-
VIDEO
KËSHILLAT BASHKIAKË/ PS forcë e parë në shumicën dërrmuese të bashkive, kryeson në Elbasan, Tiranë, Vlorë e Tropojë! Ndiqen nga BF e PD
Pas përfundimit të numërimit në disa prej bashkive ku tashmë janë shpallur fitues kryebashkiakët e rinj, po vijon puna për numërimin e votave për Këshillin Bashkiak. Përveç PS që forcë e parë në shumicën dërrmuese, forcë faktor cilësohet edhe PSD e Tom Doshit që merr mandate në thuajse çdo bashki të veriut.
-
VIDEO
KËSHILLAT, Qarku Durrës/ PS kryeson bindshëm në bashkitë Durrës dhe Shijak me më shumë se dyfishin e mandateve! BF forcë e dytë
Në bashkinë e Durrësit kur janë numëruar deri më tani 180 nga 342 qendra votimi për këshillat bashkiakë, kryeson Partia Socialiste me 51.38% të votave duke siguruar 29 mandate. Nga ana tjetër koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ me 24.69% të votave ka 13 mandate. 5 mandate deri më tani ka siguruar PD me 9.35% të votave. Ndërkohë Partia Agrare Ambientaliste me 6.45% të votave ka deri më tani 4 mandate. PDIU ka siguruar vetëm 1 mandat me 2.04% të votave.
-
VIDEO
KËSHILLAT, Qarku Tiranë/ PS fiton shumicën e mandateve në Kamëz dhe Vorë! Socialistët kryesojnë bindshëm në Tiranë! Në Kavajë s'ka nisur numërimi
Në bashkinë e Tiranës, deri më tani janë numëruar 390 Qendra votimi nga 941 në total. Deri më tani, PS kryeson me 48.90% të votave që konvertohen në 33 mandate. Ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë ka siguruar 23.99% të votave, ose 16 mandate.
-
VIDEO
QARKU TIRANË/ Erion Veliaj fitore të thellë, mbi 58 mijë vota para Këlliçit! BF merr vetëm Kavajën
Erion Veliaj ka siguruar fitore të thellë Në Bashkinë Tiranë. Vetëm një QV ka mbetur pa numëruar, por Veliaj ka thelluar edhe më tej fitoren përballë Belind Këlliçit të BF, me një diferencë mbi 58 mijë vota. Kandidati i PS, Erion Veliaj ka marrë 54.69% (158531 vota). Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi e ndjek në vendin e dytë me 34.58%(100246), me mbi 58 mijë vota diferencë. Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.77% të votave. Roland Bejko i PD-së me 4.27%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU me 0.73%, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.97%.
-
VIDEO
KËSHILLAT, Qarku Fier/ PS sërish në avantazh në bastionin socialist! Në avantazh në 5 bashki, në Divjakë s'ka nisur numërimi
Është duke u zhvilluar numërimi i votave për Këshillat Bashkiakë në qarkun Fier. Në bastionin e socialistëve, Bashkinë Fier, PS ka marrë deri në rezultatet paraprake ku janë numëruar 140 nga 224 kuti votimi 58.89 % duke siguruar 33 mandate. BF ka marrë 12.30% duke siguruar vetëm 7 mandate. PD dhe PSD kanë arritur të marrin nga 4 mandate ndërsa Partia Demokracia Sociale, Aleanca Liberale e Djathtë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë marrë nga 1 mandat.
-
VIDEO
Qarku i Lezhës, PS fiton bashkinë e Kurbinit me diferencë të ngushtë votash! Në Lezhë konfirmohet Ndreu, në Mirditë fiton kandidati i BF
Në bashkinë e Lezhës, është rikonfirmuar për një mandat të dytë si kryebashkiak Pjerin Ndreu i cili fitoi përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë Preng Gjoni. Ndreu siguroi 51.22% kundrejt 48.78% të votave që mori Preng Gjoni.
Ndërsa në Mirditë, fitues është shpallur Albërt Mëlyshi i Bashkë Fitojmë me 6355 vota përballë kandidatit të PS, Ndrec Dedaj me 5160 vota.
Në Kurbin është zgjedhur për një mandat të dytë, Majlinda Cara me një diferencë të ngushtë votash përballë rivalit të saj politik Behar Haxhiu.
-
VIDEO
Kandidati i Berishës dhe Metës e ftoi për kafe, Rama: Kam shumë takime për të bërë, na pret transformimi në Shkodër
Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori nëse do të pranojë ftesën për kafe që i bëri Albert Mëlyshi nga BF pasi fitoi Mirditën tha se ka shumë takime për të bërë. Rama tha se nesër do të niset në Islandë dhe më pas do të nisë turin në të gjithë Shqipërinë, duke nisur nga Shkodra.
-
VIDEO
Bashkëpunimi me kandidatët e ‘Bashkë Fitojmë’ në bashkitë ku kanë fituar, Rama: Eksperienca ka treguar se është e pamundur
I pyetur për bashkëpunimin që mund të ketë me kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë në bashkitë ku ata janë zgjedhur si kryebashkiakë, Rama tha se eksperienca kishte treguar deri më tani se një gjë e tillë është e pamundur.
-
VIDEO
Akuzat se ka gisht për arrestimin e Belerit, Rama: Unë s’komentoj pa folur drejtësia, s’lejoj ta bëj askush tjetër! Ja si PS e hedh poshtë
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo akuzë të ngritur nga opozita se qeveria ka gisht në arrestimin e Belerit. Rama u shpreh se në Himarë janë zhvilluar zgjedhje korrekte pavarësisht se u shit sikur po ndodhte diçka e jashtëzakonshme. Dhe pikërisht në këtë bashki ku të gjithë dyshonin se socialistët kanë patur gisht në diçka në fakt fitoi rivali i tyre politik. Kjo sipas Ramës tregon që PS nuk ka asnjë arsye se pse të ndërhyjë në formë të tillë në proces zgjedhor.
-
VIDEO
Deklaratat e Greqisë për Fredi Belerin, Rama: Do pres të mbarojnë zgjedhjet atje, drejtësia jonë s’mund të kontestohet! Keqardhje, minoriteti s'mund të jetë 'mish për top'
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Greqisë për arrestimin e Fredi Belerit, të cilat e quajtën vendimin e Gjykatës për ta lënë në burg skandaloz. Rama tha se do të falsë pasi të mbarojnë zgjedhjet në Greqim duke thënë se i vjen keqardhje që minoritet grek po përdoret për politikë. Ndërkohë, ai theksoi se askush nuk mund të kontestojë institucionet e drejtësisë në Shqipëri.
-
VIDEO
Pakujdesia e KQZ në transportin e pajisjeve elektronike me vlerë miliona euro, Rama: Hidheshin si arka bosh, nuk do mbetet me kaq
Rama kritikoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për planifikimin e procesit zgjedhor, duke e konsideruar si dështim spaktakolar vonesat në nisjen e votimeve në 500 qendra të votimit në vend. Ai tha se diçka e tillë nuk do mbetet me kaq.
-
VIDEO
Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, Rama: Falënderoj të djathtët që s’votuan se nuk kapërcenin dot ylberin politik, na dhanë mundësi të shohim nga e ardhmja
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh falënderimi për të gjithë skuadrën e PS por më së shumti zgjedhësit. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek ata që nuk votuan pasi nuk kapërcenin dot ideologjinë tyre apo bindjen e tyre politike. Në këtë formë, Rama shpjegoi edhe pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e 14 majit, në të cilat opozita u braktis nga votuesit.