-
VIDEO
Arrestimi i Belerit, Meta pas takimit me Berishën: Provokim nga Rama me policinë e Çuçit, të gjithë e dimë kush blen vota
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka folur sërish pas takimit me Berishën për arrestimin e Fred Belerit. Meta thotë se kjo ngjarje është e inskenuar dhe provokim nga Rama me policinë e Bledi Çuçit.
-
VIDEO
Arrestimi i Fred Belerit, çifti Berisha-Meta takim në selinë e PD-së
Pas arrestimi të Fredi Belerit për blerje votash në Bashkinë Himarë, Berisha dhe Meta po zhvillojnë një takim në selinë e PD-së.
-
VIDEO
Incidenti me Spahon, Gëzim Topçiu: Nuk po flisnim për votat! Bëra apel para fermerëve që të deklarojnë problemet me mjetet bujqësore
Kryebashkiaku i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu ka reaguar për incidentin me Edmond Spahon teksa ishte në një takim me fermerët duke sqaruar se nuk po flisnin aspak për vota, por po i bënte apel që të deklaronin problemet me mjetet bujqësore duke qenë se ka nisur targimi dhe regjistrimi i tyre.
"Kemi një problem nga mekanizatorët që prej kohësh kërkojnë të regjistrojnë mjetet. Morëm shkas nga takimi që zv.kryeministrja, drejtori i përgjithshëm i transporteve rrugore do të regjistrojnë mjetet që kanë probleme me dokumentacionin dhe qe një apel për të gjithë që të bëjnë deklarim për problemet.
Nuk flitej as për vota. Vota është e fshehtë, mund të votojnë për kë të dojnë. Kemi një ndërhyrja nga një deputet që nuk e kuptoj si mund të ketë parlamenti deputet të tillë. Ne kemi bërë njoftim për të gjithë njësitë administrative që kush ka probleme me mjetet dhe po i njoftojnë që të gjithë do bëjnë vetëdeklarim.
Nuk i kam qejf incidentet. I bëj apel të gjithëve që të jenë të qetë. Mua nuk më erdhi mekanizatorët e morën atë deputetin në mes të sheshit, kjo nuk shkon në Shqipëri. Qetësi, qetësi, vota është e fshehtë", tha Topçiu.
-
VIDEO
Balla u takua me Bashën? Berisha: Pengu i Ramës, ta takojë në kafe mos të fshihet si qyqar
Ish kryeministri Berisha ka komentuar sërish lidhur me videon që qarkullon mes një takimi të Ballës dhe Bashës. Ende nuk dihet nëse kjo video është e montuar, megjithatë për Berishën kjo tregon haptazi se Basha është peng i Ramës.
“Për mua, ajo video nuk thotë asgjë të re. Super video është dosja e Lul Bashës që e mban Rama peng për larje parash, pas kësaj peng marrjeje, unë të vetmin problem kam se pse s’takohen haptaz, po fshehurazi si qyqarë. S’kam as koment për atë. Unë e kam thënë me kohë, ata janë pengje. Ata më mirë të ikin të pinë kafe sesa të shkojnë nëpër skuta.”- tha ai.
-
VIDEO
Deklaratat e Belerit për ‘helenizimin e Himarës’, Berisha e jusitifikon: Flet për pronësinë e tokës! Rama, antishqiptar, kujt ia shet patriotizmin?
Sali Berisha ka justifikuar deklaratat e Fredi Belerit që thoshte se do të helenizojë Himarën duke thënë se e ka për pronësinë e tokave të himariotëve që i takojnë atyre. Edhe këtë herë ka akuzuar Ramën se është antishqiptar.
“Nuk heq asnjë presje për gjërat që kam thënë por sic e dini, Himara është një komunitet i përzier. Në Himarë ka shqiptarë, grekë, veneciane e me origjina të ndryshme sic janë portet. Lidhur me problemin, antishqiptari më i madh i kohërave është Edi Rama dhe nuk mund të përdorë si gjethe fiku. Nëse lexoni me vëmendje deklaratën e Belerit, flet për pronësinë e tokës dhe Rama i referohet kësaj. Pronat të cilat u përkasin himariotëve të jenë të himariotëve. Beleri nuk mund të bëjë e cbëjë historinë. Himara mbetet bastion i shqiptarizmit, por ka 2 gjëra të pamohueshme. Ka një seri fshatrash bilinguale dhe vetë qyteti i Himarës ka qytetarë me origjina të ndryshme, shqiptare, greke e veneciane. Ky që bën bububume nga këto është antishqiptar nga koka te këmbët. Kujt ia shet ai patriotizmin?” – tha Berisha.
-
VIDEO
Rama garantoi fitoren në shumicën e bashkive, Berisha s'e kundërshton: Unë s’jam profet
“Rama mendon se kaq mund t’i lërë opozitës por çdo akt i tij është regjistruar në mënyrën më serioze dhe do marrë përgjigjen më të fortë. Unë s’jam profet, por kam gjetur klime fitore kudo ku kam shkuar. Se them dot, s’them numra e përgjime. Ato i kanë ata që komunikojnë me forca madhore. Se them dot unë.”- tha Berisha.
-
VIDEO
Arrestimi i Fred Belerit, justifikimi i Berishës: Hakmarrje politike e Ramës, s’na pengojnë për fitoren! Kreu i policisë së Vlorës ish bashkëpunëtor i Shullazit
Ish kryeministri, Sali Berisha është shprehur se arrestimi i kandidatit të tyre në Himarë, Fredi Beleri është një hakmarrje e verbër politike e Ramës.
“Është një veprim i verbër. Hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës. Me manipulim, me angazhim të një manipulatori dhe të një ish bashkëpunëtori të bandave që drejton sot Vlorën. Kreu i policisë së Vlorës ka qenë një bashkëpunëtor me bandën e Shullazit dhe të tjerat dhe unë dënoj aktin, dhunën ndaj përfaqësuesit të opozitës. Sikundër dënoj shitblerjen e votës kudo që kjo të ketë ndodhur, Duhet të informoj qytetarët shqiptarë, se janë pasionet mafioze, qëllimet mafioze të Ramës ndaj tokave dhe trojeve të Ramës i këtyre akteve që ndodhin në Himarë. Përdorimi i dhunës është një akt in ekstremis për të trembur zgjedhësit. Unë kam qenë në Dropull ku gjeta krim terrori si bashkiake ku qeveritarët u bënin presion që të mos votonin Thanas Manekën por kandidatin e tyre. Këto nukj do pengojnë fitoren e shkëlqyer të opozitës më 14 maj.
Rama për atë kandidat ka një javë që në të gjitha fjalimet e ka sulmuar, e ka shpëlare me retorika të padenja. Po të jetë puna për blerje votash, ato kanë tentuar duke dhënë bonuese me pensionistët në kundërshtim me kodin zgjedhor të cilin Rama e konsideron kinezëri.”- tha Berisha.
-
VIDEO
Rama: Opozita po indimidon qytetarët! Kryebashkiakët tanë po i drejtohen Policisë për të mbrojtur zgjedhjet
Nga Puka, kryeministri Edi Rama akuzoi opozitës se po kërcënon dhe po indimidon qytetarët në këmbim të votës. Rama tha se kryebashkiakët socialistë u janë drejtues policisë për të mbrojtur zgjedhjet. Sipas tij, kjo po bëhen për “t’i shërbyer” Sali Berishës dhe Ilir Metës për të rrëzuar qeverinë.
-
VIDEO
Në garë për Durrësin, Sako vijon takimet me banorët në zonën e plazhit: Objektivi kryesor i bashkisë për mandatin që vjen do të jetë turizmi
Në vijim të takimeve përmbyllëse për zgjedhjet vendore të 14 majit, kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, njëherazi edhe kandidate e Partisë Socialiste për këtë bashki është ndalur në zonën e Plazhit, ku i ka shpalosur programin e saj banorëve të këtij komuniteti.
-
VIDEO
Në garë për bashkinë e Mirditës, kandidati i Berishës dhe Metës, Albert Melyshi: Bashkia do i rikthehet shërbimit ndaj qytetarëve
Në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati i koalicionit të Berishës dhe Metës, Albert Melyshi ka zhvilluar një takim me banorët në Rrëshen.
Në fjalën e tij për banorët e këtij komuniteti, Melyshi tha se punët që nuk janë bërë për 8 vite nuk mund të bëhen në fund të mandatit, duke i vënë theksin se qeveria qëndrore dhe vendore vihen në lëvizje vetëm kur kanë interes për të marrë votat.
Ndaj me 14-maj, ai u zotua se bashkia do i rikthehet shërbimit ndaj qytetareve, për të plotësuar nevojat e tyre.
Në takimin e tij përmbyllës në Rrëshen, Melyshi shoqërohej nga drejtuesja politike e opozitës për qarkun e Lezhës Jozefina Topalli, e cila tha se Albert Melyshi është përfaqësimi më dinjitoz i Mirditës në krye të bashkisë pas 14-majit.
-
VIDEO
Incident në Maliq, deputeti Spaho ndërhyn në takimin e Topçiut, futet duke filmuar! Kryebashkiaku: Kështu i merrni votat ju
Tre ditë para zgjedhjeve vendore, një incident ka ndodhur në fshatin Vreshtas të Maliqit.
Gjatë një takimi elektoral që po kryente Gëzim Topçiu, kryebashkiaku aktual, në zonëm e Vreshtasit me traktoristët ka shkuar deputeti i PD Edmond Spaho i cili ka filmuar procesin (takimin e tyre) dhe ka tentuar të ironizojë dhe akuzojë Topçiun.
-
VIDEO
Emiriana Sako takim me banorët në Shkozet: Synimi ynë është të kthejmë Durrësin në portën e turizmit
Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes 14 Shkozet Durrës, të cilëve u garantoi ndërhyrje dhe investime të shumta në arsim, ujësjellës, infrastrukturë rrugore dhe turizëm.
Duke folur më tej para banorëve, kryebashkiakja Sako tha se rindërtimi është një kapitull i rëndësishëm i punëve të bëra por ka akoma nevojë që infrastruktura në zona të caktuara të Durrësit të arrijë standartet e qendrës së qytetit.
Në fjalën e saj për banorët e këtij komuniteti ajo u shpreh gjithashtu se brenda vitit të ardhshëm do të mbyllet puna në ndërtimin e banesave dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti dhe të gjitha familjet do të rikthehen në shtëpitë e tyre.
Më tutje kryebashkiakja e Durrësit, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit në takimin me banorë të Shkozetit, premtoi se do të punojë me dinjitet për të zhvilluar këtë bashki.