-
VIDEO
Bashkimi me Rithemelimin, Bardhi zbardh detaje në Report Tv: Mosbesimi për objektivat që duam të arrijmë, i madh! Dua lidership i ri, por iu binda shumicës
Gazment Bardhi i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka zbardhur detaje nga mbledhja e sotme me Rithemelimin që shënoi dhe bashkimin e tyre zyrtar.
-
VIDEO
Zyrtarisht në Rithemelimin e Berishës, Bardhi: Lëvizjet s’kanë lidhje me vizitën me SHBA, së shpejti do ketë bashkim të të gjithë kampit
Bashkimi me Rithemelimin e Sali Berishës papritur pasi erdhi nga vizita në SHBA Gazment Bardhi thotë se nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. I ftuar në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report TV Bardhi tha se së shpejti do të ketë bashkim të të gjithë kampit opozitar.
-
VIDEO
Amnistia penale, Alibeaj: Të falen protestuesit 1 tetor 2018 - 31 dhjetor 2020! Ministria e Drejtësisë ende pa opinion për draftin e PD
Komisioni i sigurisë miratoi nen për nen p/ligjin për amnistinë duke i kaluar ‘Ligjeve’ propozimet për ndryshime. Në një ligj ku mazhorancës i duhen 84 vota, PD kërkon të falen protestuesit të cilët kanë marrë pjesë në protestat e tyre. Alibeaj i thotë Kuvendit të ketë kujdes nga influencat politike teksa amendament kanë paraqitur edhe deputetët Ferdinand Xhaferaj dhe Ervin Salianji.
-
VIDEO
Gazment Bardhi rikthehet në selinë e Rithemelimit për herë të parë që pas përçarjes
Gazment Bardhi ka thirrur mbledhjen e grupit të deputetëve që e mbështesin dhe të atyre të Rithemelimit sot në orën 15:00 në selinë qendrore të PD
-
VIDEO
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet 2025! Rama mbledh Asamblenë 5 orë me dyer të mbyllura, plani për reformimin e partisë: Duam fitore shembullore
Report Tv dhe shqiptarja.com zbardhin detaje nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së ku u bë analiza e strukturave socialiste në qarqe. Rama kritik për preformancën e PS në bashkinë e Kavajës dhe të ish ministrave. Porosia: Mos kërkoni punësime në administratë
-
VIDEO
I pakënaqur me Kavajën? Rama pas Asamblesë: Kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë, qeveria e PS, shyqyr që kemi
Në mbledhjen e Asamblesë Rama shprehu pakënaqësi për bashkitë ku PS humbi më 14 maj, si ajo e Kavajës
I pyetur nga gazetarja e Report Tv nëse ka pasur pakënaqësi për bashkitë e humbura në zgjedhjet e 14 majit, siç është e rasti i bashkisë së Kavajës?
Rama u përgjigj: Unë kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë, për çdo gjë që bën qeveria, për çdo gjë që bën Partia Socialiste, sepse pakënaqësia më ka çuar dhe më çon përpara dhe pa pakënaqësi do të thotë që nuk kemi më asgjë për t’i dhënë këtij vendi dhe shyqyr që kemi pakënaqësi dhe shyqyr që bashkëjetojmë me nevojën për të qenë të pakënaqur, sepse po ramë në vetëkënaqësi, atëherë nuk kemi më funksion.
-A ka patur persona që rrezikojnë të prishin unitetin e partisë?
Kryeministri Edi Rama: Është një këtu afër po nuk po e konsiderojmë si rrezik, sepse çdo procesi i duhet dhe një hudhër dhe shyqyr që e kemi.
-
VIDEO
Sa mandate do fitojë PS në zgjedhjet e 2025, Rama bën parashikimet: Me më shumë se asnjëherë tjetër
Optimist duket kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e 2025. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së Asamblesë së PS tha se në zgjedhjet e 2025 parashikon se do të marrin më shumë mandate se asnjëherë tjetër.
“Me më shumë se asnjëherë tjetër, sesa do jenë do ua themi rrugës.”
-
VIDEO
Rama: Jemi shumë të kënaqur nga mbledhja e Asamblesë, miratuam planin e veprimit 15 shkurt- 15 mars! Zgjedhjet e ardhshme, fitore shembullore
Jemi shumë të kënaqur nga kjo mbledhje”, kështu tha Rama në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS. Ai shtoi se kanë miratuar planin e veprimit 15 shkurt-15 mars, ndërsa shtoi se sipas parashikimeve në zgjedhjet e ardhshme PS sipas tij do të marrë fitore shembullore.
“Jam këtu me sekretarin e përgjithshëm për të informuar se jemi shumë të kënaqur nga kjo mbledhje. Kemi miratuar planin e veprimit për periudhën 15 shkurt 15 mars kur fillojnë mbledhjet në të gjithë organizatën tonë politike."
"Me 16 mars do të rimbledhim asamblenë kombëtare në Durrës, për të parë ecurinë e procesit gjatë këtij muaji. Do të rihyjmë në proces për zgjedhjet…dhe nga 15 prilli do të përgatitemi për procesin me një anëtar një votë. Kështu që jemi sipas parashikimeve dhe në funksion të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullore të të gjithë këtyre proceseve zgjedhore”, shtoi Rama.
-
VIDEO
Blinken në Tiranë, Rama komenton vizitën: Tregues se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare
Në prononcimin për median jashtë ambienteve ku u mbajt Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama komentoi dhe vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit
Edi Rama: Besoj se ardhja e sekretarit të shtetit në Tiranë ka domethënie të veçantë për kontekstin në të cilën sot ndodhet Europa e bota. Për kohën shumë të ngarkuar të një sekretari shteti. Fakti që gjen të nevojshme vendos në axhendën e tij të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin tregon në mënyrë të posaçme se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtarë, dhe çfarë përfaqëson sot Shqipëria në rajon. Me krenari e them që Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen dhe të ardhmen e përbashkët dhe për tu ndarë nga një e kaluar e mbushur me tragjedi e prapambetje e raste të pafundura të humbura për ti lënë një vend më të mirë gjeneratave të tjera.
A ka domethënë për faktin që vjen në të njëjtën ditë kur jepet vendimi për cështjen MC Gonigal?
Rama: Hahahaha...
-
VIDEO
A e keni kërcënuar Arben Ahmetajn në mbledhje Kryesie? Rama: Nuk bëjmë komente mbi komentet e kujtdo që ka punë me drejtësinë
Edhe në fund të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, Edi Rama u pyet lidhur me akuzat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia. I pyetur: A e keni kërcënuar Arben Ahmetajn siç ai pretendon në një mbledhje Kryesie, Rama thotë: “PS e ka shumë të qartë pozicionin e vetë mund të pyesni sa herë të doni por është detyra jonë që drejtësisë ti japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vetë e pa shqetësuar nga ndikimi i pushtetit ekzekutiv e as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS”.
-
VIDEO
Rama reagon ndaj akuzave të Ahmetajt: Ndihet viktima të forcave të errëta! Çdokush që ka çështje me drejtësinë do të përballet me të
Për qytetarët mos u shqetësoni sepse duhet të jeni shumë të sigurtë që leximin e opinionit të qytetarëve dimë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër. Prej shumë vitesh kemi instrument shkencorë përmes të cilët kuptojmë opionin qytetar. Zhvillojmë fokus grupe, cfarë kritikash kanë ata për ne. për qytetarët mos u shqetësoni, ata janë shumë të qartë, madje më të qartë sesa ne, e se ju (gazetarët) po e po. Qytetarët dinë shumë mirë ti ndajnë brockullat nga thelbi. Pyetja që bëni është e tëpërt e kotë e ka një përgjigje. PS unë e të gjithë ne nuk komentojmë çështje që lidhen me drejtësinë. Cdokush që ka cështje me drejtësinë do të përballet me të. Ka një gjë që.. ata ndihen viktima të forcave të errëta apo forcave të tjera por nuk është fare për mua apo për ne të shpejgojmë këtë fenomen. Kush ka probleme me drejtësinë ti zgjidhë me drejtësinë.
-
VIDEO
Asambleja e PS, Rama: Mbledhje pune, ballafaqime me fakte e opinione! Ka pasur qasje vetëkritike duke nisur nga unë!
Në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së PS kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për çfarë është diskutuar.
“Kemi bërë mbledhje me diskutime të shumta me shumë anëtarë. Ka qenë një mbledhje pune dhe në një mbledhje pune ka ballafaqime me fakte dhe opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar. Ka shqetësime që vijnë nga organizata të ndryshme.
Ka pasur qasje vetëkritike nga të gjithë se bashku duke filluar nga unë. Mos i besoni shumë mënyrës si rrjedhin gjërat se duhen verifikuar në burim. Jam këtu me sekretarin e përgjithshëm për të informuar se jemi shumë të kënaqur nga kjo mbledhje. Kemi miratuar planin e veprimit për periudhën 15 shkurt 15 mars kur fillojnë mbledhjet në të gjithë organizatën tonë politik