-
VIDEO
Prezantohet projekti për rijetësimin e Sarajeve! Veliaj Ta kthejmë në Muzeun Etnografik të Tiranës
Prezantohet projekt-ideja për kthimin e godinës së Sarajeve të Toptanëve në Muzeun Etnografik të Tiranës. Projekti, i cili ka për qëllim rijetësimin e godinës në një vlerë të shtuar të Tiranës, do të ruajë vlerat kulturore e tradicionale të qytetit.
-
VIDEO
Haxhiu dëgjon problemet e qytetarëve, jep premtimin: Do ndryshojmë bashkinë Kurbin pas 14 majit
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta në Bashkinë Kurbin Behar Haxhiu, ka vijuar takimet në banorë në fshatrat Mali i Bardhë, Shullaz dhe Adriatik. Banorët kanë sjellë shqetësimet dhe problematikat e tyre nga mungesa e investimeve.
-
VIDEO
Filo: Të bindur drejt fitores më të madhe ndonjëherë në Korçë në 30 vite pluralizëm
Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo, njëherazi kandidat i PS për zgjedhjet e 14 majit, prezantoi para banorëve të lagjes 17 të qytetit, programin e tij elektoral dhe sfidat e rëndësishme sipas tij për mandatin e ardhshëm. Me bindjen për punë akoma edhe më të mëdha, sidomos në përmbylljen e infrastrukturës por edhe me fokusin tek rinia, Filo u shpreh se me mbështetjen e banorëve të bashkisë do të shkojmë drejt fitores më të madhe në historinë e pluralizmit shqiptar.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, Kodheli prezanton programin, zotohet se struktura e administratës do zgjidhet nga vetë banorët e zonës
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë Fier, Evdar Kodheli, në vijim të turit elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 14 Majit, është ndalur në njësinë administrative Cakran, me banorë të fshatit Varibop. Banorët i përcollën kandidatit të opozitës, shqetësimin se jetesa e tyre është vështirësuar se tepërmi si pasojë e braktisjes nga pushteti vendor i cili vetëm u merr taksa, po nuk u ofron asgjë.
-
VIDEO
KQZ teston pajisjen e identifikimit elektronik, Celibashi: Teknologjia shmang tentativat e votimit disa herë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi sot testimin operacional për pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve. Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpreh se është krijuar një sistem i tillë shmang tentativat e votimit disa herë
-
VIDEO
Meta për 5 Majin: Liria mbrohet çdo ditë dhe sot liria mbrohet me votë dhe duke marrë pjesë në votime.
Liria mbrohet çdo ditë dhe sot liria mbrohet me votë dhe duke marrë pjesë në votime. Ky ishte mesazhi i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ka zhvilluar sot homazhe për Ditën e Dëshmorëve edhe në Çorovodë, pas Beratit. Meta në fjalën e tij për mediat tha se liria mbrohet me votë dhe pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa ftoi qytetarët që të votojnë më 14 maj për ndryshimin.
-
VIDEO
Dita e Dëshmorëve, ithtarët e diktatorit Enver Hoxha kryejnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve
Sot në Ditën e Dëshmorëve, si çdo vit nostalgjikët ndaj diktatorit Enver Hoxha kanë marrë pjesë në homazhet tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë duke përkujtuar këtë ditë.
Me parulla komuniste, shallin e pionierit në qafe dhe me foton e diktatorit Enver Hoxha, ato kanë kryer homazhe.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, banorët në Yzberisht do votojnë në kontenierë të përshtatur, janë rrethuar me gardh! Disa qytetarë s’gjejnë emrin e tyre
Përgatitjet për votimet më 14 maj kanë nisur. Banorët e lagjes numër 14 në Yzberisht, pranë Bulevardit Migjeni, për zgjedhjet vendore të 14 majit do ju duhet të votojnë në kontenierë të përshtatur si qendra votimi. Janë 22 të tillë të vendosur në dispozicion të qytetarëve.
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Sako 'dy fjalë' për rivalin e saj për bashkinë Durrës: S’meriton të merret seriozisht, dikur marionetë e Bashës sot e Like Floririt dhe ‘Non Gratës’
Kryebashkiakja Emiriana Sako ka reaguar pas disa kritikave të ardhura nga rivali i saj politik për Durrësin, Igli Cara.
-
VIDEO
Boçi prezanton projektin për parkun diellor të Elbasanit: Një prej ëndrrave më të bukura për kthimin në një qytet të pastër dhe ekologjik
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta në Elbasan, Luçiano Boçi prezantoi projektin e tij për parkun diellor të qytetit ndërsa nënshkroi me një kompani partnere të grupit europian Edison një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi.
-
VIDEO
Dita e Dëshmorëve, Rama homazhe tek varrezat e dëshmorëve
Kryeministri Edi Rama bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve. Ai është i pranishëm në ceremoninë e nderimit të Dëshmorëve të Kombit së bashku me Lindita Nikollën dhe Erion Veliajn.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, Mediu: Duhet t'i kthehet politika të rinjve! Largimi i tyre, plagë shumë e madhe për vendin
Fatmir Mediu zhvilloi takim në njësinë 5 në Tiranën e Re duke theksuar domosdoshmërinë e angazhimit të rinisë në politikë. Mediu u shpreh se largimi i të rinjve ka krijuar plagë të madhe për shoqërinë shqiptare, ndaj thotë se ka ardhur koha që t’i kthehet atyre politika.