-
VIDEO
Kandidatët e rinj për ambasadorë, Nesho në Report Tv: Njerëz që u shërbejnë kryeministrit! Drafti për Kosovën? Rama është i kapur nga Vuçiç
‘Diplomacia shqiptare është krisur.’ Ky ka qenë mesazhi nga ish ambasadori Agim Nesho, njëherësh nënkryetar i Partisë së Lirisë në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj.
-
VIDEO
Kandidat për kreun e PD-së, Gjergj Hani në Report Tv: Berisha ka tjetërsuar të djathtën, u ka shitur demokratëve 'sapunin për djathë'! Basha ka qenë nën hijen e tij
Gjergji Hani është kandidati i parë që është futur në garë për kreun e Partisë Demokratike. I ftuar në Report Tv, Hani, ish i përndjekur politik, thotë se nevoja e thirri për të kandiduar për kreun e Partisë Demokratike, ndërsa thekson së sot e djathta shqiptare ndodhet në një moment të vështirë.
-
VIDEO
Kreshnik Çollaku për Report Tv: Bashkohemi vetëm nëse shkrin Rithemelimi, ftojmë deputetët e foltores të kthehen sërish
Partia Demokratike dhe Rithemelimi ende nuk e kanë gjetur rrugën e bashkimit, ndërsa Kryesia e PD-së ka hapur garën për kreun e ri të partisë. Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku i ftuar në Report Tv, foli për situatën brenda kampit blu.
-
VIDEO
Gara për kreun e PD/ Bardhi për Report Tv: Nëse s’respektohet statuti partia sërish në ngërç! Me një proces farsë, kryetari i ri jo-legjitimitet për të drejtuar demokratët
Zgjedhjet për kryetarin e ri e kanë futur Partinë Demokratike në një tjetër rrugë tjetër që po sjell përplasje mes anëtarëve dhe deputetëve të partisë. Sekretari i Përgjithshëm i partisë, njëherazi edhe kreu i Grupit, Gazment Bardhi ka folur për Report Tv mbi këtë proces që Kryesia e Partisë i hapi rrugë më 10 qershor. Këtë rrugë, Bardhi e cilëson të gabuar
-
VIDEO
Pikiata e euros dhe sherri për kthimin e Bashës (12 qershor 2023)
Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Besart Logu e ka konsideruar si një ‘puç’ brenda partisë platformën e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për zgjedhjet fillimisht në grup seksione, degë dhe më pas për kryetarin e ri. Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se remitancat e emigrantëve në vend janë katëfishuar, duke sjellë këtë rënie të tillë të euros. I ftuar në studion e “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV, Çoçoli u sugjeroi qytetarëve që të mos këmbejnë një shumë të caktuar në euro por të presin deri në shtator pasi atëherë pritet të ketë një fuqizim të monedhës europiane.
-
VIDEO
Situata brenda PD, Logu: Platforma e grupit parlamentar ishte në kufijtë e një ‘puçi’ brenda partie!
Situata brenda PD, Logu: Platforma e grupit parlamentar ishte në kufijtë e një ‘puçi’ brenda partie! Godole: Përçarja do jetë edhe më e thellë
-
VIDEO
Basha në takim me gratë në Tiranë: Si të jetë PD ashtu do jetë Shqipëria nesër! Mos të vazhdojmë të kërkojmë revolucion dhe të justifkojmë dështimin
Ish kryedemokrati Lulzim Basha në një takim të mbajtur me gra të Tiranës, tha se të gjitha sulmet që anëtarët e Rithemelimit bëjnë ndaj tij vijnë me qëllimin e heqjes së vëmendjes nga humbja e zgjedhjeve vendore të 14 majit.
