• VIDEO

    Kë do të votojnë demokratët në bashkitë që PD nuk ka kandidatë? Ja si përgjigjet Alibeaj

    Enkelejd Alibeaj thotë se demokratët duhet të votojnë PD vetëm në 14 bashkitë që kanë kandidatë ndërsa nuk jep përgjigje konkrete se cila duhet të jetë vota për bashkitë e tjera. Në konferencën për media i vë theksin faktit që shkojnë në zgjedhje pa koalicion vetëm për të ngritur të djathtën.

    “Kandidatët e tjerë që janë të së majtës apo të majtës. Janë të PS apo PL, kaq e thjeshtë. Qëndrimi politik i PD është ky. Votohet vetëm PD në këshilla dhe kandidatë atje ku i kemi. Kjo qëndron në frymën, orientimin, rregullat staturore të PD. Jo, PD nuk ka bërë koalicion. Ne dalim të vetëm sepse duam të tregojmë e testojmë dhe ringremë të djathtën e vlerave, jo ‘non grata-ve’, të djathtën që nuk pret me ankth çfarë do dalë nga SPAK, të djathtën e vlerave euro-atlantike”, tha Alibeaj.

  • VIDEO

    Bejko tregon si lindi slogani 'Frymëmarrje për Shqipërinë': Gjatë diskutimit, u çua njëri dhe tha se i është zënë fryma nga ndërtimet, trafiku dhe taksat

    Kandidati i PD për bashkinë Tiranë, Roland Bejko ka treguar se si lindi slogani ‘Frymëmarrje për Shqipërinë’ që nisi nga kryeqyteti ku qytetarët ankohen se iu është zënë fryma nga ndërtimet, taksat e trafiku.

    “Në diskutim  e sipër çohet një zotëri e thotë na u zu fryma në këtë Tiranë. Thotë na u zu fryma në qarkullimin e ajrit, sot me ndërtimet që janë bërë, janë bllokuar rrymat e ajrit. Në planin ekonomik na u zu fryma se e kanë 3-4 firma të preferuara dhe bizneset e tjera ngrohen në diell e mezi paguajnë rrogat e punëtorëve. Na u zu fryma në aspektin e qarkullimit në qytet, na duhet 1 orë e gjysmë për të shkuar në punë nga Liqeni i Thatë në Kinostudio ndërkohë që për 1 orë shkon në Fier. Na u zu fryma nga taksat, ndaj duhet të ulim taksat. Na u zu fryma nga cmimet e larta të banesave. Na u zu fryma nga gënjestrat e pafundme”, tha Bejko.

    •  
  • VIDEO

    Bejko fushatë kundër Berishës: Qytetarët do shohin ç’është PD reale jo ajo e 32 viteve më parë! E trajtoi partinë si pronë

    Kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës nga PD-ja, Roland Bejko e pa hyrjen e tij si kandidat i demokratëve si revanzh të 1 viti e gjysmë përulje të selisë blu. Bejko u shpreh se rezistenca i ka bërë demokratët të kenë vullnetin për të hyrë e sipas tij edhe për të fituar zgjedhjet.

    “Nëse në politikë do ishte siç thatë ju i bindur që çdo herë ai që do humbiste, do humbiste dhe ai që do fitonte do fitonte. Ne kemi fjalën dhe fjala është ajo që do na çojë tek qytetarët. Nuk kemi prapa as krimin, as patronazhistë apo aktivistë. Se vazhdimisht na shpiken fjalë të tilla që kanë nga mbrapa romane për të shkruar.

    Ne, do u drejtohemi qytetarëve, të cilët na presin se duan të largojnë oligarkinë, duan frymëmarrje. Ne e kemi për detyrë se jemi organizatë politikë dhe kemi një ideologji politike.

    Garancia është integriteti ynë, që dimë ti rezistojmë çdo lloj tundimi. Jemi vetvetja, njerëz të lirë, ne s’kemi parti kryetari, kemi parti politike. Edhe pse hoqëm shumë ketë vit, me shantazhe, bullizim e joshje, kemi rezistuar. Kemi rezistuar më tepër se ishte parashikuar. Nga daljet e terrenit konstatuam se sallat ishin plot. Do ishim më mirë nëse s’do ishte futur brenda si bombë egoizmi personal i Berishës që e trajtoi partinë si pronë. PD ka mision të rëndësishëm, është parti që përcjell në Shqipëri frymën dhe vizionin tonë Evropian. Për ne është historike që kemi duruar një vit e gjysmë dhe tani kemi revanzh, pozitiv për qytetarët. Ne do kemi një PD për qytetarët. Për herë të parë shqiptarët do e shohin se çfarë do të thotë të jesh në Parti Demokratike. Kjo është oferta jonë.”- tha Bejko.

  • VIDEO

    Alibeaj: Po shkojmë në zgjedhjet vendore me 14 kandidatë prej agresionit të Ramës, Berishës dhe Metës

    Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj pretendon se po shkon në zgjedhjet e 14 majit me vetëm 14 nga 61 kandidatë për shkak të agresionit nga Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

    “Nuk e fsheha në konferencën që pata këtu vështirësitë që kaloi PD nga agresioni që iu bë nga PS, nga Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta e kushdo tjetër. Targeti i vetëm ka qenë PD. Këta burra e gra, njerëz serioz kanë një veçori, janë të pakapur. Është e kuptueshme dhe normale që në një situatë të tillë anormale, zvarritje në gjyqe me luftë të bërë në institucione si KQZ, me seli të zaptuar që ne të bënim prezantimin. Të gjithë ata kandidatë synimin e kanë për t’i dhënë frymëmarrje Shqipërisë duke iu drejtuar pushtetit të Edi Ramës por s’është normale që një pjesë tjetër kanë synimin t’i ngulin thikë pas shpine këtij grupi të nderuar. Synimi i PD është prezantimi serioz dhe marrja e një rezultati dinjitoz. Serioze është beteja që është bërë deri tani, qëndresa në kushte aspak të favorshme, prezantimi për t’i dhënë një alternativë”, tha Alibeaj.

  • VIDEO

    KQZ kërkon verifikimin/ Kapllanaj: Duan të më prishin imazhin! Kandidati i Berishës, i paguar për t’i prishur punë PD

    Kërkesën e KQZ për verifikime pasi dyshohet e ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, kandidati i PD për Mallakastrën, Agron Kapllanaj e ka cilësuar si politike, me qëllim për t’i dëmtuar imazhin. Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Kapllanaj tha se ky është një tregues se KQZ është një institucion i politizuar, ndonëse do duhet të ishte e kundërta.

  • VIDEO

    Roland Bejko përgatit ‘libër’ për fushatën zgjedhore: Do e prezantojmë çdo pikë me grupet e interesit

    Roland Bejko, kandidati i PD për bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 14 majit ka përgatitur programin për fushatën që duket si një libër. Bejko thotë se çdo pikë të programit që shkruhet në ‘libër’ do të prezantohet te grupet e interesit.

    “Qëllimi ynë është të çlirojmë Tiranën nga kthetrat e grabitqarëve. Ne programin e kemi gati. Tezat e këtij program do bëhen publike ditën e çeljes dhe çdo pikë e këtij program do të prezantohet te grupet e interesit, banorët e zonave rurale dhe atje do flitet qartë, do thuhet e vërteta që është aleati ynë më i madh në këtë zgjedhje. Do kemi një rrugëtim intensiv por së bashku do ia dalim”, tha Bejko.

  • VIDEO

    ‘Vendoret’/ Prezantohet slogani i PD: Frymëmarrje për Shqipërinë! Bejko-demokratëve: Më votoni se jam i djathtë, mos u hutoni nga ata që strehohen te Meta

    Në nisje të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati gjirokastrit për Bashkinë Tiranë, Ronald Bejko u ka kërkuar besnikëve demokratë të jenë racional. Ai u ka kërkuar demokratëve dhe qytetarëve të mos hutohen nga ata që strehohen në partitë e majta

    • VIDEO

      Fushata për zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj prezanton strategjinë e PD: Do ecim me vlera si integriteti dhe mosbërja e kompromisit

      Në nisje të fushatës zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka dalë në konferencë për mediat bashkë me kandidatin për bashkinë Tiranë Roland Bejkon dhe thotë se do të punojnë që të ecin me vlera si mosbërja e kompromisit, integriteti, koherenca e idedalizmi.

