-
VIDEO
Bejko thirrje të rinjve: Mos ktheni kurrizin kur shikoni një njeri të politikës, por dilni përballë
Ndalesa e radhës e kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, ka qenë njësia nr.5 në kryeqytet, ku ka pasur një mesazh për të rinjtë. Ai u ka kërkuar që të mos heshtin apo të jenë indiferentë, por të reagojnë dhe të angazhohen për të mirën e vendit.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Koduzi i PD-së: Bejko kandidati i vetëm i djathtë i Tiranës! Dalipi i PS-së: Nëse kanë një model të na e demonstrojnë
Dy kandidatët për këshilltarë në bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi i Partisë Socialiste dhe Gazment Koduzi nga Partia Demokratike, të ftuar në Report Tv, paraqitën vizionet e tyre për kryeqytetin.
Koduzi u shpreh se ato kanë ofruar një program të caktuar për qytetarët, ndërsa theksoi se e djathta në Tiranë përfaqësohet vetëm me një kandidat, që është Roland Bejko.
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Kandidatët në terren për garën e 14 majit! Peleshi e Filo në Korçë: Premtimet që bëjmë i kthejmë në realitet! Gjoni: Lezha s'mund të pajtohet me arrogancën e këtij pushteti
Kur ka mbetur pothuajse një javë kohë përpara periudhës së heshtjes zgjedhore, kandidatët e forcave politike kanë dalë sërish në terren në takim me qytëtarët ku kanë prezantuar programet e tyre.
-
VIDEO
Në garë për Vaun e Dejës, Kandidatja e PD-së Klomentina Drini për Report Tv: Njerëzve po u bëhet presion! Jo diferencime politike të qytetarëve
Kandidatja e Partisë Demokratike për Vaun e Dejës, Klomentina Drini, shpalos për Report Tv prioritetet e saj për Bashkinë. Ajo thotë se do t’i japë fund trajtimit sipas përkatësisë politike të qytetarëve, ndërsa pranon ekzistencën e presionit ndaj tyre në këtë fushatë
-
VIDEO
Pjerin Ndreu me banorët e Barbullojës në Lezhë: Unë do të jem garant i fjalës së mbajtur, në fokus kemi zhvillimin e infrastrukturës
Kandidati i Partisë Socialiste për Lezhën, Pjerin Ndreu është ndalur në Barbullojë dhe në lagjen e Spitalit për të takuar banorët e këtij komuniteti dhe për t’i prezantuar atyre planet dhe idetë që qëndrojnë në themel të programit të tij për qytetin e Lezhës.
Në fjalën e tij për banorët e Barbullojës, Ndreu tha se ka dhënë impulse pune në të gjithë Lezhën dhe pjesë e investimeve do të jetë edhe kjo zonë e lënë në harrese, ai u zotua se do të sillte ndryshim rrënjësor në jetën e banorëve të këtij komuniteti.
“Kam dhënë impulse të punës në gjithë Lezhën dhe këto impulse ka ardhur koha ti përfitojë edhe Barbullonja, rrugët do të asfaltohet, urat do të bëhen me një sistem tjetër , do hapim kanale kulluese 600 km kanale kulluese të tjera në këtë mandat ”- tha ai.
-
VIDEO
Benet Beci takim me banorët e lagjes Dërgut! Premton ndërhyrje për rikonstruksionin e shesheve mes pallateve
Kandidati për kryetar i bashkisë Shkodër Benet Beci ka zhvilluar një takim me banorët e rajonit numër 3 të cilët i shprehën problematikat e tyre dhe mungesën e plotë të vëmendjes në këto vite nga bashkia e Shkodrës. Ndërkohe gjate takimit me banoret e kësaj zone u regjistrua edhe një incident pasi një pjese e suvasë të një pallati ra ne vendit ku po zhvillohej takimi , por fatmirësisht nuk pati dëme ne njerëz. Në fjalën e tij përpara banorëve kandidati i PS për bashkinë Shkodër, Benet Beci tha se duhet një ndërhyrje emergjente për rikonstruksionin e këtyre pallateve ndërsa shtoi se ka ardhur koha qe ti kthejmë faqen Shkodrës. Kandidati Beci deklaroi se projektet për infrastrukturën do të jenë fokusi kryesor në punën e tij.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore/ Karabina: Një sistem i terë është bashkuar që të minojë PD-në, por ne jemi e ardhmja! Deputetët janë në fushatë, mbështesin këshilltarët
Drejtuesja e fushatës së PD për Tiranën, Mirela Karabina thotë se në këto 33 vite po qeverisemi nga një klasë politike e korruptuar. Sipas Karabinës, në Shqipëri, qytetarëve u mungon një model i politikanëve dhe shton se një sistem i tërë është bërë bashkë për të minuar Partinë Demokratike
-
VIDEO
Dhjetëra gra demokrate i bashkohen PS në Kavajë, Veliaj: Mirë se erdhët në shtëpinë tonë
Gjatë takimit me Forumin e Gruas në Kavajë, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, mirëpriti dhjetëra gra demokrate, të cilat iu bashkuan familjes socialiste. Ai u shpreh se çdo demokrat e ka kuptuar sot se gjëja më e rëndësishme është familja dhe jo partia
-
VIDEO
Spahia me banorët e Dobraçit dhe Golemit: Rivalët vijnë pa projekt dhe me mashtrime 3D, ne kemi një plan të qartë
Me banorët e Dobraçit dhe të Golemit e zhvilloi takimin e radhës kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Bardh Spahia, i cili mori mbështetjen e tyre për 14 Majin.
-
VIDEO
Testohet pajisja për votim elektronik, Celibashi: Garanton 100% fshehtësinë e votës! Në Elbasan, Vorë e Kamëz rezultati del brenda 30 minutave
Votimi dhe numërimi elektronik garanton 100% të fshehtësisë së votës. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një dalje për mediat u shpreh se nesër do të bëhet testimi i pajisjeve të identifikimit elektronik dhe votimit elektronik. Në tre bashkitë ku do të aplikohet, Elbasan, Vorë dhe Kamëz, rezultati pritet që të dalë brenda 30 minutave
-
VIDEO
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Lezhën, Pashk Gjoni: Lezha s'mund të pajtohet me arrogancën e këtij pushteti
Në një takim me familjet e vjetra Lezhjane dhe specialist të ndryshëm, Pashk Gjoni kandidati i koalicionit Berisha-Meta u premtoi qytetarëve se do marrin zgjidhje për të gjitha problemet e tyre.
-
VIDEO
14 Maji/ Sfidat e mazhorancës në këto zgjedhje, sonte në Real Story i ftuar Kryeministri Rama! Në pjesën e dytë Alibeaj tregon betejën për një PD ‘post Berisha’
Fushata elektorale po i afrohet fundit të javës së saj të tretë. Padyshim është një fushatë elektorale jo e zakontë për shkak edhe të faktorëve dhe aktorëve politikë që luajnë në të. Këtë të enjte në ‘Real Story’ do të jenë 2 kryetarët e 2 partive politike në vend, sigurisht me situata krejtësisht të kundërta.