-
VIDEO
"Gara ime për Tiranën, votë kundër dhe për Berishën" (1 maj 2023)
Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike për Tiranën në zgjedhjet vendore të 14 majit thotë se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se me Berishën dhe me Metën opozita nuk ka të ardhme
-
VIDEO
Rikandidon për bashkinë e Elbasanit, Llatja takim me banorët: Kur të votoni kujtoni nëse kandidati tjetër ka punuar ndonjëherë për ju
Kanidati për kryetar bashkie në Elbasan, Gledian Llatja gjatë një takimi me banorë të fshatit Dopaj kërkoi mbështetjen e tyre për një tjetër mandat 4 vjeçar në krye të bashkisë.
-
VIDEO
Enkelejd Alibeaj në Mallakastër: Më 14 maj i kthejmë bashkinë qytetarëve! Regjimi i Ramës, problemi më i madh i vendit
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim në Mallakastër, ku i pranishëm ishte edhe kandidati demokrat Agron Kapllanaj. Alibeaj tha se është momenti që kjo bashki t’i kthehet qytetarëve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që më 14 të votojnë Kapllanajn.
-
VIDEO
14 maji/ Në fokus të fushatës kundërshtari, po programi? Rama-Berisha-Meta akuza njëri-tjetrit! Kandidatët në hije
Gara vendore për 14 majin ka vendosur përballë njëri-tjetrit liderët e partive politike dhe jo kandidatët. Programet e mirëfillta politike deri më tani janë lënë jashtë vëmendjes, ndërsa fokusi ka qenë tek sulmet ndaj kundërshtarëve.
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Sako me gra dhe vajza të Sukthit: Hapim pika grumbullimi për fermerët! Kryemadhi me kandidatin e Fierit: I shërbejmë të gjithëve
Teksa hyjmë në dy javët e fundit të fushatës elektorale në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit, kandidatët për kryebashkiakë kanë vijuar me takimet e tyre me banorët e qyteteve dhe zonave të ndryshme duke shpalosur programet e tyre.
-
VIDEO
Kandidatja e PDIU-së për Tiranën në ‘Kontrast’: Politikanët kanë frikë nga gara, bëjnë llogaritë për interesa personale
Kandidatja e PDIU-së për kryetare bashkie në Tiranë, Lajla Përnaska në një intervistë për emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv u shpreh se në Shqipëri mungojnë politikanë që duan të bëjnë beteja. Kjo sipas Përnaskës vjen për shkak të deformimit të indetitetit të deputetëve si pasojë e listave të mbullura.
-
VIDEO
Bejko në ‘Kontrast’: Më kanë kërkuar të tërhiqem! Berisha kërcënoi kandidatët se nëse dalin me siglën e PD do të zëvendësohen! Vangjeli: Keni një fitore morale të garantuar
Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike për Tiranën në zgjedhjet vendore të 14 majit thotë se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se me Berishën dhe me Metën opozita nuk ka të ardhme
-
VIDEO
14 maji, Meta: Pas dy javësh Shqipëria do jetë në festë, do çrrënjosë monizmin! S’kanë rëndësi numrat, ne jemi në garë për të fituar kudo
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur nga gazetarët se sa bashki do të fitojnë më 14 maj, tha se nuk është i rëndësishëm numri, por se ata janë futur në garë për të fituar në të gjitha bashkitë. Pas dy javësh, Meta tha se Shqipëria do të jetë në festë sepse do çrrënjosë monizmin në të gjithë vendin.
-
VIDEO
Mbështetja për Veliajn nga artistët, Meta i sulmon: Më 14 maj ndëshkojmë edhe VIP-at që marrin përfitime! Harta gjyqësore? Arbitrare
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ditën e sotme foli për pagat dhe shpenzimet në Bashkinë e Tiranës. Ai tha se fondi i pagave ka qenë shumë më i madh se investimet, duke i përqendruar kështu taksat e qytetarëve të Tiranës në shpërblime militantësh, dhe propagandë. Ai sulmoi edhe artistët që kanë mbështetur Veliajn në këtë periudhë fushate elektorale.
-
VIDEO
Implementimi i Hartës së re Gjyqësore, Meta: ‘Ramaforma’ po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi, po shton zvarritjet
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta komentoi sot për implementimit të fazës së dytë të Hartës së re Gjyqësore me mbylljen e disa gjykatave të Shkallës së Parë. Meta deklaroi se nga sot dhjetëra mijërave qytetarëve do t’u hiqet mundësia për të ndjekur çështjet e tyre në gjykata dhe prokurori. Sipas tij ‘Ramaforma po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi, po shton zvarritjet, burokracitë dhe kostot’
-
VIDEO
Gjiknuri në Cërrik: Bashki model në gjetjet inovatore! 14 maji është votë për rritjen e pagave dhe pensioneve
“Cërriku është kthyer një nga bashkitë model për gjetjet innvative”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ku bashkë me Kryeministrin Edi Rama kërkuan mbështetjen për rikandidimin e Andis Sallës më 14 maj.
“Në fakt në 14 maj ne kemi zgjedhjet vendore dhe patjetër Partia Socialiste, Kryesia e saj dhe të gjithë ne ju sollëm përsëri djalin tuaj që ka merituar respektin e çdo cërrikasi me punën që ka bërë. Andi vërtet ishte i ri, por në 4-vjeçarin e parë tregoi që di të punojë, të flasë pak dhe të punojë shumë. Jo më kot ka tërhequr vëmendjen dhe është bërë një nga bashkitë model për gjetjet inovative, për trajtimin e mbetjeve dhe gjetjet inovative që ai i ka implementuar për herë të parë në Cërrik. Kur ka njerëz të punës, njerëz të mençur, me vizion, këtu mund të bëhen punë shumë të bukura”, tha ai.
Numri dy i socialistëve u shpreh se Andis Salla nuk është vetëm, por ka mbështetjen e qeverisë dhe të ekipit të Partisë Socialiste.
-
VIDEO
Gjiknuri në Belsh: Berisha dhe Meta kërkojnë të na rikthejnë fosilet e së kaluarës
Sekretari e Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, ishte i pranishëm në takimin e kryeministrit Edi Rama me banorët e Belshit, ku kërkuan mbështetjen për kandidatin e Partisë Socialiste, Arif Tafani. Drejtuesi politik i PS për Qarkun Elbasan nënvizoi se falë vëmendjes dhe mbështetjes së qeverisë, Belshi është transformuar tërësisht.