• VIDEO

    PS e PD dakord për mandatin e Olta Xhaçkës! Kuvendi vendos më 12 shtator! Draft raporti i 'Legjislacionit': Deputetët të detyrohen të votojnë pro çuarjes në Kushtetuese

    Më 12 shtator Kuvendi do të votojë për të tretën herë për mandatin e deputetes, Olta Xhaçka për të cilën Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar dërgimin për shqyrtim. Pas debateve PS dhe opozita vendosën që do t’i shkojnë seancës me 2 opinione të ndryshme që do t’i nënshtrohen votimit.

    • VIDEO

      Mandati i Xhaçkës, socialistët 'dorëzohen', Korreshi i thumbon: Herën tjetër pushimet i bëfshi në Divjakë me mushkonja, të keni gjithmonë këtë mendje

      Çështja e mandatit të zonjës Xhaçka vijon prej gati dy vitesh të endet mes parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese.  E socialistët duket që kanë ndryshuar qëndrim, nga sesioni i kaluar parlamentar ku mbronin tezën se Gjykata Kushtetuese nuk mund ti imponojë votën deputetëve.

      E ky ndryshim qëndrimi, u përcoll me batutë nga deputeti demokrat Saimir Korreshi në këshillin e legjislacionit ku socialistët patën dakordësi për të dërguar cështjen për votim në seancë parlamentare, por se nuk ishte nevoja e hartimit të një raporti.

      "Një copë letër duhet të coni tek kryetarja e kuvendit. Shyqyr që 10 juristë për herë të parë nuk kanë nevojë tia shpjegojnë sib ëhet rajina

      Duket sikur ne po shkallojmë këtu nga ato që keni thënë. Ne jemi zënë tek ky këshill legjislacion apo jo? Ne kërkuam këtu ekspertin apo kërkuat ju?! A ta cojmë në seancë? Por kur thoshim ne ju e refuzuat. Nuk e di cfarë ka thënë më shumë vendimi I Gjykatës Kushtetuese se herën e parë. Ju mund ta quani raport, leje të zakonshme, autorizim për kamp për Olta Xhaçkën, quajeni si të doni.

      Bardhi: S’po e leni ju ta shqyrtojë. Keni 2 vite e 3 muaj që nuk e lini.

      Ne nga kjo kemi kuptuar ose kanë qenë shezlonet e shtrenjta atje, ose ju kanë anuluar prenotimet dhe keni ardhur me këtë mëndje. Ishalla e bëfshi herën tjetër në Divjakë me mushkonjat që të keni gjithmonë këtë mëndje në këshillin e Legjislacionit, por një copë letër duhet çuar tek kryetarja" 

    • VIDEO

      Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Keni kryer krim! Moszbatimi i një vendimi të Kushtetueses është vepër penale

      Partia Socialiste ka dhënë dakordësinë, që çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka të shqyrtohet në seancën e parë plenare. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, deputeti Gazment Bardhi tha se deputetët e PS injoruan Kushtetutën dhe vendosën të mos zbatojnë vendimin e Kushtetutës. Kryetari i Grupit të PD tha se mazhoranca ka sfiduar Gjykatën Kushtetuese dhe shtetin ligjor dhe se kjo është kriminale.

       
    • VIDEO

      Këshilli i Legjislacionit në seancë të jashtëzakonshme diskuton mandatin e Olta Xhaçkës

      Këshilli i Legjislacionit u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka. 

      Në mbledhje do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin, t’i dërgojë kësaj gjykate mandatin e Olta Xhaçkës për të vendosur nëse është në konflikt interesi apo jo.

      Mandati i Olta Xhaçkës duhet të shqyrtohet pa vonesa në Gjykatën Kushtetuese dhe deputetët janë të detyruar ta dërgojnë atë sa më shpejt, tha Gjykata Kushtetuese në vendimin e marrë më 10 korrik 2024. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ia bëri të qartë Kuvendit se nuk mund kurrsesi të vërë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të saj.

    • VIDEO

      Spiropali takim me Zëvendëskryeministren sllovene Tanja Fajon: Sa herë Shqipëria ka qënë e lirë të zgjedhë, ka zgjedhur Evropën

      Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Tanja Fajon, Zëvendëskryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Europën të Sllovenisë dhe delegacionin që e shoqëronte, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në takim ishin të pranishme edhe Kryetarja e Komisionit për Punët e Jashtme të Kuvendit, Mimi Kodheli, dhe Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku.

    • VIDEO

      KAS rrëzon koalicionin 'Berisha-Meta' konfirmon Vangjel Tavon kryetar i bashkisë së Himarës!

