Kandidatja e PDIU-së për Tiranën në ‘Kontrast’: Politikanët kanë frikë nga gara, bëjnë llogaritë për interesa personale

1 Maj 2023, 15:19 | Përditesimi i fundit: 2023-05-01 15:29:33

Kandidatja e PDIU-së për kryetare bashkie në Tiranë, Lajla Përnaska në një intervistë për emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv u shpreh se në Shqipëri mungojnë politikanë që duan të bëjnë beteja. Kjo sipas Përnaskës vjen për shkak të deformimit të indetitetit të deputetëve si pasojë e listave të mbullura.