-
VIDEO
Veliaj me të rinjtë: Fushata jonë modeste dhe me kosto të ulët! Puna e mirë flet vetë, s’kemi nevojë të premtojmë avionë falas
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një takim me grupet dhe shoqatat rinore të qarkut, tha se Partia Socialiste për zgjedhjet e 14 majit do të zhvillojë një fushatë modeste dhe me kosto të ulët.
“Ne duam të organizojmë një fushatë modeste, me koston më të ulët, pa sponsorizime, pa shpenzime; përkundrazi, duam të gjejmë disa mënyra kreative se si buxhetin që na jep KQZ-ja për fushatën, t’ia kthejmë komunitetit si investim për të mbjellë dashuri dhe bashkim, jo për të mbjellë sherr e përçarje. KQZ-ja duhet të shqetësohet për partitë pa logo, pa fonde nga shteti. Si mund të sponsorizohen ato? Kush janë sponsorët e tyre? Sponsorizojnë çekun e bardhë dhe avionë falas, ndërkohë që ne nuk kemi fare nevojë për këto. As nuk duam ta bëjmë, as nuk kemi nevojë për këto sepse puna flet vet”, tha Veliaj.
-
VIDEO
Berisha ndërron mendje për Glover: Sherri ka gati 30 vite, raporti i saj i fundit për zgjedhjet më profesionali ndonjëherë
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot dhe ardhjen e Shefes së Misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e Zgjedhjeve, Audrey Glover. Ndryshe nga ç’është shprehur më parë, Berisha tregoi se ka ndërruar mendje për britaniken të cilën e kishte shpallur ‘non grata’ për shkak të kundërshtoi zgjedhjet e vitit 1996.
-
VIDEO
Financimi i fushatave elektorale, Taulla i ‘KRIIK Albania’: S’ka ligj që e rregullon vullnetin për t’i deklaruar të gjitha shpenzimet! Po monitorojmë
Dritan Taulla, zv. kryetari i KRIIK Albania (Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara), i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv ka thënë se nuk mjafton teknologjia por duhet vullnet që partitë politike të deklarojnë çdo të dhënë për shpenzimet e tyre në fushata elektorale.
-
VIDEO
Rritja e numrit të vëzhguesve për ‘vendore’-t e 14 majit, Mërtiri: Nuk zgjidhin problemin, zgjedhjet manipulohen që para ditës së votimit
Sipas analistit, Ergys Mërtiri, shtimi i numrit të vëzhguesve, jo domosdoshmërisht do të sjellë si rezultat zgjedhje me standart më të lartë. Në një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV, Mërtiri tha se problemi i vërtetë që duhet të zgjidhet sot në Shqipëri ka të bëjë me shitblerjen e votave para ditës së votimit.
-
VIDEO
Qerim Ismailaj u dënua për falsifikim dokumentesh, Bardhi: KQZ shkeli ligjin e dekriminalizimit, regjistroi kandidatin e PS! E ankimojmë në KAS
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar regjistrimin e Qerim Ismailajt në zgjedhje nën siglën e PS për bashkinë e Mallakastrës. Në një dalje për mediat, Bardhi tha se KQZ shkeli ligjin e dekriminalizimit pasi nuk duhej ta kishte regjistruar në zgjedhje kandidatin e PS, i cili është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh.
-
VIDEO
Rama tha se do të dalim nga juridiksioni arbitrazhit, Berisha: Kërkon të dënojë shqiptarët, janë një seri procesesh që shkojnë 600 mln euro
Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama kërkon që të dalë nga juridiksioni i gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit.
'Sikundër dënoj me forcën më të madhe, deklaratën prej zuzari të Edi Ramës, i cili sot është shprehur se mund të dalim nga juridiksioni i gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar.
Arbitrazhi Ndërkombëtar është nën ombrellën e Bankës Botërore, rrjedhimisht të OKB-së. Kjo pasi institucionet e Bretton Woods, BB, FMN dhe IFC, janë institucione të OKB-së.
Arbitrazhi i kësaj organizate është i detyrueshëm për të gjithë anëtarët, për të gjithë vendet anëtare të BB dhe OKB. Edi Rama, për shkak të korrupsionit të tij të tmerrshëm, kërkon të ndëshkojë Shqipërinë, tani jo vetëm 110 milionë euro sa është gjoba, por në shumë e shumëfishin e saj, për të mos thënë 100fishin e saj. Po në këtë arbitrazh dhe arbitrazhe të tjera, janë një seri procesesh të cilat shkojnë më së paku, 600 milionë euro. 300 milionë euro shkon vetëm arbitrazhi për licencën e naftës që iu hoq një kompanie për t’iu dhënë një kompanie ruse të Duçkës, Nezës dhe McGonigal.Arbitrazhi i terminalit të Portit të Durrësit është në përfundim e sipër dhe shkon një ndëshkim shumë i madh financiar, pasi Eid Rama në mënyrën më korruptive ka përzënë për interesa strikt korruptive, kompaninë që kishte marrë konfirm të gjitha rregullave, kalatat e mallrave. Shkon në shuma shumë të mëdha arbitrazhi po me Beketin po për Vjosën.'- tha Berisha.
