-
VIDEO
Kuvendi ‘hetim’ ligjeve të miratuara, a po funksionojnë? Tabaku për Report Tv: BE nuk do ligje vetëm në letra
Në Kuvend ka nisur një aksion i ri për të kontrolluar sa funksionojnë ligjet e miratuara dhe a ka vend për korrigjime. Komisioni i Integrimit ka përfunduar hetimin e parë për ligjin për turizmin, ndërsa tek komisioni i Ligjeve dhe i Ekonomisë, po kontrollohet ligji i koncesioneve dhe ai anti-mafia.
-
VIDEO
Spahiu: Dyshoj që PS-PD s’do e lejojnë votën e diasporës dhe do ja ngecin përgjegjësinë Celibashit dhe KQZ
Sipas Kreshnik Spahiut PD dhe PS kanë një marrëveshje për të mos lejuar votën e emigrantëve. E vetmja arsye pse po diskutohet këto kohë mes tyre është prej presionit shoqëror. Por në fund thekson Spahiu për Report Tv, do t'ja lënë fajin Ilirjan Celibashit dhe KQZ-në.
-
VIDEO
Spahiu: Rama s’duhet ta pres në takim Fredi Belerin sepse është subjekt i ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri
Kreshnik Spahiu i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të mos pranojë takimin me Fredi Belerin pasi është subjekti i ligjit të dekriminalizimit. Pavarësisht se është eurodeputet, Rama nuk duhet ta takojë Belerin sipas Spahiut pasi rezulton ende fajtor megjithë dënimin e përfunduar.
-
VIDEO
Spahiu për sondazhet e zgjedhjeve: Nëse Berisha largohet nga politika, Rama rrezikon të humb zgjedhjet
Juristi Kreshnik Spahiu shprehet në Report Tv se nëse Berisha nuk do ishte sot në politikë Rama nuk do kishte më një mandat për kryeministër dhe do humbiste në 2025. Sipas tij Berisha pengon bashkimin e opozitës, në një front anti-Rama dhe qëndrimi i tij në politikë i shërben më së pari kryeministrit.
-
VIDEO
Spahiu për refugjatët e Gjadrit: Shqiptarët s’e kuptojnë fare që nëse hyjmë në BE, do kemi dhjetëra kampe
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi vendimin e djeshëm të gjykatës së Romës që kërkoi kthimin mbrapsht të emigrantëve të ardhur në Gjadër të Lezhës.
-
VIDEO
Spahiu: Berisha refuzon votën elektronike, sepse komisionerët e PD-PS vjedhin votat e partive të reja
Berisha dhe Rama sipas Spahiut me anë të komisionerëve të tyre gjithmonë kanë vjedhur votat e partive të reja dhe i kanë ndarë mes tyre.
-
VIDEO
Spahiu: Zjarri dhe benzina në Kuvend, ide fshatareske e Berishës, sepse populli s’doli në protestën e 7 tetorit
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi përplasjet e opozitës në Kuvend dhe protestën e 7 tetorit, teksa tha se ideja për benzinë dhe molotv vjen nga Berisha, duke e cilësuar si fshataresk dhe provinciale. Më tej Spahiu tha në Report Tv se Berisha me këtë mënyrë kërkon të kompensojë dështimin e pjesëmarrjes në mosbindjen civile.
-
VIDEO
Meloni nuk ‘tërhiqet’, mediat italiane: Javën që vjen pritet të mbërrijë një tjetër grup me emigrantë në Gjadër
Qeveria italiane do të sjellë një tjetër grup azilkërkuesish në Shëngjin gjatë kësaj jave. Kryeministrja italiane Meloni duket se nuk do të tërhiqet edhe pas vendimit të gjykatës italiane të premten, sipas të cilit sjellja e atyre ne kampet e ngritura në Shqipëri është e pavlefshme.
-
VIDEO
Vota e diasporës, dështon për herë të dytë miratimi i rregullores në KQZ! ‘Mollë sherri’ pasaportat e skaduara
Komisioni Rregullator në KQZ dështoi për herë të dytë të miratojë rregullat se si duhet të regjistrohen emigrantët për të votuar me postë. Mollë sherri u bënë pasaportat e skaduara, sepse opozita kërkon që ato të pranohen për regjistrimin gjatë muajve janar-mars, me kushtin që t’i kenë rinovuar deri në momentin e votimit në maj.
-
VIDEO
Partia Demokratike denoncon: Ministria e Shëndetësisë ka monopolizuar blerjen e oksigjenit mjekësor, shkon në duar të dy kompanive! Çmimi 3-4 herë më i lartë se rajoni
Partia Demokratike denoncon për monopolizimin e blerjes së oksigjenit mjekësor në vendin tonë vetëm nga 2 kompani, GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k dhe Messer Albagaz shpk.
-
VIDEO
Hapja e negociatave për grup-kapitullin e parë, Rama: Shqipëria, lider në rajon në fushën e prokurimeve publike
Shqipëria është lider në rajon në fushën e Prokurimeve Publike. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në podcastin ‘Flasim’ gjatë bashkëbisedimit me ministren e shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Piredeni.
Teksa po komentonte çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë, kryeministri Rama u ndal veçanërisht tek Prokurimet Publike. Kryeministri Rama solli në vëmendje raportin e SIGMA-s, duke thënë se vlerëson se Shqipëria ka performancën më të lartë në rajon në prokurimet publike.
-
VIDEO
Rama rrëfen peripecitë pas operacionit në QSUT: Të nesërmen duhet të rrija në këmbë për të pritur sulltanin
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për ndërhyrjen kirurgjikale që kreu në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për hernien inguinale, duke rrëfyer peripecitë që iu desh të kalojë.
Në podkastin “Flasim”, Rama u shpreh se duhet të qëndronte 3 ditë pushim, por e kishte të pamundur pasi duhet të priste presidentin turk Erdogan në Tiranë dhe më pas të udhëtonte drejt Hungarisë dhe në Luksemburg për të hapur grup-kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.
Për arsye shëndetësore, kryeministri Edi Rama thotë se e ka pasur të pamundur të jetë në studiot televizive për të treguar se sa e rëndësishme ishte data 15 tetor, kur Shqipëria dhe BE-ja hapën kapitujt negociues për çështjet themelore.