-
VIDEO
Rithemelimi përsërit kaosin në Kuvend! Ndezin tymuese, karriget pirg në foltore! PS mes tymit rrëzon me votë 6 pr/ligjet e opozitës
Opozita vijoi edhe këtë të enjte bllokimin e diskutimeve në seancë plenare. Deputetët e Berishës dhe Bardhit grumbulluan karriget e deputetëve duke I mos lejuar ata të ulen ndërsa hodhën tymuese në sallë. Mes zhurmës, PS kaloi një marrëveshje dhe rrëzoi 6 projektligje të propozuara nga opozita.
-
VIDEO
Progres raporti i KE, Soreca: SPAK të ndjekë paranë! Partitë të ulen në dialog! Reforma Zgjedhore të kryhet me konsensus
I ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ambasadori Luigi Soreca e dorëzoi këtë të enjte progres raportin e KE në Presidencë dhe Kryeministri. Soreca tha se Shqipëria tashmë është gati të hapë kapitujt e parë të negociatave në dhjetor, ndërsa zv. kryeministrja Balluku u shpreh ky raport është më pozitivi i hartuar ndonjëherë për Shqipërinë.
-
VIDEO
Raport progresi i KE, Soreca: Ende shqetësim liria e shprehjes dhe intimidimi i gazetarëve
Ambasadori i BE, Luigi Soreca duke folur për progres raportin e BE për Shqipërinë, u ndal edhe në lirinë e medias, duke thënë se ka ende shqetësime për lirinë e shprehjes dhe intimidimin e gazetarëve. Soreca tha se Shqipëria duhet të përmirësohet në këtë drejtim.
-
VIDEO
Ambasadori Soreca: Reforma elektorale të kryhet me konsensus
Ambasadori Luigi Soreca, kërkon që mazhoranca dhe opozita të kryejnë së bashku reformën elektorale.
Zbatimi dhe ecuria e reformave – shpreh Soreca- është edhe kusht për të përfituar nga fondi 6 mld euro që BE ka parashikuar për Ballkanin Perëndimor.
-
VIDEO
Soreca: Shqipëria partner i besueshëm i BE, ka bërë progres me reformat për integrimin në BE
Në konferencën e prezantimit të Progres Raportit të BE për Shqipërinë, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca tha se vendi ynë ka bërë progres në reformat për integrimin në BE. Soreca theksoi edhe njëherë se Shqipëria është një partner i besueshëm i Bashkimit Europian.
-
VIDEO
‘Ndiq paranë’, Soreca: SPAK ka arritur hetime serioze në nivelin e lartë, t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, ka BE në krah
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca në konferencën e prezantimit të Progres Raportit të BE për Shqipërinë, ka vlerësuar punën e SPAK. Soreca tha se SPAK ka arritur hetime serioze në hetimin e disa çështjeve të nivelit të lartë, kujtojmë këtu që sëfundmi SPAK ka vënë në hetim Berishën dhe ka arrestuar dhëndrin e tij për aferën e Partizanit.
-
VIDEO
Rithemelimi kaos në Kuvend, Soreca: Të kthehet normalitetit, partitë politike të ulen në dialog
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca është pyetur mbi kaosin e Rithemelimit në Kuvend. Soreca tha se shpreson që të kthehet normaliteti, ndërsa u bëri thirrje partive politike që të kthehen në dialog.
-
VIDEO
Marrëveshja për emigrantët me Italinë/ Soreca: Po e vlerësojmë!
Bashkimi Europian, tashmë ka në dorë marrëveshjen për emigrantët firmosur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni më 6 nëntor dhe po bën vlerësimin.
-
VIDEO
Rithemelimi kaos në Kuvend, Çuçi: Të hapur për dialog vetëm për hallet e shqiptarëve, jo për pazar
Kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi është pyetur nga gazetarët nëse mazhoranca është e hapur për dialog duke pasur parasysh situatën që është krijuar pas kaosit të Rithemelimit. Çuçi u shpreh se janë të hapur për dialog për hallet e shqiptarëve, jo për dialog.
-
VIDEO
Rithemelimi kaos në Kuvend, Çuçi: Ne do vazhdojmë miratimin e ligjeve, deputetët po i shërbejnë Berishës! Me forcë s’i fusim dot në Komisione
Kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi në një deklaratë për mediat, pas kaosit të Rithemelimit në Kuvend thotë se PS do vazhdojë të qeverisë dhe miratojë ligjet. Sa i takon mungesës së opozitës nëpër komisione, Çuçi tha se nuk do t’i marrin me forcë që të jenë të pranishëm. Çuçi tha se gjithçka po e bëjnë vetëm për t’i shërbyer Berishës, i cili është vënë në hetim nga SPAK për aferën e Partizanit.
-
VIDEO
Komisionet online, Çuçi: Gjëja më normale pas pandemisë, kemi konsensusin e Konferencës së Kryetarëve
Partia Socialiste ka zhvendosur punimet e Komisioneve Parlamentare online pas kaosit që Rithemelimi krijon në Kryesinë e Kuvendit. I pyetur nga gazetarët mbi këtë çështje, Çuçi tha se mbledhjet online janë gjëja më normale që pas pandemisë dhe për zhvillimin e tyre online kanë konsensusin e Konferencës së Kryetarëve.
-
VIDEO
Deputetët e Rithemelimit mbushën me tym Kuvendin, Çuçi: Sjellja e tyre, demagogji! Ndodh edhe kur diskutohen propozimet e tyre për projektligje
Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit ku duke komentuar kaosin e shkaktuar nga opozita, tha se një sjellje e tillë është demagogji pasi ndodh edhe kur në seancë po diskutohen projektligjet e propozuara nga deputetët e opozitës.