-
VIDEO
Pas fyerjeve raciste të Belind Këlliçit për të ardhurit, skandalizon dhe kandidati i Berishës në Himarë: Shqiptarët janë të zbritur nga Kaukazi!
Pak kohë më parë qytetarët u skandalizuan nga deklaratat raciste të kandidatit të Berishës dhe Metës në Tiranë, Belind Këlliçi për qytetarët e ardhur në Tiranë. Madje ai shkoi edhe më tej teksa deklaroi se ata që hyjnë në Tiranë do të paguajnë. Ashtu sikurse Këlliçi, një tjetër kandidat i Sali Berishës dhe Ilir Metës në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, ka bërë një deklaratë raciste kundër shqiptarëve
-
VIDEO
Edi Rama i merr qeleshen simpatizantit dhe fillon kërcen me të
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video me qeleshe në kokë duke kërcyer. “Qeleshja mir për shok shum” thotë Rama.
-
VIDEO
Ermal Meta në krah të Veliajt: Tirana ka nevojë për ty, nuk kam njohur njeri më punëtor
Ermal Meta i bashkohet artistëve të shumtë të cilët përkrahin në zgjedhjet e 14 majit Erion Veliaj. Përmes një videomesazhi, ylli i skenës italiane me origjinë shqiptare Ermal Meta shprehet se nuk ka njohur ndonjëherë një person që punon më shumë se kryebashkiaku Veliaj
-
VIDEO
Fier, kandidatja e PD në lagjen ‘Afrim i ri’: Zona kërkon frymëmarrje, është lënë prej vitesh në harresë
Eriselda Zotaj Çelaj, kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Fierit, ka denoncuar gjendjen në të cilën ndodhet infrastruktura në lagjen "Afrim I Ri". Sipas saj, kjo lagje ka nevojë për investime konkrete në shumë sektorë, e të ndjejë dorën e pushtetit për ta ndjerë vetën të barabartë me qytetarët që jetojnë në qendër të qytetit
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Peleshi dhe Filo takime në Korçë me qytetarët: E kemi treguar se premtimet që bëjmë i kthejmë në realitet
Nga lagjja 1 e qytetit të Korçës në takimet e zhvilluara në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit, ministri i mbrojtjes, njëherazi drejtues politik i qarkut Korçë, Niko Peleshi, vuri theksin tek rritja e nivelit të jetesës dhe kalimi i Korçës në një tjetër nivel mirëqenieje.
-
VIDEO
Mediu takim me këshilltarët republikanë të Bashkisë Tiranë: Jemi në situatën më të vështirë të historisë sonë kombëtare
Mediu zhvilloi një takim me këshilltarët Republikan të bashkisë së Tiranës që mbi 90% janë të rinj. Kreu i PR-së, Fatmir Mediu theksoi se është momenti I tyre dhe e domosdoshme që të luftojmë fort në çdo rrugicë, lagje apo fshat të Tiranës, të bisedojmë dhe dëgjojmë njerëzit dhe ti kërkojmë të votojnë Nr4 Partinë Republikane.
-
VIDEO
Prezantohet projekti i stadiumit ‘Niko Dovana’! Rama: Me Akademinë e Futbollit e kthejmë Durrësin në destinacion të talenteve të reja
Në Durrës, po prezantohen sot tre projekte për ndërtimin e stadiumit të ri ‘Niko Dovana’. Kryeministri, Edi Rama i cili mori pjesë në prezantimin e projekteve finaliste, tha se në fushën e sportit në Durrës duan që të bëjnë shumë tepër, e që synojnë që ta kthejnë këtë qytet në një destinacion të talenteve të reja! Durrës City’ mund të jetë një skuadër me vete
-
VIDEO
Piepoli sondazhi 5, PS mund Berishën e Metën,Veliaj fiton Tiranën,Këlliçi kosto me “gishtat e mesit'' (3 maj 2023)
10 ditë para zgjedhjeve, sondazhi i Piepolit nxjerr fituese Partinë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit në Tiranë, me Erion Veliajn që thellon fitoren. Lideri më pak i besueshëm për shqiptarët është Ilir Meta, ndërsa për shkak të posterit me gishtat e mesit lart, mbështetja për Belind Këlliçin ulet me 11%. Nëse në 14 maj, do të mbaheshin zgjedhje të përgjithshme dhe jo vendore, në rang kombëtar PS rezulton fituese me 48-52%.
