• VIDEO

    Edi Rama, betejë pa kundërshtarë? vs Enkelejd Alibeaj Partia Demokratike, votë për të ardhmen (4 maj 2023)

    Kryeministri Edi Rama tha se ka besim te drejtësia e re, por thekson se ky besim shkon kot, për aq kohë sa SPAK nuk merret me aferat më të mëdha siç ai i quan, duke nisur nga Gërdeci, 21 janari, akuzat për llogari ofshore të Monika Kryemadhit.

    • VIDEO

      Alibeaj në ‘Real Story’: Berisha nuk iku realisht në 2013, duhet të reagonim që atëherë! Bashkëpunim me Metën kurrë! Bardhi i distancuar? S’është dramatike

      Përfaqësimi i Partisë Demokratike me vetëm 14 kryetar Bashkie dhe me këtë listë për Këshillat Bashkiakë, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj bën përgjegjës 100% Sali Berishën. I ftuar në “Real Story” në Report TV me gazetarin Sokol Balla, Alibeaj tha se ky 14 maj për të do jetë një sfidë për mbrojtjen e së djathtës në Shqipëri.  

      • VIDEO

        Alibeaj tregon nëse do garojë për kryetar të PD-së pas 14 majit

        Enkelejd Alibeaj ka zgjedhur që të mos japë një përgjigje konkrete nëse do të garojë për kryetar PD-je pas 14 majit. Sipas tij, sfidë më e rëndësishme është ruajtja e Partisë Demokratike dhe e së djathtës.  

        “Jam i fokusuar te ruajtja e PD dhe pas fushatës zgjedhore”, tha ai.  

        Në këtë kuadër, e konsideron 14 majin, si kohën ku do të përcaktohet më së miri e djathta e Shqipërisë dhe prandaj ka një mesazh për shqiptarët.  

        “Shqiptarët e ndershëm, për patriotët, për shqiptarët jashtë shqiptarisë ky është momenti për të krijuar të djathtën, që është moderne, ndaj në këtë sfidë të madhem janë të ftuar të gjithë”, përfundoi Alibeaj në Report Tv. 

      • VIDEO

        Ku është Basha dhe cili do jetë fati i tij pas 14 majit? Përgjigjet Alibeaj

        I ftuar në “Real Story” në Report Tv, kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka i ka dhënë përgjigje pyetjes së ku ndodhet Lulzim Basha tani dhe se cili do të jetë fati i tij, pas 14 majit.  

        “Një kryetar i dorëhequr është më e ndershme që të mbajë një pozicion pak i tërhequr.  Udhës do të ishte që të futeshim në një proces zgjedhor vjet, po nga njëra anë ishte agresioni i Sali Berishës me struktura paralele, sa e dobishme ishte që dhe ne të bënim zgjedhje, do e pësonin demokratët, prandaj e shtymë këtë proces. Pas 14 maji, do ketë zgjedhje. Në një parti politike të djathtë që i jep hapësirë kujtdo ku dhe përgjegjësia dhe privilegji duhet vlerësohen”, tha Alibeaj.  

      • VIDEO

        Alibeaj: Rama përmend vetëm Berishën dhe Metën e jo opozitën e vërtetë, se e di që përballë tyre e ka të sigurt fitoren

        Enkelejd Alibeaj në studion e Report Tv ka treguar arsyen se përse në këto zgjedhje të 14 majit, në diskursin politik të Edi Ramës është vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta e jo opozita e vërtetë. Ai ka thënë se Rama është i vetëdijshëm që përballë tyre e ka të sigurt fitoren.  

         
      • VIDEO

        Alibeaj: Berisha nuk iku realisht në 2013! Reagimi ynë atëherë do duhet të ishte më i fortë

        Enkelejd Alibeaj e ka pranuar që në 2013 Sali Berisha nuk ka ikur nga PD-ja, pasi dha dorëheqjen, por ka qenë gjithmonë aty. E për këtë e pranon se reagimi aso kohe kundër këtij vendimi, nuk ka qenë i duhur.  

        “Berisha kur tha në 2013 do iki, do duhet realisht të ikte, sepse kështu bën një njeri burrë shteti. Reagimi do duhet të ishte më i fortë dhe intesiv, por do duhet të kuptojmë diçka që është një proces”, tha ai.   

      • VIDEO

        Rama: Metën e tërheq zullimi! E ka mbaruar misionin e tij politik! Njeriu më i papëlqyer në Shqipëri, pas Kryemadhit

        Kryeministri Edi Rama e ka pasur një koment edhe për Ilir Metën.

