-
VIDEO
Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Xhafaj: Pse tani? Reformuam sistemin e drejtësisë, tani duam ta shtrijmë reformën në ekzekutivin dhe legjislativin
Kreu i Komisionit Parlamentar Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj shpjegoi në Studio Live me Arbër Hitajn pse ishte tani koha e duhur për një komision të tillë. Xhafaj theksoi 3 komponentët kryesorë që synon ky komision.
-
VIDEO
Antikorrupsioni, Fatmir Xhafaj në Report Tv: S’preket reforma në drejtësi, tymnajë! Opozita kërkon ta zhbëjë
Fatmir Xhafaj sqaroi për Arbër Hitajn në Studio Live se mazhoranca me Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion nuk kërkon të prek reformën në drejtësi. Por kërkon ta çojë më tej dhe ta përsos atë, përkundrazi është lidershipi i opozitës me Berishën që ka thënë se nëse vjen në pushtet do e zhbëjë SPAK dhe reformën në drejtësi. Por kjo është injorancë sipas tij, pasi duhet ndryshimi i kushtetutës për të bërë diçka të tillë dhe 94 votat.
-
VIDEO
Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/ Xhafaj zbulon: Është hartuar drafti 700 faqe, ua kemi dhënë ekspertëve ndërkombëtarë
Fatmir Xhafaj sqaroi në Studio Live se si janë thirrur ekspertët e fushave të ndryshme për tu bërë pjesë e komisionit të posaçëm antikorrupsion. Ku përfshihen edhe Avokati i Popullit, por edhe pedagogë të universiteteve që siç zbulon Xhafaj kanë hartuar një draft paraprak 700 faqe dhe më tej parashikohen 12 tryeza dhe forume të dialogut me qytetarë në qendra të qarqeve të vendit, për të zbuluar fenomenin e korrupsionin jo vetëm në qeverisjen qendrore por edhe në atë lokale.
-
VIDEO
Komisioni i posaçëm antikorrupsion, Xhafaj në Report Tv: Do ta ndërpresim para zgjedhjeve, të mos jetë pjesë e debatit elektoral! SPAK nuk na refuzoi, mbështes punën e tyre
Në një intervistë në studio me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Xhafaj argumenton se pas reformimit të sistemit të drejtësisë duam që pjesët e tjera që kanë lidhje me strukturat parlamentare dhe ekzekutive të sillen në të njëjtin nivel dhe standarde me atë të drejtësisë. Një reformë si ajo e drejtësisë kemi detyrë ta shtrijmë dhe tek Ekzekutivi e Legjislativi.
-
VIDEO
Beccheti bleu vendimin e Arbitrazhin në dëm të Shqipërisë/ Beqiri: Vendim i diktuar nga korruptimi prej biznesmenit italian, bleu dhe qeverinë Berisha
Avokati Idajet Beqiri thekson në Studio Live se do jetë fitore për Shqipërinë tashmë që u zbulua se Francesko Beccheti pagoi për vendimin e arbitrazhit në dëm të Shqipërisë.
-
VIDEO
Trump do të heq non gratën e Berishës? Beqiri: Ëndrra janë të keqen nëna! Herë dalin, herë s'dalin
Avokati Idajet Beqiri thekson në Studio Live për Arbër Hitajn se non gratën Berishës ia nisi administrata Trump dhe u firmos nga administrata Biden. Beqiri ironizon pretendimin se me ardhjen e Trump hiqet non grata.
-
VIDEO
Ardhja e Trump/ Ironizon Idajet Beqiri: Ilir Meta festoi nga burgu dhe tha 'Fitore! Fitore!' Merkoçi: Do sjelli frymën e së djathtës konservatore edhe në Shqipëri
Ardhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve të 5 nëntorit dhe ndikimi në politikën shqiptare u diskutua në ‘Studio Live’ me avokatët Idajet Beqiri dhe Fatmir Merkoçi.
-
VIDEO
Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, Evis Kushi në Report Tv: Kuptuan se me dhunë dhe djegie karrigesh nuk arrijnë asgjë! Ja cilat janë ristë e platformës ‘Deputeti që duam’
‘Opozita kuptoi se me dhunë dhe me djegie karrigesh nuk arrijnë dot asgjë’. Kështu është shprehur deputetja e PS Evis Kushi. Ajo tha se është shumë e rëndësishme që opozita të jetë në Kuvend dhe të marr pjesë në debat.