-
VIDEO
Sondazhi i Piepolit/ PS mund me diferencë koalicionin Berisha-Meta në rang kombëtar! Këlliçi humb 11% të votave të tij pas posterit me gishtin e mesit
10 ditë para zgjedhjeve, sondazhi i Piepolit nxjerr fituese Partinë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit në Tiranë, me Erion Veliajn që thellon fitoren. Lideri më pak i besueshëm për shqiptarët është Ilir Meta, ndërsa për shkak të posterit me gishtat e mesit lart, mbështetja për Belind Këlliçin ulet me 11%. Nëse në 14 maj, do të mbaheshin zgjedhje të përgjithshme dhe jo vendore, në rang kombëtar PS rezulton fituese me 48-52%.
-
VIDEO
Bozdo: Deklarata e Ramës se s’do bashkëpunojë me kandidatët e opozitës, kriminale! 14 maji, test qytetarie
Anëtari i Kryesisë së ‘Rithemelimit’, Enno Bozdo e ka cilësuar si “kriminale” deklaratën e kryeministrit Edi Rama që nuk do të bashkëpunojë me Bashki që do të zgjedhin kandidatët e djathtë në 14 maj.
-
VIDEO
Veliaj me fermerët në Kavajë: Ne i çojmë punët vetëm përpara me punë dhe mund, opozita i përdor njerëzit si ‘mish për top’
Drejtuesi politik i PS per qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, pari sot një takim me fermerët në Kavajë. Veliaj tha se një fermer punon vetëm për të ecur përpara dhe jo mbrapa.
“Po mendoja për sloganin tonë, teksa po binte shi, dhe thashë: Shyqyr zotit, gjithë ky bereqet, edhe për ne që merremi me Ujësjellësin, si une, Redi apo Edisoni, që duam të mbushen rezervuarët, por edhe për ata që kanë produkte. Ndërkohë, për ata që janë rritur në ish Bllok dhe kanë qenë me Partinë e Punës që në vakt, sigurisht që shiu i shkrin, se ata janë prej sheqeri. Ndaj edhe ata nuk bëjnë fushatë në ditë me shi, dhe nja dhjetë ditë nuk kemi për t’i parë se do jetë bereqet. Isha duke menduar për punën që bën një bujk: Keni parë traktor që e lëron tokën mbrapsht? Keni parë ndonjë që e përdor shatin mbrapsht? A keni parë njeri që e vjel frutin mbrapsht? Çdo proces, edhe proceset tona jetike, edhe mënyra si ecim, edhe mënyra si i japim zetorit, edhe mënyra si prashisim, edhe mënyra si vadisim, është vetëm duke ecur përpara”, tha Veliaj.
Ndërsa, ai shtoi se pala kundërshtare i sheh qytetet dhe njerëzit që jetojnë në to si “mish për top”, për t’i përdorur që të mbushin autobusët dhe t’i nxjerrin nëpër protesta.
-
VIDEO
I riu lavde kandidates socialiste, Rama: Ka 2 çuna, se po të kishte vajzë duhet të të jepte mundësinë të paktën që ta takoje
Një i ri ka thurur lavde për kandidaten e socialistëve në Bashkinë e Klosit, Valbona Kola. Ai e përkufizoi si një femër të fortë e cila i njeh të gjitha problemet e qytetit, e ndërsa pas këtyre lavdeve nuk ka munguar edhe batuta e kryeministrit Edi Rama.
“Mirë, rri tani se Valbola ka 2 çuna, se po të kishte vajzë do duhet të ta jepte mundësinë që paktën që ta takoje, po pastaj të vendoste vajza. Në zgjedhjet e 2031 ky do jetë kryetari i Bashkisë së Klosit, mbani mend këtë”, tha Rama.