-
VIDEO
Rama: E vetmja forcë mbi tokë që solli Reformën në Drejtësi është Partia Socialiste, jo Amerika
Kryeministri Edi Rama nga Pogradeci tha se e vetmja forcë në tokë që e ka sjellë reformën në drejtësi është Partia Socialiste.
-
VIDEO
Berisha nuk zbaton vendimin e GJKKO, Rama: S’ka bë vaki që në Shqipëri të funksionojë një trup drejtësie që të kërkon të paraqitesh pavarësisht sa lart je
Ndërkohë që Berisha refuzon të njohë dhe të zbatojë vendimin e GJKKO për t’u paraqitur të hënën e parë dhe të hënën e tretë të çdo muaji para oficeres së policisë gjyqësore në SPAK, Adelajda Metaj, kryeministri Edi Rama ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ka bërë një koment. Nga Pogradeci ai thotë se nuk ka ndodhur kurrë që një trupë e drejtësisë të funksionojë dhe të të kërkojë që të paraqitesh pavarësisht se sa lart je.
-
VIDEO
Rama: Shqipëria në një nivel tjetër këtë vit, kemi një numër mbresëlënës turistësh
Turizmi ishte kryefjalë e kryeministrit Edi Rama sot në Pogradec, ku foli kryesisht për investimet në këtë sektor të rëndësishëm.
-
VIDEO
Rama në Pogradec: 400 milionë euro do shkojnë për rritje pagash në vitin 2024! Kemi zbritje të borxhit si asnjëherë
Nga Asambleja e e Zgjeruar e Partisë Socialiste që po mbahet në Pogradec kryeministri Edi Rama është ndalur te buxheti i vitit 2024. Ai nënvizoi se 400 milionë euro shkojnë për rritje pagash.
-
VIDEO
Pezullohet gjyqi/ Indrit Sefa: Vendimi nuk ka lidhje me kryetarin e PD-së
Përfaqësuesi ligjor i Bashës Indrit Sefa tha se vendimi i sotëm nuk reflekton dhe nuk krijon asnjë problem në organizim të brendshëm në PD.
-
VIDEO
Braçe: Spitali i Lushnjës katastrofë, duhet rikonstruktuar! Pamjet nga sallat e operacionit lemerisin miletin! Skema e ndihmës ekonomike dhe e rimbursimit të ilaçeve jo efektive
“Skema e ndihmës ekonomike dhe ajo e rimbursimit të ilaçeve nuk janë efikase dhe me to po abuzohet”. Këtë shqetësim e ngriti në Komisionin e Ekonomisë deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili me tone të ashpra ka kërkuar të investohet edhe në spitalin e Lushnjës pasi situata është katastrofike.
-
VIDEO
Propozimi i Braçes për Ministrinë e Shëndetësisë: Ditët e ciklit për gratë e vajzat të paguhen nga buxheti i shtetit, t'u njihet raporti i pushimit
Deputeti i PS Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë ka propozuar që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit.
-
VIDEO
Përfundon mbledhja e grupimit të deputetëve, Bardhi: Do të vijojmë kaosin në Kuvend, po na detyrojmë të shkojmë drejt akteve ekstreme
Gazment Bardhi, në përfundim të mbledhjes se deputetëve të Rithemelimit tha se do të vijojnë kaosin në Kuvend.
-
VIDEO
Berisha: Asnjë ligj i miratuar në kundërshtim me Kushtetutën nuk do të njihet
Pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve të Rithemelimit, Sali Berisha tha se opozita do të vijojë aksionin për kaosin në Kuvend dhe mos zhvillimin e komisioneve.
‘Shkelmon të drejtat e popullit opozitar. I tmerruar nga ato që kanë abuzuar me pushtetin e tij. E di që me komisionet hetimore parlamentare do t’i nxjerrin atij të gjitha të palarat dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin dhe do të shkojë në punë të vet. Aksionin e keni shumë transparent. Do jeni ju të parët që do ta mësoni. Në komision ishit. Parlamenti ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm që mbron Kushtetutën. Të tjerët zhduken si minj. Greva e urisë dhe çdo akt tjetër do merret në kohën e duhur. Gatishmëria e qytetarëve është për t’u admiruar. Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit nuk do të njihen nga opozita. E patë si kaluan në kundërshtim me ligjin, pa mbledhje komisionet dhe të futur pas karrigeve. Kushtetuta e ndalon përveç se në gjendje të jashtëzakonshme. Nëse ngushëllon veten Edi Rama dhe e quan këtë si të ligjshme, le ta ngushëllojë. Berisha i tretë është më i fuqishëm se çdo Berishë deri më sot.’- tha Berisha.
-
VIDEO
'I vetëm në mes të shkretëtirës!' Spartak Ngjela: Sali Berisha nuk ka më mbështetje! Gabon që nuk shkon në gjykatë
Avokati Spartak Ngjela analizon pse Sali Berisha gabon që nuk paraqitet në gjykatë dhe refuzon të njihet me masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' dhe 'ndalim të udhëtimit jashtë' në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të ish klubit Partizani.
-
VIDEO
Rithemelimi pengon mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, Noka i zë vendin kryetarit Naço! Takimi zhvendoset online
Këtë të hënë ishte Gazment Bardhi që udhëhoqi skenarin e kaosit të grupit të Rithemelimit në Kryesinë e Kuvendit. Flamur Noka zuri vendin e kryetarit të komisionit, atë të Nasip Naços, teksa Bardhi tha se mbledhjet online janë në shkelje të Kushtetutës.
-
VIDEO
Kryebashkiaku i Kuçovës rrezikon shkarkimin? Braçe e krahason me rastin ‘Beleri’: Ju lutem mbani grekët, të mos bëhen qesharakë
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për letër-porosinë që drejtësia greke i ka përcjellë ministrisë sonë të Drejtësisë, një vendim që fakton se kryebashkiakut i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është dënuar nga gjykata e Janinës, ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk është i dënuar.