-
VIDEO
Përplasja me anëtarët e kryesisë për Garën në PD, Bardhi: Një grup po merr kompetencat e sekretarit të përgjithshëm
Gazment Bardhi është përplasur sërish në distancë me anëtarët e kryesisë së PD, të cilët pas vendimit për të hapur garën kanë nisur hapat e tjerë të përgatitjes për zgjedhje, duke propozuar edhe plotësimin e vakancave me krerët e degëve. Bardhi thotë se ky grup anëtarësh të kryesië kërkon të marrë kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.
-
VIDEO
Gara për kreun e PD, përplasja Kryesi – deputetë vijon! Anëtari i Kryesisë: Mbledhja e Këshillit, e panevojshme! Propozimi i grupit? Kërkuan të na marrin kompetencat
Për Kryesinë e Partisë Demokratike vendimi i 7 qershorit për hapjen e garës për kryetarin e ri është i mjaftueshëm dhe nuk është e nevojshme një mbledhje e Këshillit Kombëtar. Gazment Bardhi kërkon mbledhjen e këtij forumi, që sipas statutit duhet të vendosë për procesin, por edhe ngritjen e komisionit zgjedhor.
-
VIDEO
Kriza në PD, Shehu në Kontrast: Është sistemi, na kanë bërë komplot! Vangjeli: Kështu janë partitë politike kur humbin zgjedhjet
Kriza PD-së vijon të jetë ende e tensionuar. Në një intervistë në ‘Kontrast’, deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu nuk e sheh krizën brenda partisë por në situatën aktuale në vend.
-
VIDEO
Kandidat për ambasador në Zvicër, Mustafa Nano: Kisha menduar se do vdes në gazetari
Mustafa Nano kandidati për ambasador në Zvicër doli sot para Komisionit të Jashtëm ku prezantoi prioritetet e tij. Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Nano pati një prezantim më atipik, që pritej nisur edhe nga karriera e tij gazetareske. Nano tha se nuk e kishte rreth dy dekada që nuk e kishte menduar që do t’i ofrohej të kandidonte për ambasador, duke thënë se kishte menduar se do kishte vdekur në gazetari.
-
VIDEO
Bosët e mafies fshihen në Dubai, kandidati për ambasador: Marrëveshja ekstradimit do jetë prioriteti im
Kandidati për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi i pyetur në Komisionin e Jashtëm se çfarë do të bëjë për të arritur një marrëveshje për ekstradimet në mënyrë që të marrë fund liria e bosëve të mafies që fshihen në Dubai, tha se do të jetë në prioritetin e tij. Kurtezi tha se puna për një marrëveshje të tillë ka nisur dhe ai do të bëjë çmos që ta shtyjë përpara.
-
VIDEO
Kandidati për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe: Prioritet rritja e shkëmbimeve tregtare, truizëm e në sigurinë kibernetike
Kandidati për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi prezantoi në Komisionin e Jashtëm prezantoi prioritete e tij. Kurtezi tha se do të ketë si synim forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes dy vendeve, ndërsa një vëmendje të madhe do i kushtojë bashkëpunimit në arsim, truizëm, në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve etj.
-
VIDEO
Elezi: PD s'ka struktura, kjo që po bën Basha nuk është institucionale! Bardhi shkelës i statutit, s’mund të konsiderohet shpëtimtar! Berisha i pabesueshëm
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi thotë se tentativa që bën Lulzim Basha për t’u kthyer në politikën aktive nuk është institucionale se nuk kanë struktura. Në një intervistë për Report Tv në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Elezi tha se ka pasur shumë thyerje rregullash.
-
VIDEO
Kandidati për ambasador në NATO: Kosova do jetë prioriteti ynë! Çollaku: Tejkalo qëndrimet e Ramës, Shqipëria duhet të jetë krah saj
Kandidati për ambasadori i Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni doli sot para Komisionit të Jashtëm dhe prezantoi prioritete e tij. Padyshim, nisur edhe nga situata në veri të Kosovës, Gjoni tha se Kosova do të jetë prioritet
-
VIDEO
Rritja e pagave, Meta: Kishte efekt elektoral dhe selektive, thellon pabarazinë sociale
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komnetuar reformën e rritjes së pagave nga qeveria. Në nëj dalje për mediat, Meta tha se kjo rritje pagash kishte efekt elektoral dhe se sipas tij është një rritje selektive.
-
VIDEO
Pas vendimit për hapjen e garës për kreun e PD, Bardhi mbledh grupin parlamentar
Pas mbledhjes së Kryesisë së PD ku u mor vendimi për zgjedhje për kreun e PD dhe konfliktit me militantët e Lulzim Bashës, Gazment Bardhi ka mbledhur sot grupin parlamentar të PD.
-
VIDEO
Denoncimi i Berishës: Në disa qendra votimi në Elbasan është kryer ‘batërdi elektorale’! Shfaq disa video: Fakte që të çoheni në protesta
Sali Berisha vijon të pretendojë se në zgjedhjet e 14 majit janë kryer shkelje. Sot shfaqi me video akuzat e ripërsëritura se në bashkinë e Elbasanit, qytetarët sipas tij nuk votuan të lirë. Sipas tij, është kryer batërdi elektorale që është jashtë të gjitha sanrdardeve.
-
VIDEO
SPAK kërkoi ndryshimin e akuzës për Alqi Bllakon, avokati: Qëndrim antikushtetues
Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj ka është prononcuar për mediat. Ai u shpreh se qëndrimi i SPAK është joligjor dhe antikushtetues. Sipas tij, SPAK do duhet të heqë akuzën për shpërdorim të detyrës që është identifikuar nga gjykata e seancës paraprake. Sipas tij, në momentin që SPAK nuk e merr parasysh vendimin e Gjykatës së seancës paraprake, SPAK po vepron jashtë ligjit.