Rikthimi i Bashës, Kokalari në ‘Real Story’: Më kënaq fakti që u kthye! Duhet të fitojë luftën me Berishën

22 Qershor 2023, 22:53

Aktivistja Evi Kokalari e ftuar në Report Tv ka komentuar rikthimin e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike. Ajo thotë se opozita pa Berishën dhe Metën, mundet me Lulzim Bashën. Në emisionin Real Story, Kokalari thotë se Basha tashmë duhet të fitojë luftën me Berishën. Një koment e ka edhe për Metën, për të cilin thotë se e mori gjithçka donte nga PD dhe tani po fuqizon partin financiarisht për zgjedhjet e 2025.