-
VIDEO
Dogji rregulloren, Edi Paloka 40 ditë jashtë Kuvendit, 'rekordmen' i të përjashtuarve! Petrit Dodës i 'falen' 20 ditë! PS: U përplas me gadën e shau ministrat
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për 40 ditë nga Kuvendi Edi Palokën i cili bëhet deputeti i parë që përjashtohet me mbi 1 muaj pas miratimit të rregullores së re. Me mbi 20 ditë jashtë Kuvendi lihet Petrit Doda i cili u përplas me gardën dhe shau ministrat
-
VIDEO
Nador Bakalli: Jemi kundër një zone zgjedhore, vota ime dhe e 1.7 mln shqiptarëve të diasporës e barabartë me ata që jetojnë në Shqipëri
Diaspora kërkon të votojë në zgjedhjet e 2025. Nador Bakalli, themelues i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” në një intervistë për “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report TV tha se janë 1.7 milionë shqiptarë bashkë me të që kërkojnë ta ushtrojnë këtë të drejtë. Ndërkaq u shpreh kundër propozimit për një zone zgjedhore.
-
VIDEO
Alibeaj në Report Tv: ‘Zgjedhorja’ u ngrit me kërkesë të Bashës, Rithemelimi ishte kundër! SPAK po ndëshkon efektivisht qeverinë
Sekretar i Përgjithshëm i PD-së Enkelejd Alibeaj në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, thotë se komisioni për Reformën Zgjedhore u kërkuar nga kryetari i PD-së dhe se Rithemelimi ishte kundër.
Në cilësinë e bashkëkryetarit të komisionit për Reformën Zgjedhore, Alibeaj tha për gazetarin Arbër Hitaj se jemi ende në kohë për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
-
VIDEO
Listat e hapura, Alibeaj: Rama dhe një pjesë e opozitës nuk i duan! Kanë frikë të luftojnë
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj u ndal edhe tek propozimet e PD për Reformën Zgjedhore. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Alibeaj thotë se mazhoranca dhe pjesa tjetër e opozitës nuk i duan listat e hapura.
“E kuptoj që ka që skepticizëm nga një pjesë e opozitës, kjo nuk është çështje bashkëdrejtimi, ato teza lista e hapura, Shqipëria një zonë, vota e diasporës, a pranohen apo jo edhe nga përfaqësues e opozitës. Listat e hapura janë një test për këdo, PS edhe për opozitën. Listat e hapura krijojnë një lloj rreziku për secilin nga deputetët, nëse do vijojnë të jenë apo jo. Zgjedhja mes interesit të ruajtjes së karrierës politike individuale.’- tha Alibeaj.
M.Q./Shqiptarja.com
-
VIDEO
‘A jeni të shitur?’ Alibeaj i përgjigjet akuzave të Rithemelimit: Po çoni ujë në mullirin e Ramës
“Të shitur jemi ne që e kemi thënë se ja cila është oferta jonë që PS nuk e do, apo ata të cilët bëjnë të pamundur zhvillimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, cojnë ujë në mullirin e Ramës. Rama nuk e do, e thotë vetë që nuk e do, por edhe ky pengim për të mos u bërë, fituesi i vetëm është Rama”, tha Alibeaj.
-
VIDEO
Deputeti i Rithemelimit i bërtiti në Kuvend e i kërkoi të shkojë të foltorja, Alibeaj: Ndjesë në emër të tij! I janë futur një rruge pa krye
Seanca plenare u shoqërua me tensione një ditë më parë. Ndërkohë që deputetët e Rithemelimit ndodheshin në foltore, Enkelejd Alibeaj ishte i ulur në vendin e tij. Deputeti i Rithemelimit, Petrit Doda shkoi me nerva pranë Alibeajt, duke i drejtuar gishtin dhe duke i bërtitur.
-
VIDEO
Pasi kthehet nga SHBA, Tabaku tryezë diskutimi për pr/ligjin për zonat e mbrojtura
Pas kthimit nga vizita në SHBA, Jorida Tabaku organizoi një tryezë për të ndaluar projektligjin e PS për zonat e mbrojtura. Në mungesë të kolegëve opozitarë, që ndodhen prej muajsh në aksion, Tabaku thirri për diskutim shoqatat dhe u kërkoi të gjejnë rrugën për të ndaluar projektligjin që i hap rrugë ndërtimit për qëllim turizmi në këto zona.
-
VIDEO
Koncesioni i sterilizimit/ GJKKO zgjat me 1.5 muaj paraburgimin për ish-zv.ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Rrapaj! SPAK kërkoi 3 muaj
Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 1 muaj e gjysmë zgjatjen e afatit të paraburgimit për Klodian Rrjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, të katërt të arrestuar për koncesionin e sterilizimit. SPAK kishte kërkuar 3 muaj, por GJKKO e pranoi pjesërisht kërkesën.
-
VIDEO
Balla 'skanon' punën e policisë në Dibër e Kukës: Pikat e kalimit kufitar të jenë nën administrimin e Ministrisë së Brendshme! Duhet qasje e re
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh sot pas analizës vjetore të DVP Dibër dhe Kukës se janë mbuluar një numër i konsiderueshëm i pikave të kalimit kufitar dhe po ashtu edhe një sërë çështjesh që lidhen me krime kundër mjedisit apo problematika
-
VIDEO
Përplasja Kurti-Vuçiç në OKB, Rama: Seancë e pakuptimtë! Kosova dhe Serbia të përqendrohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE
Kryeministri Edi Rama e cilësoi si ‘të pakuptimtë’ seancën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç u përplasën ashpër lidhur me vendimin e Prishtinës zyrtare për heqjen nga qarkullimi të monedhës serbe ‘dinar’.
-
VIDEO
Rama: Administrata faktor kyç i integrimit në BE! Ta shohë vetes si skuadra Kombëtare, që do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar administratën publike si një fakton kyç për integrimin e vendit drejt BE-së. Për kryeministrin Rama, administrata publike është armata jonë pararojë e betejës për anëtarësimin në BE dhe për jetësimin e vizionit Shqipëria 2030
-
VIDEO
Përplasi për vdekje të miturin që po shtynte makinën e 24 vjeçarit, arrestohet drejtuesi i ‘Benzi’-t që shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë
Policia ka arrestuar 20 vjeçarin Elidon Aliu i cili duke drejtuar automjetin tip 'Benz' mbrëmjen e djeshme ka përplasur për vdekje 15 vjeçarin E.Çaushi dhe ka plagosur 24 vjeçarin David Çepe të cilët po shtynin automjetin tip 'Lancia' për shkak se kishte pësuar një defekt.