-
VIDEO
Edi Rama: Arsyet kryesore pse unë jam krenar për PS-në
*Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama në 32 vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste
-
VIDEO
Rama: Ndihem krenar për Raportin e PS-së me drejtësinë! Jemi e vetmja parti që as kemi vrarë e burgosur për arsye politike
‘Raporti i PS-së me drejtësinë. Ky raport ka nisur me burgosjen e liderit të PS-së. Është zhvilluar më pas si një raport për respektin për pavarësinë e gjyqësorit. Por edhe si një raport me plagë të hapur nga gjyqësori i përdorur politikisht kundër nesh. Drejtësia dikur ishte vegël e pushtetit të kundërshtarëve tanë dhe pastaj është ngritur në nivelin historik të Reformë në Drejtësi, kur kjo parti i hyri detit! PS është e vetmja parti në pushtet që as nuk ka vrarë as burgosur e as rrahur një njëri të vetëm për arsye politike në të gjitha vitet që ka drejtuar vendin. Asnjë parti tjetër që nga 1912, nuk e ka bërë dot. Ata që japin drejtësi merren pa asnjë pengesë me zyrtarët të lidhur me pushtetin drejtpërdrejt, ndërkohë kanë gjithë mbështetjen e partisë në pushtet. Flet shumë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Shqipëria fëmijëve tanë falë reformës në Drejtësi, familjet shqiptare të fëmijëve tanë do kenë drejtësi. Kokën lart dhe vetëm para, me bindjen se o e bëjmë ne o se bën askush tjetër Shqipërinë.’- tha Rama.
-
VIDEO
32 vjetori i krijimit të PS, Rama: E kremtojmë me fitoren më spektakolare të 32 viteve të fundit! Në 14 maj, na zgjodhën 95% e shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama në hyrje të fjalës së tij në ceremoninë e 32 vjetorit të PS-së në Pallatin e Kongreseve, tha se ditën e sotme socialistët e festojnë me fitoren e 54 bashkive në zgjedhjet vendore, fitore që ai e konsideroi si më ‘spektakolaren’ në 32 vite.
Ai tha se edhe në zgjedhjet më të fundit, shqiptarët në të gjithë vendin vendosën të ecin para duke i lënë Berishën dhe Metën prapa, duke i konsideruar sipas tij ‘hije të së shkuarës’.
“32 vjet më parë mori jetë PS, sot e kremtojmë këtë ditë të shënuar të familjes sonë politike me fitoren më spektakolare të këtyre 32 viteve ku shqiptarët nga dhanë mandatin për të qeverisur në 54 bashki dhe për t’u kujdesur për më shumë se 95% të banorëve. Fjala ‘faleminderit’ nuk do jetë kurrë e mjaftueshme për besimin që vajzat dhe djemtë e këtij vendi na dhanë. Që nga Shkodra demokratike deri tek Vlora socialiste. Nuk është dot mjaft i gjithë turi i mirënjohjes në tërë Shqipërinë, ku tani ka mbetur vetëm qershia mbi tortë, Tropoja, bashkia ku na mjaftuan vetëm 4 vjet për të bërë atë që të tjerët nuk bëjnë dot në 32 vite. Tropojanët votuan për të mirën e tyre, për pastërtinë e qetësinë e zhvillimin në komunitetin e tyre. Votuan për një Tropojë të rilindur që do vazhdojë vetëm përpara përmes agroturizmit. Kështu votuan edhe shkodranët, dibranët e kuksjanët që vendosën të ecin para duke i lënë mbrapa hijet kërcënuese të së shkuarës”- tha Rama.
-
VIDEO
Bashkëpunimi me Metën/ Daci: Aleancë e pashpresë! Baçi e pranon: Nuk ishte zgjidhja e duhur, por ishim të detyruar
Rithemelimi nuk dëshironte një bashkëpunim me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore të 14 majit, por rrethanat e detyruan një koalicion të tillë. Kështu u shpreh deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi i cili tha se koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ishte një zgjidhje e detyrueshme nga kushtet e krijuara nga mazhoranca që sipas tij ka mbajtur ‘peng’ vulën e PD.
-
VIDEO
Drama në PD, a ka opozita kandidat për kryeministër? (12 qershor 2023)
Kriza PD-së vijon të jetë ende e tensionuar. Në një intervistë në ‘Kontrast’, deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu nuk e sheh krizën brenda partisë por në situatën aktuale në vend.