-
VIDEO
PS i rrëzoi amendamentin për Kosovën, Basha: Teatër politik, prej 4 muajsh i kalojnë ligjet pa diskutime
Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp pasi u mbyll seanca plenare në Kuvend, ku me votat e PS u rrëzua amendamenti i tij që parashikonte një detyrim të përhershëm të vendit tonë për të ndarë mjete financiare si ndihmë ushtarake për Kosovën.
-
VIDEO
Kuvend/ Rithemelimi vijon kaosin me zhurmues, bilbila, miell gardës e sekretarit! Djegin rregulloren! 23 të përjashtuarit mbesin jashtë! Basha rri e vështron
Deputetët e Bardhit dhe Berishës vijuan sërish zakonin e seancave të kaluara! Me zhurmues, bilbila! Këtë herë aksionin e vijuan me miell, dollarë e euro false,apo djegie rregulloreje. E megjithatë asnjë nga këto veprime nuk e ndali maxhorancën të hidhte në votim e kalonte pr/ligjet e rendit të ditës e ti ngrinte karton të kuq amendamenteve të Bashës. 23 deputetët e opozitës të përjashtuar ngelën jashtë.
-
VIDEO
Basha në Kuvend, Bardhi: Keqardhje, zbatuan urdhrin e PS që të paraqiten më herët
Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj kreut të PD, Lulzim Bashës se është paraqitur në Kuvend herët, pasi ka zbatuar mesazhin e PS që të shkojnë që në orën 09:00.
“Grupi i PS kishte shpërndarë një mesazh që deputetët e mazhorancës duhet të paraqiten në seancë në orën 09:00. Ndjej keqardhje që disa deputetë me mandat opozitar i janë përgjigjur këtij urdhri të PS”, tha Bardhi.
-
VIDEO
Mbyllet Kuvendi, PS shtyn votimin për ligjin për kthimin e basteve online
Seanca plenare e ditës së sotme ka zgjatur vetëm 21 minuta, pasi Rithemelimi me zhurmues në sallë bllokoi sërish punimet. Ndërkohë, teksa sot pritej të votohej ligji për kthimin e basteve online, me kërkesë të PS u ndërrua rendi i ditës dhe votimi u shty.
-
VIDEO
Bardhi thirrje PS: Jepi fund masave që shtypin opozitën, përjashtimet me urdhër politik
Gazment Bardhi thotë se përjashtimet ndaj deputetëve të opozitës janë bërë me urdhër politik, ndërsa i bërë thirrje PS dhe Lindita Nikollës që të rishohin kërkesat e tyre për komisionet hetimore dhe masat e ndëshkimit.
“Pavarësisht se me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës nuk u lejuan në sallë, edhe pse nuk kanë kryer asnjë shkelje të rregullores si një tentativë për të formalizuar përjashtimin de facto të opozitës. Grupi i PD vijoi aksionin për t’i shpjeguar shqiptarëve që ky nuk është kuvend normal, sa kohë opozitës i mohohen të drejtat nuk mund të ketë një falsitet në Kuvend sa kohë shkelet rregullorja dhe Kushtetuese. Apeloj mazhorancën, Nikollën që të rishohë pozicionin e saj së pari sa i përket kërkesave të opozitës dhe të heqë dorën nga masat që tentojnë të shtypin opozitën, përmes përjashtimit të deputetëve”, tha Bardhi.
Ai nuk përjashton as grevën e urisë, apo ngujimin.
Kemi diskutuar në mbledhjen e grupit opsionet e mundshme të aksionit. Secili ka shprehu gatishmërinë për të shkuar në kat përshkallëzimi përfshirë ngujimin apo grevën e urisë.
-
VIDEO
Noka sulmon Bashën: Tradhtar i pafytyrë
Kreu i PD, Lulzim Basha u largua nga salla e Kuvendit pas skenarit të Rithemelimit për bllokimin e punimeve.
Teksa doli nga Kuvendi bashkë me deputetët e tij, Flamur Noka e sulmoi Bashën duke e quajtur tradhtar të pafytyrë.
-
VIDEO
Nis seanca plenare, deputetët e Rithemelimit vijojnë skenarin e kaosit me zhurmuese në Kuvend
Deputetët e Rithemelimit kanë vijuar sërish me përpjekjet e tyre për të penguar punimet në Kuvend duke përdorur zhurmues që në nisje të seancës plenare në orën 10:00.
Pavarësisht se një numër i madh i deputetëve të opozitës janë të përjashtuar, deputetët e pranishëm, Ina Zhpa, Lefter Gështenja, Edi Paloka kanë vijuar me skenarin e kaosit.
-
VIDEO
Dash Sula ‘mbulon’ me euro e dollarë ministrat
Deputeti Dash Sula u paraqit sot në Kuvend i veshur me një xhaketë me euro e dollarë për të kundërshtuar ligjin për kthimin e basteve online.
Në sallën plenare Sula u pa duke hedhur euro e dollarë false drejt ministrave e deputetëve socialistë.
-
VIDEO
Mbajti fjalën në foltore, Edi Paloka djeg rregulloren e Kuvendit
Pasi mbajti fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit, deputeti i Rithemelimit, Edi Paloka vijoi me skenarin e kaosit në seancë këtë herë duke djegur edhe rregulloren e parlamentit.
Ndërkohë seanca vijon me drejtimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla me miratimin e projekligjeve të rendit të ditës.
-
VIDEO
PS do merrte 80 deputetë nëse zgjedhjet bëhen sot. 80% e qytetarëve kundër opozitës - Sondazhi (7 shkurt 2024)
Hetimi i disa prej dosjeve të bujshme ka rritur besimin e qytetarëve te drejtësia. Në sondazhin e përmuajshëm që Report Tv sjell, 67.1% e qytetarëve shprehin vlerësim pozitiv për punën e SPAK ndërsa 60.4% e tyre kanë mendim pozitiv edhe për punën e Gjykatës Kushtetuese. Por teksa te drejtësia besimi rritet, vlerësimi për politikën vijon të jetë i ulët.
-
VIDEO
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 57.1% do të votonin për PS-në! Rritet besimi te drejtësia, 67.1% vlerësim pozitiv për SPAK e 60.4% për ‘Kushtetuesen’
Hetimi i disa prej dosjeve të bujshme ka rritur besimin e qytetarëve te drejtësia. Në sondazhin e përmuajshëm që Report Tv sjell, 67.1% e qytetarëve shprehin vlerësim pozitiv për punën e SPAK ndërsa 60.4% e tyre kanë mendim pozitiv edhe për punën e Gjykatës Kushtetuese. Por teksa te drejtësia besimi rritet, vlerësimi për politikën vijon të jetë i ulët.
-
VIDEO
Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Misioni ynë, që të shërbejë si një 'Urë e Mesdheut
Tirana u shpall sot zytarisht Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025 dhe për të pritur një tjetër vit të rëndësishëm për kryeqytetin, Bashkia e Tiranës organizoi një festë me pjesëmarrës përfaqësues të botës së artit dhe kulturës.