      Komisioni i Ankesave e Sanksioneve rrëzoi sot kërkesën e koalicionit "Bashkë Fitojmë" të dy liderëve të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta për përsëritjen e zgjedhjeve të 4 gushtit që u zhvilluan në Himarë.

    • VIDEO

      Nga Emiratet e Bashkuara, në Katar, Indonezi e Filipine' Rama u lë detyra të qarta ambasadorëve: Investoni në forcimin e marrëdhënieve! Vende me potencial shumë të madh

      Kryeministri Edi Rama foli për nevojnë e shtrirjes së marrëdhënieve tregtare e bizneseve përtej BE-së në Emiratet e Bashkuara Arabe, Azerbajxhan e Katar, vende që ushqejnë ndjenja miqësore me Shqipërinë.

       
    • VIDEO

      'Duhet të jemi partnerë të padyshimtë e të palëkundur!' Rama u lë detyrat ambasadorëve: Më shumë vëmendje për...

      Kryeministri Edi Rama la detyrat e rëndësishme për ambasadorët shqiptarë përfaqësues të cilët përfaqësojnë Shqipërinë në tryezat e diplomacisë ndërkombetare.

      Detyra e parë duhet rritur kujdesi ndaj shqiptarëve jashtë atdheut.

    • VIDEO

      'Tirana Diplo 2024', Ministri Hasani: Ringjallet një traditë e dobishme për diplomacinë tonë! Ligji i ri për Shërbimin e Jashtëm do të sjell energji të re

      Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në fjalën e tij në konferencën e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, është shprehur se me këtë konferencë ringjallet një tradite e dobishme për diplomacinë e vendit tonë.

      Hasani tha se Ligji i ri për Shërbimin e Jashtëm do të energjizojë diplomacinë. 

    • VIDEO

      Konferenca 'Tirana Diplo 2024', kryeministri Rama: Vitin e kaluar pritëm 10 milionë turistë! Këtë vit shifra pritet më e lartë

      Kryeministri Edi Rama, nga konferenca e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, teksa foli për turizmin, u shpreh se këtë vit shifrat pritet të jenë më të larta se vitin e kaluar, ku Shqipëria priti 10 milionë turistë. 

      Rama theksoi se ka një rritje të investimeve të huaja në vend në disa sektor.

      “Sot Shqipëria është mangnet që tërheq vizitor, vjet arritëm që të kishim 10 milionë turistë dhe shifra e këtij viti mund të jetë edhe me e lartë dhe është një e dhënë që reflketohet në zhvillimin e vendit, në rritjen e ekonomisë dhe pagave në vend. Sot kemi një pagë në sektorinë publik që shkon 900 euro, në sektorin privat sot paga është më e lartë se më parë. Kemi një rritje të investimeve të huaja dhe kemi një interesim të madhe për Shqipërinë, jo vetëm në askeptin e turizmit, por edhe në sektorët strategjik nga energjia tek telekomunikacioni, ndërtimi e me radhë dhe këto duhet të na thonë që stadi në të cilin gjendemi është i favorshëm për të synuar hapin e madh përfundimtar dhe për ta vendosur flamurin tonë në oborrin e BE në Bruksel ”, tha ai.

    • VIDEO

      Sot mbahet konferenca e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, në fokus sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në BE

      Ambasadorët dhe Konsujt e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë do të mblidhen këtë të hënë në Tiranë në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë nga 26-28 gusht Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.

      Konferenca treditore ka nisur në orën 09.30, ku kryeministri Edi Rama dhe ministrat, Pirro Vengu, Ministri i Mbrojtjes dhe Petrit Malaj, Ministri i Financave kanë shkuar në pallatin e Kongreseve, ku po mbahet konferenca.

    • VIDEO

      Anijet me mbetje toksike, Meta: Skandal që dëmton imazhin e Shqipërisë, do kërkojmë hetim parlamentar

      Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për anijet me 816 mbetje toksike. Në një deklaratë për mediat, Meta e quajti një skandal, ndërsa theksoi se do të kërkojnë hetim parlamentar.

      Meta u shpreh se deputetët e PL do të bashkohen me ligjvënësit e tjerë të opozitës dhe do kërkojnë një hetim parlamentar mbi këtë çështje, sipas të cilit dëmton edhe imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik.

      “Skandal që kërkojmë hetim parlamentar. Edhe deputetët tanë të bashkohen me ata të opozitës për të hetuar e për të bashkëpunuar me autoritetet ndërkombëtare për këtë skandal që dëmton edhe imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik”, tha ai.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv