-
VIDEO
‘Lufta’ në PD, Topalli: Opozita s’bëhet me modelin e ish-kryetarit
sh-kryparlamentarja Jozefina Topalli duke ju përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku në lidhje me situatën në PD thotë se opozita nuk mund të bëhet me modelin e ish-kryetarit.
E pyetur nëse Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen, Topalli u shpreh se ai duhet të japë dorëheqjen në zgjedhjet parlamentare dhe jo lokale.
Jozefina Topalli: E para këto nuk ishin zgjedhje. E dyta pushteti nuk do të ndalet dhe e treta opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit.
Gazetarja: A duhet të ketë dorëheqje?
Topalli: Në zgjedhjet politike po!
-
VIDEO
Rritja e pagave, debat te Ekonomia! Shehaj-ministres: Ju s’keni nevojë për rritje page? Si mund të paguhet këshilltari juaj më shumë se ju
Projektligji për rritjen e pagave të administratës ka shkaktuar debat në komisionin e Ekonomisë. Deputeti demokrat Agron Shehaj thotë se nga ky projektligj duhet të preken edhe ministrat dhe deputetët, pasi sipas tij duhet të respektohet hierarkia shtetërore dhe jo që një nënpunës të paguhet më shumë se vartësi.
Shehaj e pyeti ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj nëse ajo ka nevojë për rritje rroge, duke i thënë se nuk mund të marrë këshilltari më shumë se ministri. Ibrahimaj i tha se ky projektligj nuk e parashikon rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat, por për këtë kategori do rishikohet një mundësi në një fazë tjetër, pasi të përfundojnë dy fazat për rritjen e pagave të administratës
-
VIDEO
Berisha mbledh kryesinë e Rithemelimit/ Këlliçi: Duhet të kapërcejmë hatërmbetjet! Spahia: Humbëm prej krimit të organizuar e të mbështetur nga Rama
Sali Berisha ka mbledhur kryesinë e Rithemelimit në selinë blu. Belind Këlliçi, i cili humbi përballë Erion Veliajt në garën për bashkinë Tiranë tha se në fokus të diskutimit do të jenë zgjedhjet. Ai u shpreh se do të mundohen të kapërcejnë hatërmbetjet për t’u bashkuar ndërsa lidershipi nuk do të ndryshojë. Me këtë dha mesazhin e qartë se Sali Berisha nuk do të largohet.
-
VIDEO
Shpartallimi i opozitës dhe debati për Belerin, Idrizi braktis studion (22 maj 2023)
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri dhe miku i tij Pandeli Kokaveshi, të arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit për blerje votash, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në Report Tv, ku tha se vendimet duhet t’i marrë drejtësia. Ajo çka i bën përshtypje është se po krijohen tensione mes 2 vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë që nuk i cilëson aspak të mira. Opozita është përçarë më shumë për shkak të disfatës së thellë më 14 maj, e thënë ndryshe rezultat shpartallues. Gazetarët Hysni Gurra dhe Genc Burimi, analisti Redi Varaku dhe anëtari i këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu ishin të ftuar në ‘Report Tv’ kanë bërë analizën e asaj çfarë po ndodh në opozitë.
-
VIDEO
Debati te '5 pyetjet', Shpëtim Idrizi lë studion pas përplasjeve me gazetarin Barka: Nuk jam niveli i tij, s'bëj debat nëse s'është në studio
Pas debateve të ashpra për dosjen e Fredi Belerit dhe për çështjet came, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi la studion e ‘5 pyetjet’. Ai kërkoi që të ketë në studio live gazetarin Panajot Barka, me të cilin kishte debate.
-
VIDEO
Dosja Beleri/ Idrizi: Ka sjellë tensione me shtetin fqinj, kishim harruar presionin në Himarë! Gazetari Barka: Ndoshta fitoi për këtë arsye, Greqia kërkon fakte
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri dhe miku i tij Pandeli Kokaveshi, të arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit për blerje votash, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në Report Tv, ku tha se vendimet duhet t’i marrë drejtësia. Ajo çka i bën përshtypje është se po krijohen tensione mes 2 vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë që nuk i cilëson aspak të mira.
-
VIDEO
Shpartallimi i opozitës më 14 maj/ Varaku: Berisha u vra politikisht! Gurra: Për 2-3 muaj të ketë përpjekje për bashkim të PD! Burimi: Del nga kriza prej referendumit të brendshëm
Opozita është përçarë më shumë për shkak të disfatës së thellë më 14 maj, e thënë ndryshe rezultat shpartallues. Gazetarët Hysni Gurra dhe Genc Burimi, analisti Redi Varaku dhe anëtari i këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu ishin të ftuar në ‘Report Tv’ kanë bërë analizën e asaj çfarë po ndodh në opozitë.
-
VIDEO
Rritja e pagave, Rama: Këtë javë miratohet ligji në Kuvend
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit falënderues ndaj qytetarëve në Dibër tha se këtë javë do të votohet në parlament edhe ligji për rritjen e pagave që do të përllogarisë rritjen e pagave të punonjësve të administratës publike duke nisur nga data 1 prill.
-
VIDEO
Rama në Peshkopi: Votuat me mendje, jo me zemër! Shuplaka ndaj koalicionit Berisha-Meta, shpejton ringritjen e opozitës
Gjatë takimit me qytetarët në Peshkopi të cilët i falënderoi për fitoren që i dhanë Partisë Socialiste në 14 maj, kryeministri Edi Rama tha se votuesit ashtu si në Shkodër votuan me mendje dhe jo me zemër. Ai tha se zgjedhjet e 14 majit në vend ishin një shuplakë e rëndë për koalicionin Bashkë Fitojmë dhe e cilësoi si një disfatë të një grushti njerëzish dhe të verbërve që besojnë rreth tyre.
-
VIDEO
Ministria e Bujqësisë i përgjigjet deputetit Braçe për çmimin e domates: Nuk ndërhyjmë dot, janë probleme të tregut
Ndryshimi i çmimit për produktet bujqësore nga njëri qytet në tjetrin vjen si pasojë e tregtarëve të cilët abuzojnë. Kështu u shpreh Arian Jaupllari, zëvendës ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i cili komentoi deklaratën e deputetit Erion Braçe sa i takon ndryshimit të çmimit të domateve në Divjakë dhe Tiranë.
-
VIDEO
Humbja e thellë në 14 maj, Meta mbledh kryesinë e PL-së: Miliona euro të pista u përdorën për të blerë zgjedhjet! Do vijojmë me kontestimet e rezultatit
Humbjen e thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku në koalicion me Sali Berishën arriti të fitonte vetëm 7 bashki, Meta e konsideroi si një proces të mirëorkestruar nga qeveria duke nisur që në vitin 2019 kur opozita dogji mandatet në Kuvend.
-
VIDEO
Preç Zogaj për Report Tv: E prisja rezultatin e 14 majit, tregoi se në luftë kundër perëndimit nuk fitohet! Berisha në betejë karshillëku me SHBA! PD mbrojti orientimin euroatlantik
Drejtuesi i këshillit Euroatlantik në Partinë Demokratike, Preç Zogaj, në një intervistë të dhënë për ‘Studio Live’ në Report Tv deklaroi se rezultati i 14 majit tregoi edhe një herë se në luftë me perëndimin nuk mund të fitosh zgjedhje në Shqipëri. Në bisedën me gazetarin Arbër Hitaj, Zogaj tha se demokratët bojkotuan se u ndien të braktisur.