-
VIDEO
Energji fitoreje’, Rama publikon pamjet nga takimi me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën
-
VIDEO
Shpallen fituesit për 2 projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve
Juria ndërkombëtare zgjodhi sot studiot arkitekturore për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësirave të reja të shërbimeve bashkëkohore për administratën publike
-
VIDEO
Rama ndihet i kërcënuar nga SPAK! Deklarata BOMBË e Spartak Ngjelës: Ja kush e drejton...
Avokati Spartak Ngjela foli sot në ‘Frontline Interview’ lidhur me dosjen ‘Partizani’ ku zbulohet korrupsioni shtetëror i familjes Berisha në privatizimin e ish-klubit Partizani, e cila ishte një tokë shtetërore.
Për Marsela Karapançon, avokati theksoi që në fillim se kemi të bëjmë me një ish-kryeministër që është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.
-
VIDEO
Opozita dhe ministri Gonxhe replika për varrin e Kadaresë! Gjekmarkaj: Nuk duhej të ishte në Tufine sot, si në Kandahar! Gonxhja: Po koordinohemi
Opozita dhe ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja kanë shkëmbyer replika në komisionin e Medias, lidhur me përkujtimet e dy figurave të shquara, Ismail Kadare dhe At Zef Pëllumbi. Agron Gjekmarkaj kërkoi që të gjendet një vend dinjitoz përprehjen e Kadaresë, ndërsa ministri tha se gjithçka është koordinuar me familjen e tij.
-
VIDEO
Dosja 'Berisha'/ Avokati Ngjela: Uashingtoni nuk mund ta nxirrte non-grata pa prova! I nxorën pronarë tokës shtetërore
Avokati Spartak Ngjela analizoi dosjen Berisha të SPAK lidhur me aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani. Në 'Frontline Intervieë', Ngjela deklaroi se fajësia e ish-kryeministrit mbetet për t'u provuar para gjyqtarit.
-
VIDEO
Do bashkohet me Alibeajn? Ngjela: Ende nuk kemi një akord! Jua zbuloj 2 muaj para zgjedhjeve! Tek Berisha nuk shkoj, e kam kundërshtar politik
Avokati Spartak Ngjela zbuloi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 2025. Megjithatë në 'Frontline Interview' ai u shpreh për Marsela Karapançon se vetëm dy muaj para zgjedhjeve do bëjë të ditur se me cilin kah politik do marri pjesë, ndërsa përjashtoi mundësinë e të qenit në PD-në e Berishës, të cilin e cilëson kundërshtar politik.
-
VIDEO
Dialogu me Kosovën, ish-ambasadori Nesho: Vuçiç po përfiton nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe lufta në Ukraninë për t’u favorizuar nga Perëndimi
Ish-ambasadori Agim Nesho ka folur në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe procesin e dialogut. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, diplomati tha se presidenti i Serbisë po përfiton, nga konfliktet që po ndodhin në botë, duke u favorizuar në këtë mënyrë nga Perëndimi.
-
VIDEO
Punësimi me detyrim për mjekët e rinj! Opozita nuk i beson kostove, PS e voton e vetme te “edukimi”
Mes debatesh dhe vetëm me votat e mazhorancës ka kaluar këtë të martë në komisionet e parlamentit projektligji për punësimin e detyruar të studentëve të mjekësisë, pas rrëzimit pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese. Përplasje mes palëve solli kostoja e përcaktuar në relacion, pasi opozita tha se nuk pasqyrojnë realitetin
-
VIDEO
'Qori indoktrinon studentët e tij', debate mes gazetarit dhe kreu të 'Lëvizja Bashkë': Gënjen! I ke dhënë shëndenë arsyes
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori dhe gazetari Albi Xhunga debatuan në Studio Live. Xhunga u kap me Qorin, lidhur me deklaratën e këtij të fundit, se është i censuruar në televizione. Xhunga më tej hodhi dyshime sa i përket aktivistëve të Lëvizjes Bashkë, që sipas tij janë studentë të Qorit në Universitetin e Tiranës. Por Qori hodhi tej aludimet se ka studentë të tij në Lëvizje, apo se ndikon tek studentët që të jenë pjesë e Lëvizjes së tij.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 2025/ Arlind Qori zbulon në 'Studio Live': Nuk do jem i pari tek listat e Lëvizjes Bashkë! Kemi figura që gjejnë pak hapësirë televizive
Arlind Qori në Studio Live pasditen e sotme deklaroi se në zgjedhjet e përgjithshme të 2025 nuk do të renditet i pari në listat e kandidatëve për deputetë të Lëvizja Bashkë.
Më tej ai shprehet se Lëvizja e tij nuk është e preferuara e televizioneve dhe ai të tjerët e kësaj lëvizjeve ftohen shumë rrallë.
'Nuk do jem i pari në listë në cilindo qark që të kandidojë. Ai që do jetë i pari do jetë figurë e rëndësishme politike dhe intelektuale. Kemi figura të rëndësishme që gjejnë pak hapësirë televizive. Do përmend disa figura që kanë pasur edhe kontribute. Le ta nisim me Jani Markën, profesorin e biologjisë. Ka kontribuar jo vetëm për arsimin. Shkojmë tek Redi Muçi. Mirela Ruko e cila është përditë përballet me shumicën keqqeverisëse në bashkinë e Tiranës. Mund të flas për një urbanist, Artan Kasani. Flas dhe për të tjerë ekspertë, shumica pedagogë. Oferta jonë do ketë përfaqësues edhe të grupimeve shoqërore. Duam të kandidojmë edhe përfaqësues të pensionistëve. Do të japim popullit shqiptar një ofertë elektorale edhe në terma të personaliteteve. Problemi se kemi shumë pak ftesa. Kur ftohem një herë në 5 muaj, me siguri gazetarët i bien për shkurt. Po të ftoheshim aq sa kolegët tanë do kishit mundësi ti njihnit më shumë.'
-
VIDEO
Dosja 'Partizani'/ Arlind Qori: SPAK të shkojë më thellë edhe për politikanë të tjerë! Xhunga: Familja Berisha të dënohet si familje mafioze
Detaje të reja vijojnë të dalin nga dosja e SPAK për Berishën lidhur me aferën e kullave tek ish-klubi Partizani. Më shumë u diskutua në ‘Studio Live’ me kryetarin e Lëvizja Bashkë, Arlind Qori dhe gazetarin Albi Xhunga.
Për Arbër Hitajn, Qori u shpreh se kemi të bëjmë me një familje që ka përdorur pushtetin për tu pasuruar. Por, shprehet ai, SPAK duhet të shkojë më tutje edhe për politikanë të tjerë.
-
VIDEO
Komisioneri për informim kërkon mandatin e tretë! Dëgjesa e Dervishit në komision ndez debatin, përfshihet “qytetari dixhital”
Mes debateve të shumta u zhvillua dëgjesa në Komisionin e Ligjeve me Komisionerin e Informimit, Besnik Dervishin që kërkon një mandat të tretë në krye të institucionit. Opozita e akuzoi se nuk ka justifikuar besimin për dy mandate radhazi duke thënë se dështoi në mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve.