-
VIDEO
Kushërinjtë denoncojnë se janë kërcënuar, shoqërohen 4 persona, mes tyre vëllai i Safet Gjicit! Kandidati i Berishës: Presion për votën! Policia: S’gjetëm sende të paligjshme
Bedri dhe Nebi Sinamati banorë të fshatit Bushat kanë denoncuar Lavdrim Gjicin, vëllanë e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Safet Gjici, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij.
-
VIDEO
Mediu mbyll fushatën, u bën thirrje qytetarëve: Vetëm ti mund ta largosh të keqen duke rrëzuar socialistët
Kryetari I Partisë Republikane e mbylli fushatën me një thirrje në një konferencë shtypi përballë gazetarëve. Mediu thotë se partia e tij është e vetmja që do dali kundër socialistëve.
Ai shprehet se kandidatët e koalicionit opozitar janë zgjidhja e vetme për qytetarët.
-
VIDEO
Kandidati i PS për Lezhën, Pjerin Ndreu në takimin përmbyllës me banorët në Shëngjin: Kjo zonë do të transformohet tërësisht
Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, e cila pritet të mbyllet sot në të gjitha qytetet dhe bashkitë përkatëse, në Lezhë kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki është ndalur në një takim me banorët e Shëngjinit ku ka cituar edhe njëherë disa nga projektet kryesore që janë në fokus të programit të tij.
Gjatë takimit elektoral me banoret e njësisë Administrative Shëngjin, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Lezhë, Pjerin Ndreu tha se këtë vit do të nise investimi për ujësjellësin e ri të Shëngjinit, së bashku me projektin e kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza, ndërhyrja që do ti hapin rrugë transformimit të plotë të kësaj zone turistike.
-
VIDEO
Idrizi në Report Tv: Fredi Beleri, fosile që këput broçkulla! Të reagojë drejtësia, do e çojmë në SPAK për dhunim të simboleve kombëtare
Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi thotë se organet e drejtësisë duhet të reagojnë për deklaratën e kandidatit të dyshes Berisha-Meta për Himarën, Fredi Belerin që tha se do të helenizojë Himarën. Në një intervistë për Report Tv thotë se Fredi Beleri artikulon brokulla, ndaj do e padisin në SPAK për dhunim të simboleve kombëtare.
-
VIDEO
Veliaj: Na duhet mandati i tretë për të vijuar me punët e mira dhe projektet e reja! Demokratët të votojnë për të çuar vendin përpara, jo mbrapsht
Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj në emisionin "Real Story" me Sokol Ballën tha se i duhet edhe një tjetër mandat si kryetar Bashkie për të vijuar projektet për kryeqytetin në bashkëpunim me qeverinë.
-
VIDEO
Çfarë ndodh nëse opozita humb në 14 maj? Meta: Ecim të sigurt drejt fitores, pavarësisht se Rama ka groposur standartet e zgjedhjeve
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi edhe për pozicionimin e tij përfundimtar krah Berishës, duke theksuar se bashkëpunimi me kreun e Rithemelimit është pa kthim përsa kohë u qëndron parimeve që i kanë bërë bashkë.
-
VIDEO
Akuzat për Veliajn se shkoi i maskuar në Iran, kryebashkiaku në Report Tv tregon lajthitjen e Berishës: Mashtroi me foton, është kitaristi i grupit 'Eagles'
Madje për këtë, Berisha ka publikuar në një studio televizive edhe një foto për të cilën pretendonte se është Erion Veliaj, i cili ka shkuar në Iran i maskuar me paruke, në vitin në 2008. Por fotoja që ka publikuar Berisha është një tjetër mashtrim i ish-kryeministrit, pasi rezulton një kitaristi i njohur amerikan i grupit legjendar ‘Eagles’, Joe Ëalsh, në moshë të re
-
VIDEO
Deklaratat e Belerit për helenizimin e Himarës, Meta: Temë e nxitur nga Rama, e ka hallin tek pronat që janë tjetërsuar nga drejtorët e hipotekave
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur për deklaratat e Fredi Belerit, kandidatit të tij dhe Berishës i cili ka thënë për mediat greke se do helenizojë Himarën, u shpreh se kjo temë është nxitur nga kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Posteri i Këlliçit me gishtat e mesit, Meta: Ishte i drejtë, i drejtohej korrupsionit në Tiranë
Duke folur për transparencën e partive politike në këtë fushatë zgjedhore, Meta tha se nuk bëhet fjalë për transparencë nga ana e Partisë Socialiste sepse janë vendosur billborde të shumtë të Ramës.
-
VIDEO
Fushata për 14 majin/ Meta: Fokusi ka qenë tek Këlliçi, Cara dhe Boçi! Rama ka provokuar politizim ekstrem sepse nuk ka bilanc
“Edi Rama ka provokuar politizimin ekstrem të fushatës zgjedhore”. Kështu u shpreh kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në studion e emisionit ‘Real Story’ me Sokol Ballën në Report TV.
-
VIDEO
Rama kujton dështimet e Berishës me Piramidën: Donte ta shembte për ta bërë parlament! Tentoi edhe të bënte Teatër Kombëtar
Edi Rama ka kujtuar çfarë tentoi të bënte Berisha me Piramidën, që sot pati inaugurimin e hapjes.
“Pati një moment kur qeveria e mëparshme tentoi ta shembte për të bërë parlament të ri dhe atje ka qenë një tjetër moment interesant se Piramidën e mbrojtjen të rinjtë, një masë e madhe vajzash dhe djemsh që s’ishin të nxitur nga partitë politike. Pastaj pati tentativë absurde për ta bërë Teatër Kombëtar dhe përsëri dështim i madh i qeverisë së mëparshme. U shpenzuan afro 5 milionë euro dhe Piramida u grabit dhe me ato që kishte. Iu morën pllakat e mermerit dhe mbeti një skelet që medmek do ishte skena e teatrit. Sfida tjetër është popullimi me start up-et, me botën digjitale.”
-
VIDEO
Rama për Piramidën: Ëndërr që bëhet realitet! Ishte degraduar, e ndarë me kioska! Nuk ishte e lehtë ta ruanim si pjesë kujtese
Kryeministri Edi Rama ka folur për realizimin e projektit të Piramidës duke thënë se është ëndërr që bëhet realitet.