      Alibeaj thotë se PD do të jetë alternativa qeverisëse ndërsa betejën për Tiranën e konsideron të një rëndësie të vecantë.

      “Falë rezistencës së demokratëve, PD do të ndihet më e fortë, do të jetë alternativa qeverisëse në të ardhmen sepse është kontributi i njerëzve të lirë.

      Jemi më të bindur që vlerat tek të cilat besojmë te një PD perëndimore, vlerat e demokracisë dhe parimet e shtetit të së drejtës janë thelbi kryeesor i lindjes dhe ekzistencës së PD. Këto parime i kemi mbrojtur gjithmonë, e drejta, e vërteta edhe mund të vonojë.

      Beteja që kemi për Tiranën merr një rëndësi të vecantë, është kryeqyteti it ë gjithë shqiptarëve, qendra ekonomike, politike, konferenca e të gjithë Shqipërisë, ndaj mbështetja jonë për Roland Bejkon është për PD, për të ardhmen e PD. Jam i bindur që kandidatura dhe profili i Roland Bejkos është esenca e asaj çfarë në këto 30 vite PD do të duhej të ishte e cfarë duhet të jetë nesër.

      Vlera si integriteti, koherenca, idealizmi, kontributi historik, mosbërja kompromis janë vlera që duhet t’i bëjmë së bashku. Kjo është baza me të cilën do të ecim gjatë kësaj fushate në shërbim të Tiranës jo vetëm tani por edhe në të ardhmen”, tha Alibeaj.

    • VIDEO

      Balla vijon fushatën për mbjelljen e pemëve në Lushnjë: Jo më fushata me postera që vendosen nëpër mure

      Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla është ndalur sot në Lushnje ku ka vijuar fushatën e mbjelljes së pemëve, motoja e zgjedhjeve të 14 majit për Partinë Socialiste

    • VIDEO

      Escobar tha se edhe po fitoi zgjedhjet, s’i hiqet Non Grata’, i përgjigjet Berisha: Parashikon fitoren time, e vlerësoj! S'kam kërkuar ndryshim të vendimit të SHBA

      TIRANË- Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan, Gabriel Escobar ia bëri të qartë se “ai është e shkuara duke theksuar se edhe nëse fiton zgjedhjet, ‘Non Grata’ nuk i hiqet, mirëpo një deklaratë të tillë, Sali Berisha e ka parë me nota optimiste. Berisha është kapur mes rreshtave të deklaratës së Escobar, më konkretisht te fraza “edhe po të fitojë”, duke thënë se kështu zyrtari amerikan ka parashikuar fitoren e tij, e për pasojë shpreh vlerësim. Ndërkohë, sa i përket çështje se ‘Non Grata’ nuk i hiqet, Berisha tha se nuk e ka kërkuar një gjë të tillë.

       
    • VIDEO

      Tjetër skandal, pasi u jepnin ushqime të skaduara, qendra e PAK në Vlorë do nxirrte fëmijët në rrugë! KLSH: Do e shisnin tokën për pallat! Nisin hetimet

      Pak ditë pasi Report Tv, denoncoi realitetin brenda mureve të qendrës PAK ku u shërbente fëmijëve me aftësi të kufizuara ushqime të skaduara, Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet.

    • VIDEO

      Gara për Tiranën (13 prill 2023)

      Premtimi i kandidatit të koalicionit Meta-Berisha, Belind Këlliçit për transport publik falas në Tiranë nëse zgjidhet kryebashkiak, nga pjesa më e madhe e qytetarëve shihej e parealizueshme, sipas sondazhit të Institutit italian ‘Piepoli’ të realizuar në bashkëpunim me Report TV. Në të njëjtën mënyrë me skeptikët e komentoi edhe nënkryetari aktual i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku i cili e konsideroi si premtim të padobishëm për të tërhequr vëmendjen.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv