mos u shqetëso
Marrja e Plarent Ndrecës të pandehur nga SPAK, u kthye në çështje debati në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. Pas akuzave të Zhupës së një i pandehur po heton në Komision, deputeti i PS, Ilir Meta i doli në mbrojtje Ndrecës, duke thënë se këtë çështje duhet t’ia lënë drejtësisë.
Në përgjigje Zhupa i tha të mos shqetësohet se Ndreca ka avokat atë të Ilir Beqajt. Nga ana tjetër, nuk mungoi as përgjigja e Ndrecës, i cili tha se është avokat prej 20 vitesh dhe mbrohet vetë.
-
VIDEO
PS kundër shtyrjes së afatit të Hetimorit të Shëndetësisë, Ndreca: S’ka sens, u penalizuat nga aksioni juaj politik! Koçi: Kërkoni ta ktheni në konferenca shtypi
Partia Socialiste nuk e ka mirëpritur kërkesën e PD për të shtyrë sërish afatin e Komisionit hetimor të Shëndetësisë. Nënkryetari socialist, Plarent Ndreca tha se ka më sens që të bëhet sërish shtyrje, ndërsa theksoi se opozita u përjashtua për shkak të aksionit të saj politik, por këto masa u morën nga Kuvendi dhe jo komisioni.
-
VIDEO
Hetimori i Shëndetësisë, Zhupa: Ndreca ka uzurpuar Komisionin, një i pandehur po heton! Për të pyetur Beqajn duhet një ditë më vete
Partia Demokratike është kthyer në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë me kërkesën për të shtyrë sërish afatin dhe për të pyetur edhe njëherë dëshmitarët që janë marrë në pyetje nga PS gjatë kohës që mungoi opozita. Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzoi nënkryetarin Plarent Ndreca se ka uzurpuar komisionin dhe i kujtoi edhe që është marrë i pandehur nga SPAK.
Zhupa tha se duhet shtyrë afati i punimeve të Komisionit, pasi një ditë do të duhet vetëm për të marrë në pyetje ish-ministrin Ilir Beqaj.
-
VIDEO
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako i pandehur edhe për Inceneratorin e Tiranës, SPAK e akuzon për korrupsion në dy raste
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako merret i pandehur nga SPAK edhe për Inceneratorin e Tiranës. Burimet thonë se Bllakos i është komunikuar akuza për korrupsion në dy raste, pak ditë më parë. Bllako ndodhet në burg, i dënuar me 2.8 vite për Inceneratorin e Fierit.
-
VIDEO
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, PD kërkon sërish shtyrjen e afatit: PS i pyeti dëshmitarët në mënyrë të njëanshme
Mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë ka nisur sërish me një kërkesë të Partisë Demokratike për të shtyrë afatet, si edhe për të bërë edhe njëherë seancat që janë zhvilluar pa opozitën.
-
VIDEO
Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak
Sekretari i PL-së Tedi Blushi u shpreh në Frontline se ka përpjekje për ta marrë peng Partinë e Lirisë. Sipas tij mesa duket kjo parti po merret nga brenda partisë teksa thekson se nuk mund të quhemi Parti e Tradhtisë, duke shigjetuar indirekt Monika Kryemadhin.
-
VIDEO
Intervista/ Meta rrëfehet për ‘Report Tv’ nga '313-ta': Gjërat ndryshuan kur gjetën telefonat e bashkëpunëtorëve të mi! I përgjigjet Kryemadhit: Koha e mashtrimeve iku
A ka frikë Meta se në 2025 Partia e Lirisë me atë në burg do të shkojë për “skrap”? Nga qelia e paraburgimit tek 313 ish presidenti i Republikës, Ilir Meta iu përgjigj kërkesës së emisionit “Frontline’ të gazetares Marsela Karapanço në Report Tv për një intervistë me shkrim. Meta: Dosja e SPAK, një fletërrufe!
-
VIDEO
Shemsi Prençi zbulon në 'Frontline': Një prokuror në detyrë ka folur 113 minuta pa ndërprerje me një personazh të krimit dhe trafikut të drogës
Ish-shefi i policisë Shemsi Prençi zbuloi në Frontline se një prokuror në detyrë ka bërë një bisedë 113 minuta me një personazh të krimit dhe trafikut të drogës. Më tej, Prençi kujtoi se SPAK duhej të ishte marrë me dosjen 184 dhe më pas nuk do kishte ndodhur kjo që ndodhi me deputetin e arrestuar Jurgis Çyrbja.
-
VIDEO
'SPAK nuk duhet të shikojë përkatësinë politike të atyre që futen në burg', Kikia: Nuk është argument kur politikanët e akuzuar thonë 'edhe ti ke vjedhur'
Analisti Mentor Kikia shprehet në Frontline se SPAK nuk duhet të shikojë përkatësinë politike të atyre që i ka subjekte. Ndërsa për politikanët nuk e konsideron mbrojtje kur ata futen në burg dhe bëjnë mbrojtje duke thënë se kundërshtari vjedh më shumë.
-
VIDEO
Përgjegjësia vetëm e Kryemadhit? Gazetari: Nuk ka përgjegjësi individuale në familje! Kur hyri ajo në gjykatë Meta tha fjalë të rënda
Duke folur për intervistën e Ilir Metës në Frontline, Anri Bala tha në studio se kreu i PL-së gjatë seancës në gjykatë në momentin kur hyri Kryemadhi ka thënë fjalë të rënda ndaj saj. Më tej ai shton se në familja nuk ekziston përgjegjësia individuale, pra fajin nuk e ka vetëm Kryemadhi.
-
VIDEO
Intervista e Metës në Frontline/ Prençi: U angazhuan Forcat Operacionale për arrestin, vendimi i GJKKO nuk e thoshte! Kikia: Nëse dënohet si Nexhmija për kafe, dështim
Ilir Meta, nga qelia e 313 dha një intervistë ekskluzive në ‘Frontline’ Report Tv për moderatoren Marsela Karapanço. Përgjigjet e Metës u diskutuan në studion e Frontline me të ftuarit.