-
VIDEO
‘Mos votoni non grata’, Berisha vijon sulmet ndaj Yuri Kim: Po ndërhyn në fushatë elektorale, është krim zgjedhor
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos votojnë persona non grata. Berisha akuzon Kim se po ndërhyn në fushatë elektorale dhe se ky është krim zgjedhor.
"E paralajmëroj se ndërhyrja në fushatë elektorale është krim elektoral, edhe në ligjin e vendit të saj edhe në vendin tim. Unë e kuptoj që mund të dalë ndonjë deklaratë nga KQZ dhe thotë që nuk është fushatë, për mua është fushatë. Nuk pranoj ndërhyrje në fushatë, por megjithatë do konsultoj ligjin, edhe ligjin shqiptar edhe atë amerikan", tha Berisha.
-
VIDEO
‘Mos votoni ‘non grata’, Meta për deklaratën e Kim: Kandidatët tonë përfaqësojnë vlerat e qytetarisë
Kryetari i Partisë Ilir Meta është pyetur në lidhje me deklaratën e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim e cila pak ditë më parë bëri thirrje që shqiptarët të mos votojnë persona të shpallur ‘non grata’. Në koalicion me Sali Berishën, i shpallur non grata, Meta tha se ato kanë kandidatët që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë në vend.
‘Kandidatët e zgjedhur nga opozita përmes procesit më legjitim dhe demokratike që ka njohur Shqipëria jonë e re janë kandidatë që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë që kanë vizionin më të qartë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Janë kandidatë të përkushtuar në rrugën euro-atlantike të Shqipërisë, ndaj edhe do ët fitojnë. Koalicioni jonë është koalicioni që do të vendosë pluralizmin në të gjitha bashkitë. Ne do të rikthejmë transparencës llogaridhënien dhe interesin publik.’- tha Meta.
-
VIDEO
ODIHR nis misionin në Shqipëri, Glover: Financimi i fushatave dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve do të jetë në fokusin tonë! Fryma e fushatës dhe aksesi i të gjithëve, kyç
Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit, Audrey Glover, ka dalë sot para mediave për të prezantuar objektivat dhe mënyrën se si do të vëzhgohen zgjedhjet.
-
VIDEO
Rama prezantoi projektligjin për rritje pagash, Meta: Mashtrime të përsëritura para zgjedhjeve! Në 14 maj fitojmë bashkitë kryesore
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i quajti mashtrime të përsëritura deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së sotme ku bëri me dije miratimin e vendimit të qeverisë për rritje të rrogave në kategori të ndryshme.
Ai u shpreh se besonte se koalicioni i tij me Berishën do të ishte fitues në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke u shprehur se pret fitoren në pjesën më të madhe të bashkive.
“Qytetarët janë mësuar me mashtrimet e përsëritura të Ramës. Ata e dinë sesa falas është shëndetësia sot në vitin e 10 të qeverisjes së tij. Ata e dinë se Rama kujtohet për ta pak javë para ditës së zgjedhjeve. Nuk e harrojnë se përgjegjës për shtrenjtimin e kostos së jetesës si në asnjë vend tjetër të kontinentit është vetëm Edi Rama me shërbimet që i bën klientelës së tij në kurriz të qytetarëve. Opozita synon fitore në qytetet kryesore të vendit, në të gjitha bashkitë ku kandidojmë. Do kemi shumicën dërrmuese në të gjitha këshillat bashkiake të vendit”- u shpreh Meta.
-
VIDEO
Përdorimi i burimeve publike në fushatë zgjedhore, Glover: Do t’i kushtojmë shumë kujdes vëzhgimit në këtë fushë
E pyetur për problematikat e raportuara në media sa i takon përdorimit të burimeve publike në fushatë zgjedhore në favor të qeverisë, aktuale, Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover u shpreh se kjo është një fushë të cilës do t’i kushtohet shumë rëndësi gjatë misionit të vëzhgimit.
-
VIDEO
A ka paguar Shqipëria për Bechetin pas vendimit të arbitrazhit? Rama: Asnjë kokërr leku! Vijon lufta më të
Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka paguar asnjë kokërr leku sa i takon çështjes Beccetti.
‘Më dolët në këtë temë për ata që mendojnë se e mira e tyre është keqja e Shqipërisë në vend që të revoltohen se një kriminel i dënuar me 17 vite burg për mashtrim të shtetit shqiptar arrijnë të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapin probleme të mëdha.