• VIDEO

    KËSHILLAT, Qarku Gjirokastër/ PS ‘mposht’ BF në 7 bashki! Në Përmet dhe Memaliaj, PSD e Tom Doshit merr mandat

    Ka nisur numërimi për Këshillat Bashkiakë në disa nga Bashkitë e qarkut Gjirokastër.

    Në Gjirokastër janë numëruar 23 nga 67 kuti votimi. Nga 31 këshilltarë gjithsej PS kryeson me 23 mandate me 59.23% të votave, e ndjekur nga BF që merr 4 mandate me 11.82% të votave. PD merr 2 mandate me 6.18% të votave ndërsa PSD dhe Partia e Gjelbër marrin nga 1 mandat. 

  • VIDEO

    Zef Hila pranoi humbjen në Vaun e Dejës, Berisha e mohon: Nuk është e vërtetë! ‘Të shkoftë mbarë’ ka një kod brenda

    Në dy prej bashkive, konkretisht në Vaun e Dejës dhe në Kavajë, pati një pranim të rezultatit nga ana e kandidatëve humbës. Në Kavajë, kandidati i PS, Redjan Krali me një përqafim i uroi fitoren kandidatit të Bashkë Fitojmë, Fisnik Qosja. Berisha nuk ka lënë pa komentuar urimin e Zef Hilës për kandidatin e PS Kristian Shkreli për fitoren në Vaun e Dejës. Ai mohoi që Zef Hila të ketë pranuar rezultatin dhe shtoi se urimi “të shkoftë mbarë” përmban një kod brenda.

     
  • VIDEO

    Berisha humbi në mënyrë drastike: Do votëbesohem para Kuvendit Kombëtar para statutit

    Sali Berisha në daljen për mediat tha se do të votëbesohet para Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit siç e kërkon statuti.

    “Statusi do respektohet, kjo nuk ka diskutim. Statuti do respektohet pa asnjë lloj ekuivoku. Ne i qëndrojmë të pathyeshëm në respektin e shtetit ligjor brenda partisë, ajo është kushtetuta jonë, do ta respektojmë”, tha Berisha.

    Çfarë thotë statuti i Rithemelimit? Pas zgjedhjeve të përgjithshme për pushtetin vendor, Kryetari votëbesohet me votë të fshehtë në Kuvendin Kombëtar. Kryetari quhet i votëbesuar kur kanë votuar “pro” jo më pak se 70% e anëtareve që kanë marrë pjesë në votim.

  • VIDEO

    Berisha: Në qendrat e votimit, bandat kishin pushtuar zonën dhe kërcënonin qytetarët

    Sali Berisha tha se nuk do të tërhiqet pas humbjes së 14 majit. Sipas tij persona të inkriminuar kanë bërë presion ndaj votuesve kur shkonin në qendrat e votimit. Ai tha se kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë kanë bërë fushatë model edhe pse sipas tij ka pasur përpjekje nga qeveria për të asgjësuar opozitën.

     
  • VIDEO

    Berisha zero përgjegjësi për humbjen: S’do tërhiqem kurrë

    Sali Berisha nuk do të mbajë asnjë lloj përgjegjësie për humbjen drastike të 14 majit. Në një komunikim me gazetarët, i pyetur nëse do japë dorëheqjen pasi humbi edhe Shkodrën, Berisha tha se nuk ka ndërmend të largohet pasi sipas tij nuk i ka humbu zgjedhjet, por PS i ka fituar me mbështetjen e krimit.

     
  • VIDEO

    Berisha: Kam prova dhe fakte që Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve! Të qëndrojmë fuqishëm përballë kësaj organizate kriminale

    ali Berisha thotë se ka prova dhe fakte se kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

    “Rama armik i egër i përbetuar i votës së shqiptarëve. Një apel për mbarë popullin opozitar, për çdo shqiptar që beson se shteti ligjor, se barazia para ligjit, se liritë dhe të drejta e tjera të qytetarit funksionojnë vetëm në rast se shoqëria voton e lirë. Ata që shohin vendin e tyre të shkretohet me shpejtësi. Ata të cilët të dëshpëruar nga kjo maskaradë zgjedhore po bëjnë gati valixhet të ikin nga Shqipëria, janë të ftuar të qëndrojnë fuqishëm për të rivendosur me çdo kusht të drejtën e lirë të votës së shqiptarëve. PD ka në disponim me qindra fakte, dokumente me të cilat Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve, ka me dhjetëra padi në organet të cilat janë kryekëput vegla të partisë shtet. PD do paraqesë një raport shumë serioz pranë të gjitha autoriteteve që vëzhguan zgjedhjet në Shqipëri dhe kancelarive për të faktuar dhunimin masiv, shkelmimin masiv të të drejtës dhe rezultatin. Ajo çfarë ne qëndrojmë plotësisht se në një seri bashkish kandidatët që fituan janë kandidatë të botës së krimit, të drogës. Numërimet janë një Pazar i turpshëm që vazhdon të bëhet çdo minutë. Kësaj shëmtie elektorale opozita me besimin më të madh do t’i përgjigjet në mënyrën më të fuqishme, ne nuk heqim do të kurrë nga ai zotim solemn që kemi të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Humbja e thellë në 14 maj, Berisha fajëson emrin e Metës në krye të listës: Rama, i tmerruar nga emri im

    Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka cilësuar mungesën e emrit të tij në fletën e votimit, si një prej shkaqeve kryesore për humbjen në zgjedhjet vendore. Ai tha se Rama privoi të gjitha fondet që i takonin me kushtetutë koalicionit Bashkë Fitojmë. Gjithashtu shtoi se një tjetër faktor për humbjen ishte edhe mungesa e komisionerëve dhe numëruesve të opozitës.

     
  • VIDEO

    KËSHILLAT, Qarku Korçë/ Në Pogradec Berisha-Meta merr vetëm 15%, merr pak këshilltarë në të gjitha bashkitë! PS kryeson, PSD bën rezultat të mirë

    Si në pothuajse të gjitha bashkitë, edhe në Bashkinë e Korçës Partia Socialiste kryeson në mandatet për Këshillin Bashkiak. Numërimi është në përfundim dhe PS ka marrë 48.74% të votave ose 23 mandate nga 41 mandate gjithsej. Koalicioni Berisha Meta është braktisur edhe në Korçë për votën për këshillin pasi ‘Bashkë Fitojmë nuk i kalon 21% të votave me 9 mandate. PD ka 5.27% ose 2 mandate. Edhe PAA merr 2 mandate këshilltarësh, ndërsa mandatet e tjera shkojnë për PSD, PR, Nisma Thurje. Aleanca Arbnore Kombëtare si dhe kandidati i pavarur.
     

  • VIDEO

    KËSHILLAT, Qarku Lezhë/ PSD kryeson në Mirditë, PS zë vendin e dytë, lihet në hije ‘BF’! PKD kryeson në Lezhë, priten rezultatet për Kurbinin

    Ka nisur numërimi i votave për këshillat bashkiakë në qarkun e Lezhës.  

    Në bashkinë e Lezhës, janë numëruar 10 nga 126 kuti votimi për Këshillin Bashkiak. Në fakt rezultati ka qenë surprizë pasi aktualisht Partia Kristian Demokrate ka marrë 13 mandate nga 41 në total. Më pas vijon Partia Socialdemokrate me 9 mandate. Në vend të tretë renditet “Bashkë Fitojmë” me 5 mandate që pasohet nga PS me 4 mandate si dhe Aleanca Arbnore Kombëtare po prapë me 4 mandate. Partia Demokratike ka marrë 2 mandate. Në vijim me nga 1 mandat renditen Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Partia e Gjelbër,  Aleanca Liberale e Djathtë si dhe Partia Republikane Shqiptare. Rezultatin e plotë për bashkinë Lezhë e gjeni KËTU.

    Në bashkinë Mirditë janë numëruar 32 nga 48 QV nga ku kryeson Partia Social Demokrate me 4 mandate nga 21 mandate në total. Edhe PS ka marrë 4 mandate por me më pak vota.

    Partia Demokratike, BF, Aleanca Progresiste L.ZH.K dhe Fryma e Re Demokratike kanë marrë nga dy mandate. Ndërsa Partia Republikane Shqiptare, Aleanca Liberale e Djathtë Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Aleanca Arbnore Kombëtare kanë marrë nga 1 mandat. Rezultatin e plotë për bashkinë Mirditë e gjeni KËTU.

    Në Bashkinë Kurbin ende nuk ka nisur numërimi.

  • VIDEO

    Jep dorëheqjen kryetari i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka: Hera e parë që humbim zgjedhjet! Berisha dhe drejtuesit të mbajnë përgjegjësi

    Pas humbjes të koalicionit Berisha-Meta në bashkinë Lezhë, kreu i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka ka dhënë dorëheqjen.

  • VIDEO

    Rezultatet e zgjedhjeve, Lapaj në Report Tv: Opozita është muhabet kot, të japin dorëheqjen! Të vdekurit politikisht na mbajnë peng

    Avokati i njohur, Adriatik Lapaj njëherësh edhe aktivist ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve vendore ku PS ka dërrmuar opozitën me një fitore të thellë. Lidhur me këtë Lapaj thotë se është e qartë se Shqipëria është në një ngërç demokratik pasi nuk ka garë

  • VIDEO

    Komunitetet vendore nuk u përmendën në fushatë, Balla-vëzhguesve ndërkombëtar: Mos monitoroni mediat, shihni terrenin! Synojmë 11 mandate në Fier në 2025

    Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla i është përgjigjur raportit të OSBE-ODIHR-it që tregonte se  kandidatët mundën të zhvillonin fushatën për 14 majin lirisht, por çështjet me rëndësi për komunitetet vendore u përmendën pak në fushatë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv