-
VIDEO
‘Kur u bë president me erdhi një dokument i Fatos Mahmutajt’, Romeo Kara: I neveritur nga korrupsioni i Berishës dhe Metës, akuzat ndaj meje shpifje
Prokurorët morën në pyetje kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta për mbi dy orë për aferën CEZ-DIA ndërsa në dalje të SPAK, ai sulmoi denoncuesin e kësaj afere, Romeo Kara. Ky i fundit në “Studio Live” në Report TV i është përgjigjur akuzave të Metës që i quan shpifje. Kara tregoi se kur Meta është bërë president ka marrë një dokument nga gazetari Fatos Mahmutaj që sipas tij jepte detaje për aferën.
-
VIDEO
Çollaku: Marrëveshjen Rama-Meloni do e çojmë në Kushtetuese! Gazetari: Në Itali strukturat e akomodimit janë plot, 150 mijë refugjatë zbarkuan muajt e fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv thotë se do ta dërgojnë marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Për gazetarin Arbër Hitaj, Çollaku tha se marrëveshja nuk është diskutuar me aktorët politikë në vend, as me opozitën dhe as në mbledhje qeverisë
-
VIDEO
Dorëzoi dokumente në SPAK, Rakip Suli: Kallëzimi i bërë ndaj meje është shpifje! Nuk përbaltet puna titanike e bashkisë Kamëz
Pas rreth dy orësh në SPAK ku raportohet se dorëzoi dokumente lidhur me denoncimin e bërë ndaj tij për tenderin e rindërtimit, kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli e konsideroi kallëzimin e bërë si shpifje.
-
VIDEO
Pr/buxheti 2024, PD: Ulje drastike e financimit në arsim! Qeveria nuk mbajti zotimin e dhënë në mandatin e parë
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për mosmbajtjen e premtimit për rritjen e buxhetit për arsimin. Në një deklaratë për mediat, deputetja Eralda Tase Bano tha se mazhoranca po nxiton të miratojë projektbuxhetin e vitit 2024 pasi sipas saj, ka një ulje drastike të shifrave të financimit për sektorin e arsimit.
-
VIDEO
Vettingu në politikë, Basha nga Belshi: Koha t’u tregojmë shqiptarëve se kush është i korruptuar, në ‘sitë’ pasuria e deputetëve
Lulzim Basha foli për projektligjin e depozituar në Kuvend për vettingun ndaj politikanëve duke thënë se tani është koha për tu treguar shqiptarëve se kush është i korruptuar e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo.
-
VIDEO
Afera 'Partizani' Avokatët e Berishës kërkojnë shuarjen e masave të sigurisë! Irena Gjoka shqyrton kërkesën! Në 13:30 seanca për Malltezin
Gjykata e posaçme nis shqyrtimin e ankimit të avokatëve të Sali Berishës të cilët kërkojnë shuarjen e masave detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit. Ish kryeministri iu shmang ekzekutimit të masës në shkallën e parë, për mbi 5 ditë, dhe pas kalimit të këtij afati, ka kërkuar shuarjen e saj. Prokuroria kërkon lënie në fuqi.
-
VIDEO
A është gati të përballet me drejtësinë? Përgjigjet Meta: SPAK është aktivizuar për 100 denoncime
Pas dy orësh dëshmi në SPAK Ilir Meta tha se Prokuroria e Posaçme po heton për një sërë denoncimesh, ndërsa akuzoi dhe SPAK se hetimet po I bën të orientuara.
-
VIDEO
Afera CEZ-DIA, Meta në SPAK: Asnjë akt apo vendim që më implikon
"Kam dhënë shpjegim në të kaluarën, para opinionit publik. Asnjë akt shkresë dokument, vendim nga ana e Metës si zv.kryeministër dhe ministër i ekonomisë apo në pozita të tjera në interes të askujt. Diktohet politikisht nga Rama për të shmangur vëmendjen nga skandale, për të spostuar vëmendjen në thashetheme që kanë të bëjnë me 15 vite më parë. Marrjet në pyetje janë bërë në mode se kemi një qeveri që dëshiron të shmangë vëmendjen nga skandale, që tek inceneratori. Jam këtu, do djem transparent për çdo akt vendimmarrje që kam marrë në të kaluarën", u shpreh Meta.
-
VIDEO
Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët (7 nëntor 2023)
Sonte në Repolitix marrëveshja mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët e paligjshëm. Detajet e marrëveshjes Rama-Meloni sipas mediat italiane dhe si do të funksionojnë strukturat që do të ngrihen në vendin tonë. Reagimet e politikës në Itali dhe Shqipëri për marrëveshjen e parë të këtij lloji mes një vendi të BE dhe një vendi jo anëtar. Pse Meloni e konsideron një model bashkëpunimi te parin e ketij lloji?
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, avokati Çaça: Bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë! Daci: Politike, nuk zbatohet! Nesturi: U zgjodh vendi jonë se Rama është figurë e fortë
Marrëveshja e firmosur mes Kryeministrit Rama dhe homologes italiane Meloni për emigrantët e paligjshëm ka qenë temë debati në emisionin “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën
-
VIDEO
GJKKO zbardh vendimin për Berishën! Kontakti me ish-kryeministrin i pamundur! Në seli refuzoi njoftimin, në shtëpi derën e hapi Shkëlzeni
Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin e datës 26 tetor 2023 për konfirmimin e masave detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit për Sali Berishën, ku thekson se ai ka zgjedhur me vullnetin e tij mosparaqitjen në seancë ku u përfaqësua me avokat kryesisht.
-
VIDEO
Përplasja me Sinajn në Kuvend, Nallbati: Ishte moment i pahijshëm! Ta kisha seriozisht e kisha përplasur poshtë tavolinës
Deputeti Bledjon Nallbati i cili ishte protagonist në seancën plenare, ku u përplas fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, pasi po tentonte që t’i merrte kartën, thotë se reagimet e tyre janë një revoltë kundër mazhorancës, pasi u ka marrë të drejtat