Kokalari në ‘Real Story’: Opozita e përçarë s’e mund Ramën në 2025, të dalim të bashkuar! S’mund të lëmë egon e Berishës të vendosë për fatet e vendit

22 Qershor 2023, 22:57

Nëse do që të jetë konkurruese në zgjedhjet e 2025, Evi Kokalari thotë se opozita duhet të dalë në një forcë të vetme, ndryshe nuk do ta mundë dot Edi Ramën. E ftuar në Report Tv, Kokalari tha për gazetarin Sokol Balla se nuk mund të lenë që egoja e Sali Berishës të vendosë fatet e këtij vendi, pasi në situatën në të cilën ndodhet opozita më i fituara do të dalë kryeministri Edi Rama.