-
VIDEO
Ligjet/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm: Olsian Çela s’ka kapur as standardin e Arta Markut! S’kemi marrë asnjë përgjigje për individët me rekorde kriminale
Debate të forta te Komisioni i Ligjeve, gjatë diskutimit të Buxhetit faktik për Prokurorinë e Përgjithshme. Bardhi i kërkon kryeprokurorit pastrimin e jetës publike nga individë me rekorde kriminale, sipas kërkesave që PD ka bërë, por theksoi se prej 4-5 vite dhe që kur Çela është në detyrë, s'ka marrë asnjë përgjigje. Deputeti: Nëse jeni të paaftë na thoni, ta mbyllim sektorin si funksion! Bylykbashi: heshtja deri në vrasje, e qëllimshme, PP përgjegjës! Përfaqësuesi i Prokurorisë: Dekriminalizimi ka ngarkesë
-
VIDEO
Kthimi i PD në Kuvend, Berisha: S’kemi hequr dorë nga mosbindja civile, do debatojmë për buxhetin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se nuk kanë pasur asnjë vendim për të bojkotuar Kuvendin, por për shkak të përjashtimit, deputetët opozitarë nuk morën dot pjesë në komisione. Ndonëse ligjëvënsit e PD u kthyen në Kuvend pasi gjykata zbuti vendimin për përjashtimin e tyre, Berisha thotë se nuk kanë hequr dorë nga mosbindja civile.
-
VIDEO
Diskutime të forta te Ligjet, Bardhi: ‘Prokurori i Përgjithshëm injoroi Kuvendin, pse nuk vjen të mbrojë Buxhetin?!’ Bushka: Ka angazhime të tjera
Po diskutohet sot te Komisioni i Ligjeve edhe Buxheti i vitit 2025 për organet ligjzbatuese, përfshi edhe Prokurorinë.
Pikërisht kjo e fundit u bë temë debati mes opozitës dhe mazhorancës, pak pasi raportoi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, që ka nën administrim edhe Burgjet.
Debati u fokusua te buxheti i Prokurorisë së Përgjithshme, ku ra në sy mungesa e kreut të saj, Olsian Çela.
Kaq mjaftoi që PD të kërkonte llogari për mosprezencën e tij dhe të ngrinte dyshime. Ishte pikërisht kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, që u shpreh se ata kishin kërkuar për raportim të buxhetit kryeprokurorin dhe jo përfaqësues zëvendësues të institucionit. Kryetarja Klotilda Bushka shpjegoi se Çela kishte angazhime të tjera dhe në këto raste kjo është praktika, ku zëvendësohet me një tjetër. Bardhi kritikoi se kryeprokurori duhet ta mbrojë vetë buxhetin dhe jo të dërgojë përfaqësues.
-
VIDEO
Manja: Do të mbyllim burgjet e trashëguara nga koha e komunizmit
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në Komisionin e Ligjeve tha se burgjet e trashëguara nga komunizmi do të mbyllen.
Manja tha se janë struktura të amortizuara dhe se kushtojnë në mirëmbajtje. Ministri bëri me dije se në perspektivë, do të mbyllet Tepelena, Burreli, edhe 302-shi tek “Mine Peza”.
“Kemi mbyllur institucione të vuajtjes së dënimit dhe do t’i vazhdojmë në perspektivë t’i mbyllim të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit që kemi trashëguar nga koha e komunizmit.
Në perspektivë, sepse kanë një masterplan burgjet, do të mbyllet Tepelena, do të mbyllet Burreli, do të mbyllet edhe 302 tek Mine Peza. Janë institucione të vuajtjes së dënimit të trashëguara nga koha e komunizmit. Janë struktura të amortizuara që neve na kushtojnë mirëmbajtje. Nuk po hapim institucione të reja. Kukësi zëvendëson atë të trashëguar nga sistemi që kishim, por e transformojmë në një institucion të ri modern, për t’i shërbyer zonës, sistemit, por edhe Kosovës”- tha Manja.
Duke u ndalur tek Instituti i të miturve, Manja tha se do të jetë modern.
“Sigurisht që do të hapet, kur të mbyllet institucioni i vuajtjes së dënimit për të miturit në Kavajë. Mbyllje e strukturave të vjetra dhe ofrimi i shërbimit në struktura të reja. Për punësimin në burgje, nuk kemi pasur probleme, kemi zbatuar kuadrin ligjor. Kemi bërë tentativa për t’i punësuar në sektorin privat, kërkesa kemi patur, por ende s’kemi bërë të mundur bashkëpunimin mes sistemit të burgjeve dhe atyre privat”- u shpreh Manja.