• VIDEO

    Dosja Partizani/ Spahiu: Procesi penal dhe gjyqësor për Berishën minimalisht do zgjasë 2 vjet deri në Gjykatë Apelit

    Juristi Kreshik Spahiu i ka dhënë përgjigje pikëpyetjes që ngrihet se sa mund të zgjasë procesi gjyqësor ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, i cili zyrtarisht është marrë i pandehur për aferën Partizani. Spahiu thotë se sipas tij procesi nuk do të jetë mbyllur deri në vitin 2027.

    “Duhet të kemi parasysh që ky është proces penal ligjor i gjatë që do të thotë se ende dosja nuk ka shkuar në gjykatë. Nëse do t’i referohemi standardit, në gjykimin e shkallës së parë dhe deri tek Apeli, kjo çështje do të zgjasë gati 2 vjet. Nuk besoj se përpara 2027 të kemi një vendim. Do kemi disa muaj të tjerë për procesin gjyqësor. Është një çështje e cila duhet marrë gradualisht dhe kjo as nuk e zbeh as nuk e forcon. Ky nuk është një realitet që ndodh vetëm me çështjen Berisha. Po mendoj për 21 Janarin”, tha Spahiu për Report Tv.

  • VIDEO

    Dosja Partizani/ Spahiu: Shumica e demokratëve janë ish-pronarë, por që Berisha s’ia ktheu pronat, siç bëri me dhëndrin

    Juristi Kreshik Spahiu gjatë intervistës së tij në Report Tv u ndal te privatizimi i ish-kompleksit Partizani.

    Spahiu tha se demokratët janë ish-pronarë tokash, por Berisha nuk ua ka kthyer siç Beri me dhëndrin e tij duke e privilegjuar.

    “Çdo militant e di tani që Berisha nuk është i varfër, pra ai njeriu me një apartament. Tani të gjithë e dinë që ai i ka një familje të pasur, që ndërton kulla. Nga një tokë 2 mijë metra ndërton 18 pallate. Berisha i 2005-së ndryshon shumë nga ai i 2024. Madje slogani i 2005 ishte me duar të pastra. U rikthye në pushtet se besuan se ishte më i ndershëm nga Fatos Nano. Shumica e demokratëve janë ish-pronar dhe si kanë marr pronat e tyre. Pra Berisha ka qenë selektiv. A ka privilegjuar ai çdo pronar si ka bërë me dhëndrin e vetë? Nuk e ka bërë”, tha Spahiu.

  • VIDEO

    Spahiu ironizon Berishën: S’mund jesh lider opozite dhe ndërton 18 pallate gjatë qeverisjes Rama

    Juristi Kreshnik Spahiu gjatë në interviste për Report Tv ka komentuar dosjen për aferën Partizani. Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Spahiu thumboi Berishën me ironi duke thënë se një lider opozite nuk mund të ndërtoj 18 pallate.

    Spahiu thotë se opozitës i ka rënë karta morale kur një nga ‘kauzat’ e tyre është kundër ndërtimit të kullave në Tiranë.

    “Gjatë këtij regjimi politik Berisha ka ndërtuar 18 pallate. Por në një kohë kur akuzohet Rama dhe betonizimi i qytetit dhe kjo është kauza e tyre a mund të qëndrojë kjo. Kur vetë lideri ka qenë pjesë e kësaj që akuzon, bie karta morale. Çdo militant e di tani që Berisha nuk është i varfër, pra ai njeriu me një apartament por tani të gjithë ai i ka një familje të pasur, që ndërton kulla. Nga një tokë 2 mijë metra ndërton 18 pallate”, tha Spahiu në Report Tv.

  • VIDEO

    Spahiu: Nëse Berisha dënohet nga Gjykata, vitet e arrestit shtëpiak, ligjërisht llogariten si vite burgu

    Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv komentoi dosjen Partizani dhe marrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha si të pandehur.

    Spahiu tha për Report Tv se koha që ish-kryeministri Sali Berisha ka kaluar në masën arrest shtëpie do të përllogariten si vite burg nëse kreu i PD-së merr dënim nga gjykata

    “Duhet të kemi parasysh që jo rastësisht është lënë Arresti shtëpiak. Ka dy skenar nga gjykata, skenari i parë është pafajësia dhe në rastin tjetër është fajësia. Në rastin e dënimin pra të dënohet fajtor. Vitet e arrestit shtëpiak llogariten si vite burgu. Po mundohem që në optikën time të tregoj se çfarë do të ndodh pas 3 vjetësh me këtë çështje që njerëzit mos të çuditen.  Nuk përjashtohet që të ketë akuza të tjera apo çështje të tjera”, tha Spahiu.

  • VIDEO

    Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare Gerti Bogdani! Ish-deputeti i PD-së pësoi arrest kardiak

    Gerti Bogdani, ish deputeti i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë ndërroi jetë mesditën e sotme për shkak të një arresti kardiak. Burime nga urgjenca e QSUT-së bëjnë me dije se 44 vjeçari mbërriti në spital pa shenja jete.  Gerti ishte babai i dy fëmijëve.

  • VIDEO

    Rama: Kompleksi administrativ, ja projektet fituese të konkursit ndërkombëtar

    Kryeministri Edi Rama publikoi ditën e sotme projektet fituese të Korporatës Shqiptare të Investimeve për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësirave të reja të shërbimeve bashkëkohore për administratën publike

  • VIDEO

    Meçe zbulon skemën: Çështja nis me Malltezin! U bë pronar i 3.5 milion eurove brenda ditës, SPAK u ballafaqua me pastrim parash

    Analisti Arben Meçe zbuloi skemën e korrupsionit që implikon Jamarbër Malltezin me ish-klubin Partizani dhe shoqërinë Homeplan. Meçe në Repolitix theksoi se hetimi nis me Malltezin lidhur me shitjen e aksioneve të Homeplan nga Bektashi tek Malltezi dhe Begeja.

     
  • VIDEO

    Avokati Rezart Kthupi zbulon dosjen e SPAK: Ja si funksionoi skema e korrupsionit të familjes Berisha! Qiraja u përdor si mekanizëm për të përvetësuar para

    Avokati Rezart Kthupi analizoi në 'Repolitix' mekanizmat që kanë funksionuar për të përvetësuar para nga familja Berisha, që janë zbuluar nga dosja e akt akuzës së SPAK për Berishën lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani. 

  • VIDEO

    Dosja ‘Partizani’, gazetari Doçi: U përvetësuan 800 m2 pronë publike! Malltezi duhet tw paguante duhet mbi 430 mijë euro për ndërtesat

    Duke folur për dosjen e SPAK për aferën e privatizimit të ‘Partizanit’, gazetari Adriatik Doçi, theksoi se i gjithë privatizimi i terreneve sportive të ish-kompleksit ‘Partizani’ është bërë mbi shkresa fallso. Sipas Doçit është bërë një vlerësim abuziv i godinave. Gazetari shtoi në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV, se Malltezi duhet të paguante mbi 430 mijë euro për ndërtesat dhe se me këtë manovër është krijuar një dëm kolosal publik.

  • VIDEO

    500 faqe për 'Partizanin'/ Burimi: Nuk harxhoj kohë për një dosje 500 faqe! Në SHBA merret gjykata me Trump! Berishën e gjykon SPAK, nuk jam prokuror

    Analisti Genc Burimi i ftuar në Repolitix për të folur për dosjen e akt-akuzës ndaj Berishës për privatizimin e ish-klubit Partizani, u shpreh se nuk do të humbas kohë të flasë për këtë çështje.

    Kjo gjë sipas tij nuk bëhet në mediat e perëndimit, pasi edhe në SHBA kanë probleme me drejtësinë Trump apo në Francë, Le Pen por merret drejtësia me ta. Në media flitet politikisht.

    'Nuk mund të harxhoj kohën të komentoj një dosje 500 faqe. Nuk komentohet kjo as për Trumpin. Nuk merren me 500 gjëra të Trump. Vetëm një media si e juaja në konflikt me Berishën. Në një demokraci çdokush është i pafajshëm përderisa nuk ka vendim të formës së prerë. Drejtësia nuk është mbi të zgjedhurit. Marr në mbrojtje parimet. Trump i akuzuar, sot bën fushatë. Berisha pa u gjykuar dhe dënuar, pengohet. Kush jam unë të gjykoj Berishën? Berishën e gjykon SPAK. Nuk jemi prokuror, nu

  • VIDEO

    Akt-akuza ndaj Berishës/ Gazetari Kujtim Topuzi: Më voluminozja ndonjëherë! SPAK konstatoi objektivin e privatizimit dhe ndryshimit të destinacionit

    Gazetari Kujtim Topuzi, komentoi në Repolitix dosjen e akt akuzës së SPAK për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani. Ai thekson se nuk kemi të bëjmë ende me dosje hetimore, e cila pritet të jetë mijëra faqe.

    'Bëhet fjalë për një akt akuzë 500 faqe, më voluminozja ndonjëherë, imagjino sa do jetë dosja hetimore, mijëra faqe. E ndarë në disa pjesë. Është futur më thellë SPAK ndaj akuzës tjetër të Jamarbër Malltezit të pastrimit të parave. Ka edhe vërtetimin e përfitimit të Berishës, ajo që nuk kishte dosja e masës së sigurisë. SPAK evidenton se ka pasur një kontratë, që një ndër objektivat e investitorit Bektashi, privatizimi dhe ndryshimi i destinacionit të truallit. Ka dhe emra të tjerë.'

  • VIDEO

    Dosja 'Berisha'/ Gazetari bën 'radiografinë': Një familje mafioze që vendos tarifa! Çuditem si nuk është ngritur akuza për grup kriminal

    Dosja e akt akuzës për Berishën dhe familjen e tij lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani, u diskutua mbrëmjen e sotme në Repolitx, me Genc Burimin, Arben Meçaj, Adriatik Doçi, Rezart Kthupi dhe Kujtim Topuzin. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv