-
VIDEO
Edhe dy ditë fushatë, kandidatët në terren, takime me qytetarët
Vetëm dy ditë kanë mbetur nga fushata zgjedhore dhe kandidatët kanë intensifikuar takimet me qytetarët me qëllim prezantimin e programeve të tyre elektorale, për t’i bindur qytetarët që t’u japin votën në 14 maj.
-
VIDEO
Kandidati i Berishës dhe Metës për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi: Unë do i vë kryqin këtij korrupsioni
Në prag të zgjedhjeve të 14 majit, kandidati i koalicionit të Berishës dhe Metës për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi ka zhvilluar një takim ma banorët e fshatit Tapi, ku ndër të tjera ka ngritur akuza të forta ndaj kundërshtarit të tij në garën për bashkinë e Kuçovës.
-
VIDEO
Emirjana Sako në Durrës: Brenda vitit tjetër përfundon programi i rindërtimit
Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, ka zhvilluar një takim me banorë të njësisë administrative Sukth, të cilët fillimisht i falënderoi për mbështetjen e madhe duke thënë se në këtë zonë janë bërë investime të shumta në arsim, ujësjellës, infrastrukturë rrugore por të tjera investime të mëdha do të kryhen gjatë mandatit të ardhshëm. Duke folur më tej para banorëve, kryebashkiakja Sako tha se në këtë njësi janë ndërtuar 5 shkolla e kopshte të reja, ndërkohë që Sukthi ka sot furnizim 24 orë me ujë.
-
VIDEO
Klosi: Zhupa dhe Berisha kanë tjetërsuar pronat e komunitetit bektashi në Ksamil
Akuzave të Ina Zhupës, Blendi Klosi iu përgjigj me një kundër akuzë në Report Tv. Sipas tij, Zhupa së bashku me Sali Berishën kanë përvetësuar pronat e komunitetit bektashi.
“Zhupa dhe Sali Berisha që thonë se do prishen varrezat për të ndërtuar pallate, që është zero e vërtetë, kanë konflikt të pastër interesi me pronat, një familjar shumë i afërt dhe Zhupës dhe Berishës, në tryezën e shtëpisë kanë tjetërsuar pronat e komunitetit bektashi në Ksamil dhe Sarandë dhe kanë shkuar në SPAK, janë grabitës të pastër pronash”, tha Klosi.
-
VIDEO
Zhupa: PS solli bandat e Beratit në Sarandë për të kërcënuar qytetarët! S’kemi fakte, por e tregon FB! Klosi: E pavërtetë
SARANDË- Teksa qytetarët po përgatiten për zgjedhjet vendore 2023, deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar drejtuesin politik të qarkut Vlorë, Blendi Klosin se po kërcënon qytetarët e Sarandës. Zhupa pretendon se Klosi ka sjellë në Sarandë bandat e Beratit, për të intimiduar bizneset në Ksamil si dhe të trembë qytetarët. E ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, ajo tha se PS i trembet rezultatit në këto bashki. Ndërkohë ka reaguar edhe Bledi Klosi për këtë deklaratë po në ekranin e Report Tv ku e cilëson si të pavërtetë.
-
VIDEO
Çështja e detit me Greqinë, Begaj: Kam një kërkesë nga ministria e Jashtme për ta dërguar në Hagë! Do zgjidhet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare
pyetur për çështjen e detit me Greqinë, Presidenti Bajram Begaj tha se është e vërtetë që ka një kërkesë nga ministria e Jashtme për ta çuar çështjen në Hagë. Begaj tha se po e vlerëson me seriozitetin më të madh këtë kërkesë, ndërsa theksoi se çështja do zgjidhet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare
"Me Greqinë fqinje kemi një çështje. Unë kam një kërkesë nga ana e ministrisë së jashtme që është e shoqëruar me një relacion shpjegues. Si president i republikës në zbatim të detyrimeve kushtetuese, këtë kërkesë e vlerësoj me seriozitetin maksimal. Është një çështje që duhet të gjejë zgjidhje, zgjidhja është e bazuar në kushtetutën e Shqipërisë në akte dhe ligjet ndërkombëtare, në ligjet e brendshme por edhe në rregullat e fqinjësisë së mirë dhe reciprocitetit. Me Ramën jam takuar disa herë. Çështjet që kam diskutuar që kanë qenë publike, tema për sigurinë kombëtare, çështja të lidhura me shërbimin e jashtëm, komunikimi është institucional, shumë i mirë", tha Begaj.
-
VIDEO
14 Maji, Presidenti Begaj: Politika e shpërfilli mesazhin tim, ka retorikë denigruese dhe armiqësore në fushatë! Qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje
Presidenti Bajram Begaj ka kritikuar sot retorikën denigruese dhe armiqësore, siç e quajti ai, të partive politike në këtë fushatë politike. Begaj tha se mesazhi i tij në fillim të fushatës për një gjuhë me alternativa dhe jo me sulme u shpërfill nga politika.
-
VIDEO
Presidenti polak në Tiranë: Bashkëpunojmë në disa fusha, turizëm e ndërtim! Shqipëria po zhvillohet
Presidenti polak Andrzej Duda në vizitën që po zhvillon në Shqipëri është i shoqëruar nga sipërmarrës polakë, me të cilët do diskutohet për bashkëpunimin në disa fusha. Durda tha se bashkëpunimi do jetë në shumë fusha, në ndërtim, turizëm, investimi në infrastrukturë, linja hekurudhore etj. Ai tha se Shqipëria po zhvillohet në mënyrë dinamike.
-
VIDEO
Presidenti polak në Tiranë: Shqipëria, avangardë me ecjen drejt anëtarësimit! S’kemi asnjë dyshim që duhet të jetë pjesë e BE sa më shpejt
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, shprehu nga Tirana në konferencën për shtyp me Presidentin Begaj, se nuk ka asnjë dyshim që Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian sa më shpejt. Ai tha se Shqipëria ka ecur para me reformat dhe është pararojë në rajon për ecurinë drejt anëtarësimit në familjen evropiane.
-
VIDEO
Begaj me homologun polak: Marrëdhëniet mes dy vendeve shumë të mira, ka hapësirë për më shumë! Polonia të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO
Presidenti Bajram Begaj mbajti një konferencë për shtyp me homologun e Polonisë, Duda. Begaj tha se në fjalën e tij se Shqipëria dhe Polonia janë dy vende me marrëdhënie shumë të mira, e ndërsa vlerësoi bashkëpunimin në fushën e turizmit, arsimit .
Por Begaj tha se ka hapësirë për të bërë më shumë mes dy vendeve. Begaj tha se bashkëpunimi ekonomik e tregtar i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor është larg mundësive të dy vendeve.
-
VIDEO
Në garë për Beratin, kandidati i PS-së Ervin Demo: Çfarë kemi bërë këto tre vite, nuk janë asgjë në krahasim me ato që do bëjmë në vijim
Në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Beratit, Ervin Demo ka zhvilluar sot një takim me banorët e rajonit 2, të cilëve u ka bërë të ditur programin e tij dhe planet për këtë zonë.
E teksa foli për vitet e para, kur sapo ishte vendosur në krye të bashkisë së Beratit, Demo tha se ishte përballur më vështiruesi të panumërta, ku njerëzit i kishte mbytur pesimizmi dhe varfëria.
-
VIDEO
Belind Këlliçin e lënë nervat, ‘humbet rrugën’ në Tiranë, ‘gjobit’ pallatin e rregullt të familjes së vjehrrës
Kur kanë mbetur 2 ditë nga fushata elektorale, kandidatin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçin, duket se e kanë lënë nervat.