-
VIDEO
Të martën në 9 maj vjen sondazhi i gjashtë dhe i fundit i Institutit prestigjioz Piepoli
Të martën në 9 maj vjen sondazhi i gjashtë dhe i fundit i Institutit prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian Piepoli që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet pak ditë para zgjedhjeve me 6 bashkitë më të rëndësishme të vendit. Në fokus të sondazhit të fundit bashkia e Tiranës, bashkia e Durrësit , bashkia e Elbasanit, bashkia e Shkodrës, bashkia e Lezhës dhe bashkia e Korçës. Kush është kandidati më i pëlqyer nga qytetarët në 6 bashkitë ku parashikohen sfidat më interesante të këtyre zgjedhjeve? Cila është prirja e votës për këshillat bashkiakë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Korçë? Rezultatet e sondazhit të fundit të institutit Piepoli 5 ditë para zgjedhjeve, të martën ora 21 në emisionin Repolitix.
-
VIDEO
Roland Bejko takim me banorët e ‘Misto Mames’: Do i shpronësojmë banesat e prishura me vlerën e tregut! Ulim me 50% taksat
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës zhvilloi një takim me qytetarët në zonën e Misto Mames. Bejko u prezantoi atyre pikat e programit për kryeqytetin, ku theksoi se nëse do ta votëbesojnë më 14 maj, do të ulë të gjitha taksat vendore me 50%.
-
VIDEO
PD krijon Këshillin Euroatlantik, Alibeaj: Do ta kthejë partinë në një alternativë qeverisëse! Qëndrimi i Berishës sot, si i Enver Hoxhës me anglo-amerikanët
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ka krahasuar Sali Berishën me Enver Hoxhën, sa i përket qëndrimit që ai ka mbajtur në raport me ndërkombëtarët. Alibeaj tha se Berisha kërkonte që të bënte në Shqipëri një lëvizje anti-amerikane.
-
VIDEO
Rama: Ambicia jonë është që në Tepelenë të vijnë 150 mijë turistë nga 15 mijë që ishin vitin e kaluar! Kalaja do jetë motor për zhvillimin ekonomik
Gjatë takimit me qytetarët në Tepelenë, Rama u shpreh i bindur se nëse bashkia do t’i besohet sërish Tërmet Pecit për një mandat tjetër, do të ketë mbi 150 mijë turistë që do vizitojnë këtë zonë, nga 15 mijë që kanë qenë vitin e kaluar.
-
VIDEO
Roland Bejko takon sipërmarrës e banorë në zonën e 'Misto Mame’ në Tiranë: Ulim me 50% taksat vendore
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Tiranë Roland Bejko, vijoi turin e takimeve elektorale duke takuar sipërmarrës dhe banorë të zonës së “Misto Mames”.
Kandidati demokrat për Bashkinë e kryeqytetit, duke u shpërndarë fletëpalosje me programin për Tiranën, vuri në dukje premtimin për uljen me 50% të taksave
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Boçi prezanton projektin për parkun diellor të Elbasanit: Askush s'duhet të na rrëzojë shpresat! Haxhiu: Do ndryshojmë Kurbinin
Kur ka mbetur pothuajse një javë kohë përpara periudhës së heshtjes zgjedhore, kandidatët e forcave politike kanë dalë sërish në terren në takim me qytetarët ku kanë prezantuar programet e tyre.
-
VIDEO
Rama në Tepelenë: Shqiptarët nuk kanë më çfarë t'i japin 'Salikes non-grata'! Ata kanë borxhe gjaku në bulevard për të cilat do të mbajnë përgjegjësi
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Tepelenës të cilëve u ka bërë thirrje të votojnë kandidatin Tërmet Peci për një tjetër mandat në krye të bashkisë.
-
VIDEO
Largimi i të rinjve drejt Gjermanisë, mesazhi i Schulz: Qeveria ka bërë punë të mirë, duhet të fokusohet më shumë te punësimi
Ish-kreu i Parlamentit Europian, Martin Schulz u prit nga Damian Gjiknuri në selinë e PS ku dha mesazhin për largimin e të rinjve shqiptarë drejt Gjermanisë.
-
VIDEO
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta në Dibër: Do i japim fund keqqeverisjes dhe arrogancës! Do ofrojmë zgjidhje për banorët
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë Dibër, Ismail Uka përmendi 3 sfidat kryesore që ka për t’i dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve.
-
VIDEO
Balla nga Fieri: Në 2025 të mundësojmë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar sot 5 majin nga Varrezat e Dëshmorëve në Lushnje dhe Fier. Balla u shpreh se sot kujtojmë bijtë e Shqipërisë të cilët dhanë jetën e tyre për çlirimin e atdheut, si dhe propozoi që sot në një moment të caktuar të mbahen dy minuta heshtje në të gjithë Shqipërinë.
-
VIDEO
Komisioni Evropian propozon paketë ligjore për masa kundër korrupsionit, eksperti Gjipali në Report Tv: Ka konsensus politik në BE për luftë kundër korrupsionit
Përmes një pakete të re ligjore, Komisioni Evropian synon të forcojë masat për ndëshkimin e personave të përfshirë në korrupsion në 27 vendet anëtare. Por sipas propozimeve, masa të forta deri në ngrirjen e aseteve do merren edhe ndaj personave nga vendet e treta që kanë kryer vepra të rënda korrupsioni, siç është rasti i Shqipërisë.
-
VIDEO
Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët për Atdheun! Rama, homazhe te memoriali "Nënë Shqipëri' në Tiranë! Të pranishëm dhe Nikolla e Veliaj
Sot në 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve Shqipëria përkujton të rënët në luftë. Vrasja në 5 maj 1942 e Qemal Stafës, ish sekretari politik i të rinjve komunistë, në nderim të veprës së tij, është caktuar të jetë Dita e Dëshmorëve.