-
VIDEO
Pajisjet elektronike hidheshin si mbeturina, Celibashi: Jam i keqardhur, por nuk eklipson përpjekjen e ndershme tonën për të përgatitur zgjedhjet
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komentuar video ku pajisjet e identifikimit elektronik hidheshin si “mbeturina”.
“Jam ndjerë shumë i keqardhur dhe i inatosur kur kam parë ato pamje, i kam parë pa se të dilnin në rrjetet sociale, ata janë punëtorë që janë rekrutuar për shërbime të caktuara, ngarkim shkarkim, nuk është justifikim, do ishte e tepërt të them që KQZ, do ketë vlerësimet e veta, ai gjest të errësojë dhe eklipsojë gjithë përpjekjen e ndershme që KQZ si institucion ka bërë për t’i përgatitur këto zgjedhje, ku gjest nuk mundet ta errësojë dhe as ta vë në dyshim”, tha Celiabashi.
-
VIDEO
Celibashi i përgjigjet Ramës: Vetëm 5% e QV u hapën pas orës 08:00! Nuk pati ndikim të madh në proces
Në përgjigje të kryeministrit Edi Rama, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se vetëm 5% e qendrave të votimit janë hapur pas orës 08:00. Kjo vonesë sipas tij nuk ka pasur një impakt të madh në proces.
-
VIDEO
Celibashi: Vetëm 5% e QV u hapën pas orës 08:00! S'pati ndikim në proces! I keqardhur ku pashë pajisjet që hidheshin në kamion, por se zhbën punën tonë
Në përfundim të zgjedhjeve, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se pjesëmarrja ka qenë 38.22%
-
VIDEO
VENDORET/ Në katër bashki opozita humbi prej përçarjes, cilat janë ‘fronet’ lokale ku PD dhe BF të bashkuar mund të kishin fituar
Këto zgjedhjet nuk patën histori, u mbyllën ende ‘pa filluar’. Fitorja e thellë e mazhorancës në 53 bashki nga 61 gjithsej, teksa opozita mori vetëm 7 dhe me fitoren e partisë minoritare MEGA në Finiq vërtetoi edhe një herë atë që sondazhet kishin parashikuar. Arsyet mund të jenë të shumta.
-
VIDEO
Humbja drastike në zgjedhje, Çollaku: PD s’do vijë asnjëherë në pushtet nëse demokratët nuk bashkohen e s’kanë marrëdhënie strategjike me SHBA-në
Përçarja ndërmjet demokratëve solli humbjen e thellë të opozitës në zgjedhjet vendore që u mbajtën më 14 maj. Kështu thotë deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, i cili shtoi se demokratët të përçarë dhe pa një marrëdhënie strategjike me SHBA-në, PD s’do të vijë asnjëherë në pushtet
-
VIDEO
Humbja e thellë përballë Veliajt në Tiranë, Këlliçi: Dhashë gjithçka nga vetja, duhet të reflektojmë për këtë që ndodhi
Ndryshe nga kreu i Rithemelimit, Sali Berisha i cili tha se kryebashkiakët e Bashkë Fitojmë nuk kanë pranuar humbjen, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat ditën e sotme, deklaroi se duhet analizuar rezultati i zgjedhjeve në Tiranë, ku humbi me rreth 60 mijë vota diferencë përballë Veliajt.
-
VIDEO
Korri fitore të thellë në zgjedhje, Veliaj për Report Tv: Mezi pres të justifikoj besimin që më dhanë qytetarët! Berisha futi Metën si kanceri në PD, e çoi partinë në vdekje klinike
Pasi korri një fitore të thellë me afërsisht 60 mijë vota para kundërshtarëve të tij, kryetari bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, thotë se mezi po pret që të justifikojë besimin e jashtëzakonshëm që i kanë dhënë qytetarët në zgjedhjet vendore të 14 majit
-
VIDEO
Fitoi thellë në Tiranë, Veliaj: Tirana refuzoi ‘gishtin e mesit’
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur një fitore të thellë edhe tek tre zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Kombinati, Astiri dhe “5 Maji”. Në një intervistë për Report Tv Veliaj tha se qytetarët në këto zona folën qartë që duan të vijojë puna dhe të mos bllokohen investimet. Ai u shpreh se punët janë aty dhe vlerësohen.
-
VIDEO
Berisha mban zero përgjegjësi për humbjen e thellë: Harrojeni se tërhiqem, Rama manipuloi! S'u pranua emri im në fletën e votimit (Fajëson emrin e Metës)
Sali Berisha nuk mban asnjë përgjegjësi për humbjen shkatërruese që pati në këto zgjedhje vendore, duke fituar vetëm në 7 bashki nga 61 që kishte gjithsej por aq më tepër duke u braktisur totalisht nga shqiptarët për votën për këshillat bashkiakë. Berisha tha sot në një konferencë për mediat se nuk ka shanse që ai të tërhiqet. Ish-Kryeministri thotë se zgjedhjet janë manipuluar, pasi sipas tij është bërë presion, janë blerë komisionerë, janë intimiduar zgjedhësit etj.
-
VIDEO
Incident në një KZAZ në Tiranë, rrëzohet Adriana Kalaja, po vëzhgonte procesin dhe ra nga shkallët! Transportohet në spital
Një incident është raportuar pak minuta më parë në një prej KZAZ-ve në shkollën Vasil Shanto në Tiranë. Teksa po vëzhgonte procesin e numërimit, militantja e Berishës, Adriana Kalaja është rrëzuar nga shkallët pasi nuk është ndjerë mirë
-
VIDEO
KËSHILLAT, Qarku Vlorë/ PD mund Bashkë Fitojmë në Selenicë! PS ka shumicën edhe ne Himare!
Në Selenicë ka përfunduar numërimi. PS kryeson me 30.78% përkthyer në 8 mandate nga 21 gjithsej. BF ka vetëm 4.98% të votave ose 1 mandat. Vihet re se në këtë bashki, PD ka dyfish më shumë mbështetje se Bashkë Fitojmë. Konkretisht, PD ka marrë 8.95% të votave, 9.19% ose 2 mandate PAA, 9.14% ose 2 mandate PSD, 10.75% ose 2 mandate ALD, 7.99% ose 2 mandate AD dhe 4.48% ose 1 mandat PR, 7.68% ose 2 mandate PGJ.
-
VIDEO
Thotë se ‘e shiti PD-në’ por Berisha nuk fiton as sa gjysmat e bashkive që mori Basha! ‘Bashkë Fitojmë’, 8 bashki më pak se 2015-a
Koalicioni Bashkë Fitojmë i udhëhequr nga Sali Berisha ka fituar në zgjedhjet e fundit vendore 8 bashki më pak se në zgjedhjet vendore të vitit 2015 kur PD-ja drejtohej nga ish-kreu Lulzim Basha.