-
VIDEO
Llatja në Elbasan: Duam mbështetjen tuaj, të mos kthehemi te shkatërrimi i vendit
Bashkia e Elbasanit menaxhon një territor të gjerë, sidomos me fshatra të largët. Secili prej tyre ka problematika të ndryshme, një pjesë e mirë e të cilave janë vënë në rrugë të zgjidhjes, theksoi Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja gjatë një takimi me banorë të fshatit Griqan i poshtëm.
-
VIDEO
Rama nga Maliqi: Pas 14 majit do kemi shëtitore që turistët të vijnë për të vizituar zonën! Fton qytetarët të kërcejnë në mes të shiut
Nga takimi me qytetarët në Maliq, kryetari i PS Edi Rama theksoi sërish rëndësinë e turizmit. Rama i cili ishte për të mbështetur kandidatin e PS Gëzim Topçiu, u shpreh se synojnë që të realizojnë një shëtitore të bukur pas zgjedhjeve të 14 majit.
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Bejko: Refuzoni politikën e mashtrimit! Maçi: Promovimi i produkteve tona do jenë në fokusin tim
Teksa jemi 13 ditë larg zgjedhjeve vendore, kandidatët për kryebashkiakë kanë vijuar me takimet e tyre me banorët e qyteteve dhe zonave të ndryshme duke shpalosur programet e tyre në kuadër të fushatës elektorale.
-
VIDEO
Sako nënshkruan kontratën sociale të shoqërisë civile: Durrësi ka potencial për të rinjtë, gati 2 projekte që u dedikohet fëmijëve
Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka nënshkruar kontratën sociale të hartuar nga 12 organizata të shoqërisë civile, e cila është hartuar pas takimeve me qytetarë dhe grupe të ndryshme interesi, kërkesat dhe prioritetet e të cilëve janë pasqyruar në kontratë. Kryetarja e bashkisë, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, Emiriana Sako në bashkëbisedimin që ka kryer me përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë, të rinj, qytetarë të Durrësit ka folur për programin e mandatit të ardhshëm 4-vjeçar, duke u përqëndruar në 12 shtyllat kryesore të tij. Sako tha se i kemi kushtuar vëmendjen e duhur investimeve në fusha të ndryshme por edhe për godinat e reja arsimore, terrenet sportive, mbështetje për nxënësit ekselentë dhe këshillin vendor rinor.
-
VIDEO
Veliaj dhe Balla në Kavajë: Demokratët po e braktisin përfundimisht Sali Berishën; respekt për ata që e lanë vetëm në stadium me 22 mijë karrige bosh
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, zhvilluan një takim me komunitetin librazhdiot të Kavajës dhe Rrogozhinës. Në qytetin e Kavajës, së bashku me disa demokratë, iu bashkua Partisë Socialiste edhe ish-futbollisti i njohur i kombëtares, Andi Lila, dikur edhe i propozuar si kandidat i PD për deputet.
-
VIDEO
KAS rrëzon kërkesën e koalicionit Berisha-Meta, lihet në fuqi vendimi i KQZ! Do kenë numërues votash vetëm në gjysmat e KZAZ-ve
KAS ka rrëzuar kërkesën e koalicionit Berisha-Meta për të patur numërues të votave në të gjithë Shqipërinë. Në mbledhjen e sotme ka lënë në fuqi vendimin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit për t’i lënë vetëm gjysmën e KZAZ-ve të vendit.
-
VIDEO
Kandidati i PD-së për Tiranës takim me banorët: Refuzoni politikën e mashtrimit
Paraditen bashkë me ekipin për Tiranën, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, e ka kaluar në zonën e 21 Dhjetorit.
“Pasi i la rrugët me gropa, tani në prag të zgjedhjeve, po hidhet asfalt elektoral, sapo të bie shi, do bëhen gropa dhe do jetë Erioni që do ua mbushë prap në zgjedhjet e ardhme, nëse votoni atë”, tha Bejko.
Më tej Bejko kërkoi nga qytetarët që të refuzojnë politikën e mashtrimit.
“Refuzoni politikën e mashtrimit dhe votoni ato që kanë një program dhe kanë dëshmuar që punojnë mirë për qytetin”, përfundoi Bejko.
-
VIDEO
Rama lëshon gojën me PD-në: Janë bërë kashtë e ko*e
“Janë bërë kashtë e ko*e nga të katërta anët. Të vijnë në vete. Një parti që zihen kush është i vërteti. Janë çakërdisur komplet. Demokratët duhet t’u thonë, “ejani në vete”. Jemi në një moment kthese shumë të madhe” tha ai.
-
VIDEO
Alibeaj nga Vau i Dejës: Berisha-Meta-Rama fosile politike që kanë marrë peng fatet e shqiptarëve
Nga Vau i Dejës, ku prezantoi kandidaten për kryetare bashkie, Klomentina Drinin, kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka sulmuar klasën politike në vend, konkretisht Berishën, Metën dhe Ramën. Alibeaj u shpreh se për 33 vite këto fosile politike janë ulur këmbëkryq dhe kanë marrë peng fatet e shqiptarëve
-
VIDEO
Vendoret/ Rama takim në Kolonjë: Mos votoni ‘non gratat’ për nostalgji! Për 'Like Floririn' s’lamë dy gurë bashkë ta bënim të sillet mirë, por s’bëhet
Nga Kolonja, kryesococialisti Edi Rama, kërkoi votën e qytetarëve për zgjedhjet vendore të 14 majit. Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë ata që janë shpallur ‘non grata’ nga aleatët tanë më të fuqishëm, ndërsa theksoi se nuk meritojnë asnjë shans askund në asnjë pikë të vendit
-
VIDEO
Kodheli prezanton projektet për 4 vitet e ardhshme: Jetojmë jashtë vëmendjes së pushtetit lokal! Kemi menduar përfshirje të rinisë
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta Evdar Kodheli në një takim me banorë të fshatit turistik Pojan, në Fier, ka prezantuar projektet për 4 vitet e ardhshme duke u ndalur te dy prioritete kryesore, zhvillimin e bujqësisë dhe sektorit të turizmit, si sinergji për zhvillim. Në takim kandidati i opozitës theksoi rëndësinë e promovimit të prodhimeve vendase me ndihmën e bashkisë dhe promovimin e resurseve turistike duke u krijuar veçanërisht hapësira të rinjve.
-
VIDEO
Të mërkurën në 3 maj vjen sondazhi i pestë i Institutit Piepoli për zgjedhjet e 14 majit
Të mërkurën në 3 maj vjen sondazhi i pestë i Institutit prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian Piepoli që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet të parashikojë prirjen e votës së partive dhe koalicioneve në nivel kombëtar ndërsa ka kaluar pjesa më e madhe e fushatës elektotale . Si e vlerësojnë qytetarët klimën e fushatës dhe cili subjekt ka përdorur strategjinë më të mirë deri tani ? Gjithashtu në fokus të sondazhit gara për bashkinë më të madhe të vendit. Si e vlerësojnë qytetarët deri tani fushatën e 6 kandidatëve në Tiranë dhe kush është i preferuari i tyre? Rezultatet e sondazhit të pestë të institutit Piepoli të mërkurën ora 21 në emisionin Repolitix.