Emirjana Sako në ‘Kontrast’: Manchester City në Durrës, një mundësi e shkëlqyer për fëmijët e të rinjtë në sport! Brenda 2024 përfundojmë rindërtimin

8 Maj 2023, 15:41

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, njëherazi edhe kandidatja e PS për këtë bashki prezantoi në Report Tv vizionin e saj për katër vitet e ardhshme. E pyetur se përse duhet që qytetarët e Durrësit duhet t’i besojnë edhe një mandat tjetër, Sako thotë se kanë gati projektet e mëdha për transformimin e Durrësit.