-
VIDEO
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, paraqitet sërish në SPAK për akuzat e bëra nga opozita
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur sërish në SPAK mëngjesin e ditës së sotme. Kjo është hera e dytë që Xhaçka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, ku herën e kaluar deklaroi se ishte thirrur për t’u pyetur lidhur me akuzat e bëra nga opozita.
-
VIDEO
Rama: Paga bazë e infermierëve do të shkojë në 87 mijë lekë, zjarrfikësit do marrin 80 mijë lekë
Kryeministri Edi Rama thotë se me reformën e pagave do të rriten edhe pagat e infermierëve dhe zjarrfikësve. Rama tha se infermierët do marrin pagë bazë 87 mijë lekë, ndërsa zjarrfikësit 80 mijë lekë.
"Infermierët do kapin bazë prej 87 mijë lekësh dhe kjo bazë shkon përtej 90 mijë lekësh sipas pozicioneve në punë. Kemi rritur pagat për FA, kemi rritur pagat për gjithë sistemin e sigurisë, do i rrisim, kemi rritur pagat për zjarrfikësit. Do e çojmë deri në 80 mijë lekë. Hapi i parë do të jetë tani me mësuesit, sigurinë dhe mjekët e infermierët. Ky hapi i parë për të gjithë të tjerët do jetë pasi parlamenti do kalojë projektligjin. Hapi i dytë do jetë për vitin e ardhshëm ku do bëjmë të gjithë plotësimin e kuadrit të kësaj reforme dhe do mbërrijmë 900 euro", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Paga e mësuesve të arsimit të mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë! Rritet me 20% paga e pedagogëve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot vendimet e qeverisë për rritjen e pagave.
‘Paga e mësuesve në arsimin e mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë,. Në arsimin bazë do të shkojë nga 74 mijë deri në 95 mijë. Këto janë shifra bazë. Kohëzgjatja në detyrë dhe nivelet e kualif8ikimeve bëjnë që gjërat të jenë edhe më mirë. Është koha të bëjmë një rritje të konsiderueshme pedagogëve me 20%. Është kënaqësi e posaçme tu them infermierëve të kapin një pazë pre 87 mijë lekësh.’- u shpreh Rama.
-
VIDEO
Rama: Gati projektligji, brenda një viti paga mesatare 900 euro!
Qeveria ka gati projektligjin për rritjen e pagave të sektorit publik dhe pritet që të kalojë në Kuvend për miratim. Kreu i qeverisë Edi Rama tha se brenda harkut kohor të një viti, paga mesatare në vend do të shkojë 900 euro. Reforma e rritjes së pagave, do të prekë edhe sektorë të tjerë, duke nisur nga pedagogët e mësuesit e arsimit të mesëm, tek infermierët, zjarrfikësit, si edhe për policinë e Shtetit, Burgjeve dhe për punonjësit e Gardës.
-
VIDEO
Javën tjetër nis fushata, PS mbledh kryesinë! Gjiknuri: Zhvillojmë takime të vogla, pa shpenzime! Opozita e zhytur në rubla ruse, s’ka strategji zhvillimi
Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë. Në përfundim të mbledhjes, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bëri me dije se takimet në kuadër të fushatës elektorale do të nisin javën tjetër ashtu siç e përcakton kodi zgjedhor. Ndërsa theksoi se PS nuk kishte qëllim organizimin e aktiviteteve masive, por takimeve të vogla me qytetarë ku do flitet për punën e bërë.
-
VIDEO
Fati i PD-së pas zgjedhjeve (6 prill 2023)
Deputeti i anuar nga kampi i Alibeaj, Dashnor Sula u shpreh sot se në rast se Berisha merr rezultate pozitive në zgjedhje, do shkojë pranë tij. Ndër të tjera, ai beson se do të ketë edhe një rikthim të Lulzim Bashës në politikë, përplasja e së cilit me ‘të atin’ politik, Berishën, shkaktoi një luftë brenda demokratëve. Sula thotë se shkaku i kësaj ndarjeje të thellë brenda selisë blu ka qenë pjellë e elitave politike, e jo dëshirë apo ambicie e demokratëve të thjeshtë
-
VIDEO
VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 6 prill
Fati i PD pas zgjedhjeve, ishte teme e emisionit Real Story me gazetarin Soko Balla, ne Report TV. Te ftuar per te diskutuar mbi kete ceshtje; Dashnor Sula, Indrit Hoxha, Edvin Kulluri dhe Skender Minxhozi.
-
VIDEO
'Vendoret'/ Sula në Real Story: Basha do rikthehet, nëse Berisha ka rezultat do shkoj tek ai! Transporti publik? Kandidati i Foltores në Vorë: S’premtoj mrekulli
Deputeti i anuar nga kampi i Alibeaj, Dashnor Sula u shpreh sot se në rast se Berisha merr rezultate pozitive në zgjedhje, do shkojë pranë tij. Ndër të tjera, ai beson se do të ketë edhe një rikthim të Lulzim Bashës në politikë, përplasja e së cilit me ‘të atin’ politik, Berishën, shkaktoi një luftë brenda demokratëve. Sula thotë se shkaku i kësaj ndarjeje të thellë brenda selisë blu ka qenë pjellë e elitave politike, e jo dëshirë apo ambicie e demokratëve të thjeshtë
-
VIDEO
Berisha nga Kukësi thirrje emigrantëve: Kthehuni të Atdhe dhe votoni për ndryshimin
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e tij për Bashkinë Kukës, Admir Sinamatin
-
VIDEO
Balla bashkëbisedim me prodhuesit ne Roskovec: E mbyllëm vitin 2022 me 560 milionë dollarë eksporte
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla dhe kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi zhvilluan një takim me prodhuesit në Roskovec.
-
VIDEO
Veliaj: Këta që kandidojnë janë kukullat e radhës të Metës dhe Berishës! Demokratët e Kamzës të bashkohen me ne
Nga Kamza, gjatë prezantimit të kandidatëve të rinj për Këshillin Bashkiak, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Erion Veliaj, i cilësoi kandidatët opozitarë si kukullat e radhës të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
-
VIDEO
Debate të ashpra në ‘Studio Live’/ Gazetari Saliu: Kur ke denoncuar ti zotrote njerëz nga qeveria? Valteri: O surrat, ti kushton sa 2 botoske të Kryemadhit
TIRANË- Debate të ashpra janë regjistruar sot në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv. Mes ish deputetit Halit Valteri dhe kryeredaktorit të gazetës “Standard”, Gëzim Saliu me gazetarin Arbër Hitaj. Valteri tha se ka bërë sërish kallëzim në SPAK për deputeten e Partisë së Lirisë dhe Ilir Metën që i akuzon për fshehje të ardhurash, korrupsion dhe çelje të llogarive anonime. Ai ka renditur 5 vepra penale për të cilat ka paditur ish Presidentin dhe bashkëshorten e tij për përfshirje në financimet ruse.