-
VIDEO
PS rrëzon pr.ligjet e opozitës, Felaj: Nismat tuaja u shërbejnë vetëm Sali Berishës
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj është shprehur se opozita ndërmerr nisma vetëm për t’i shërbyer Sali Berishës.
Komentet Felaj i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku tha se opozita bie në kontradiktë me ato që deklaron, kur thotë se maxhoranca nuk pranon nismat e tyre.
“Qëndrimi që ju jeni duke mbajtur në këtë sallë, ju vë në kontradiktë të plotë me ato që i thoni publikut. Ju thoni bëjmë nisma, por nuk i pranon maxhoranca, por jeni ju që kur ato diskutohen në komisione, ju nuk jeni të pranishëm. Nismat maxhoranca i ka respektuar një për një. Nismat tuaja janë thjesht për t’i shërbyer një njeriu të vetëm, Sali Berishës”, është shprehur Felaj.
PS rrëzoi të gjitha projektligjet e propozuara nga opozita, ndërsa Rithemelimi shkaktoi kaos në Kuvend.
-
VIDEO
Kaosi i shkaktuar nga deputetët e Rithemelimit në Kuvend, Tabaku: Secili ka mënyrën e vetë të shprehjes së revoltës
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur për mediat pas mbylljes së seancës plenare që zgjati vetëm 20 minuta, ku projektligjet e propozuara nga vetë ajo, u rrëzuan me nga 75 vota kundër.
-
VIDEO
PD mbështet SPAK, Basha: Kush ka abuzuar me fondet dhe pasuritë e shqiptarëve të shkojë para drejtësisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gra në Belsh, e ka konsideruar luftën kundër korrupsionit prioritet të PD.
-
VIDEO
Zhupa i vjen në ndihmë Berishës, i mban telefonin për lidhje live në Facebook
Rithemelimi ka shkaktuar sërish kaos në Kuvend, duke mbledhur karriget grumbull dhe duke ndezur tymuese. Në një moment duket se si Ina Zhupa i mban telefonin Berishës që ai të futet live në Facebook.
-
VIDEO
Tymueset në Kuvend, Balla thirrje deputetëve të Rithemelimit: Përbën vepër penale, mos u përdorni si ‘mish për top’ për hallin e një njeriu të vetëm
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në seancën e Kuvendi që është përfshirë nga kaosi pas tymueseve të hedhura nga deputetët e opozitës.
Ai tha se deputetët e opozitës nuk e kishin marrë seriozisht punën e tyre pasi nuk komentojnë projektligjet e propozuara nga vetë ata. Mes të tjerash, Balla tha se hedhja e tymueseve dhe lëndëve kimike përbën vepër penale dhe u bëri thirrje deputetëve të opozitës që mos të përdoren si “mish për top” për hallin e Berishës.
-
VIDEO
Rithemelimi përsërit skenarin, mbledhin karriget e deputetëve të opozitës grumbull në Foltore! Garda në gatishmëri
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditët e sotme për të diskutuar për një sërë çështjesh, ku mes tyre janë edhe ndryshimet në Kodin Penal. Prej javësh seancat parlamentare nuk po zhvillohen në normalitet, për shkak të kaosit që krijojnë Sali Berisha dhe deputetët e tij me qëllim sabotimin e punës.
-
VIDEO
Rithemelimi përsërit skenarin, bëjnë pirg karriget e Kuvendit në Foltore! Garda në gatishmëri
Rithemelimi përsërit sërish skenarin e javës së kaluar në Kuvend. Deputetët e Sali Berishës kanë marrë karriget e deputetëve dje i kanë bërë pirg para Foltores së Kuvendit.
Por kësaj radhe, Rithemelimi nuk ka marrë karriget e socialistëve, por ato të opozitës.
Ndërkohë, punonjësit e gardës janë në sallën e Kuvendit në gatishmëri.
SI.E./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Vetingu i politikanëve, Basha çon ligjin në Kuvend
Report Tv ka zbardhur projekt-ligjin që Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend për Vettingun e Politikanëve. Sipas draftit të zbuluar ekskluzivisht në Repolitix, Basha sugjeron reformim të ILDKPI-së dhe krijimin e një autoriteti, që njëjtë si vettingu në gjyqësor do të kalojë në filter pasurinë dhe lidhjet me krimin të politikanëve dhe funksionarëve të tjerë shtetëror.
-
VIDEO
Vettingu në politikë/ Report Tv zbardh projekt-ligjin e PD! Propozon ndryshimin e ligjit që filtron pasuritë e politikanëve! ‘Hetimi’ pasuror me organ kolegjial
Report Tv ka zbardhur projekt-ligjin që Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend për Vettingun e Politikanëve. Sipas draftit të zbuluar eksklusivisht në Repolitix, Basha sugjeron reformim të ILDKPI-së dhe krijimin e një autoriteti, që njëjtë si vettingu në gjyqësor, do të jetë kolegjial dhe do të kalojë në filter pasurinë dhe lidhjet me krimin të politikanëdhe dhe funksionarëve të tjerë shtetëror
-
VIDEO
Afera CEZ-DIA, Romeo Kara: Sot pashë një Metë të frikësuar! Shpejt do përballet me akuzën zyrtare, rrezikon të arrestohet! Të merret si provë intervista e gruas së Kastriot Ismailajt
Juristi Romeo Kara, i cili ka bërë kallëzimin për aferën CEZ-DIA i ftuar në “Studio Live” në Report TV tha se Ilir Meta doli i frikësuar nga SPAK. Kjo sipas tregon se do të përballet me akuzat zyrtare së shpejti dhe se rrezikon edhe të arrestohet
-
VIDEO
Avokati Redi Ramaj: Nëse ka avancime hetimesh të Metës në aferën CEZ-DIA, mund t’i komunikohet akuza
Avokati Redi Ramaj i ftuar në “Studio Live” në Report Tv u shpreh se nëse ka avancime në hetimet për kreun e PL Ilir Meta në aferën e CEZ-DIA dhe nëse konkludohet se ka elementë të veprës penale do t’i komunikohet akuza.
-
VIDEO
'Shumë njerëz u hoqën nga puna me dhunë, nga DIA kaluan te CEZ', Romeo Kara tregon provat që ka për Metën për aferën 'CEZ-DIA': Më erdhën në email
Juristi i njohur, Romeo Kara në “Studio Live” në Report Tv ka folur për provat që ka ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për aferën “CEZ-DIA” dhe se si i ka siguruar disa prej tyre.