        “Ilir nuk ka qëndruar në politik falë pakteve, por forcës që ka pasur, ka pasur votat pa ka bërë paktet, ne e kemi kapur hundën, kemi bërë pakte, kemi bërë çmos që t’i japim mundësi, e tërheq zullumi si askënd tjetër dhe tani është në tatëpjetën finale, ai e ka mbaruar misionin e tij në politik, ai është sot njeriu më i papëlqyer në Shqipëri, pas të shoqes dhe edhe në këtë rast ai ka bërë një tjetër akrobaci mbijetese”, tha Rama.

      • VIDEO

        Rama: Cila PD? Alibeaj, fatkeqësi më vete, ka vulën, por jo të ndenjura! Merrem me Berishën dhe Metën, se ata janë kërcënim për vendin

        Kryeministri Edi Rama tha se nuk e njeh Partinë Demokratike të Enkeled Alibeaj. Ai tha se kjo PD nuk është ndarë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

        “Pse kush është tjetër në këtë fushatë? Cila PD? E ke seriozisht? Dhe nuk është çështje faktorizimi, unë merrem në parim, jo me ata personalisht, merren me ata se ata janë problem dhe turp për Shqipëri, jo Alibeaj me ata të tjerët, janë fatkeqësi më vete se kanë vulën, por jo të ndenjurat dhe duke mos pasur të ndenjurat, nuk i rrinë dot betejës. Flasin ati ata, janë ndarë nga dyshja, por jo nga ajo që përfaqëson, nuk kanë si ndahen, sepse janë të rrahur që të vegjë dhe janë jeniçerë që nuk ngrihen dot në lartësinë e të marrit të sulltanati të Likes. Këta të 2 duhet të marrin ndihmën e shtëpisë që të mos dalin më në kërkim të një vota”, tha Rama.

      • VIDEO

        Rama hedh poshtë spekulimet për shtyrjen e vendimit të rritjes së pagave: Pavarësisht vonesave për ligjin, rrogat do merren të rritura edhe për prillin

        Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur spekulimeve se nuk rritja e rrogave për punonjësit e administratës nuk do hyjë në fuqi brenda muajit prill, tha se kjo gjë nuk është e  vërtetë. Ai tha se nuk ka patur asnjë shtyrje të vendimit dhe se siç ka qenë planifikuar ligji për rritjen e pagave do të hyjë në fuqi për muajin prill,. Por a shtoi se ligji është në Kuvend, ku ka një debat mbi rritjen e rrogave pasi deputetët kërkojnë që rritja fillimisht të bëhet për ta.

         
      • VIDEO

        Rama në Kukës: Berisha po shpërblen kandidatin që ka sjell këtu, e ka ndihmuar me letrat e Gërdecit

        ga Kukësi, kryeministri Edi Rama tha se Sali Berisha po shpërblen kandidatin që ka vendosur për këtë bashki, Admir Sinamati. Rama tha se Sinamati e ka ndihmuar Berishën për letrat e Gërdecit, tragjedisë ku mbetën të vrarë 26 persona të pafajshëm.

        “Njeriu e humb. Politika të merr mendjen, pushteti të merr mendjen. Lërë pastaj po u fute në hallet si e atij të shkretët sa të thotë Amerika mu hiq sysh se s’të shoh dot me sy. Ca ti thuash. E keni pa vjen vërdallë vetëm sha. Merret me njerëz, gra, burra, kalamaj se kujton se janë gjithë si puna e atij. Që edhe këtë kandidatin këtu e ka sjell për hall. E dini ju. E ka ndihmu ai me ato letrat e Gërdecit”, tha Rama.

      • VIDEO

        Rama në Kukës: Nuk e marr vesh ca lidhje keni me Berishën, kur i kishin bashkitë iu lanë në harresë! Ne sollëm zhvillimin, sot Tropoja destinacion turistik

        Kryesocialisti Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Kukës dhe ka zhvilluar një takim me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Rama u bëri thirrje qytetarëve që më 14 maj të dënojnë me votë ‘zorrën qorre’, duke cilësuar kështu Sali berishën.

      • VIDEO

        Roland Bejko në Astir: Do iu ndërtojmë shkolla 15 minuta larg banesës! Mediat i japin Berishës kohën që i takon me ligj PD-së

        Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me banorët e Astirit. Në këtë takim Bejko u ndal te pikat e programit, në të cilat tha se angazhohet për ndërtimin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve në këtë zonë e cila sipas tij është lënë jashtë vëmendjes së Bashkisë dhe kryebashkiakut aktual Erion Veliaj.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv