-
VIDEO
Siguria kibernetike, Shqipëria marrëveshje me Emiratet e Bashkuara! Rama: Ka rëndësi strategjike, ruan integritetin e vendit! Ministri i Jashtëm: Bashkëpunimi ynë do të rritet
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes strategjike mes Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike në Shqipëri dhe Këshillit të Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe
-
VIDEO
Ministri i Jashtëm i Emirateve Arabe: Te ne jetojnë 12 mijë shqiptarë dhe bëjnë një punë kaq të mirë! Mezi pres të bashkëpunojmë ngushtësisht
Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy shteteve. Diplomati i Emirateve të Bashkuara Arabe u shpreh se presim me padurim që të punojë ngushtë me Shqipërinë. Ai tha se në Emiratet e Bashkuara Arabe jetojnë dhe punojnë 12 mijë shqiptarët të cilët bëjnë një punë shumë të mirë.
-
VIDEO
Rama takim me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara: Ishit afër nesh kur kishim më shumë nevojë! Po ndikoni në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në sigurinë kibernetike që e cilësoi me rëndësi strategjike për vendin tonë. Rama e falenderon që kanë qenë pranë Shqipërisë kur ka pasur më shumë nevojë dhe thotë se po ndikojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
-
VIDEO
Berisha, Meta dhe Bode kallëzohen në SPAK për aferën e privatizimit të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, kostoja 232 milionë euro
Një tjetër kallëzim penal është referuar në SPAK për ish kryeministrat Sali Berisha dhe Ilir Meta, për rolin e tyre në aferën e privatizimin të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Materiali kallëzues mban firmën e avokatit Idajet Beqiri, i cili përpos Metës dhe Berishës, kërkon ndjekjen e penale edhe për ish ministrin e Financave, Ridvan Bode, t ish ministrin e Energjetikës, Edmond Haxhinasto, ish zëvendësministrin e Energjetikës Sokol Dervishaj dhe ish drejtorin e KESH Engjëll Zeqo. Në kallëzim thuhet se ish zyrtarët në fjalë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kaluar në duart e privatit pasurinë publike (4 hidrocentralet), në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në mënyrë korruptive, duke shkaktuar një dëm me vlerë 232 milionë euro.
-
VIDEO
Rithemelimi kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit: Do e padisim për herë të dytë edhe në Kushtetuese, kjo aferë të ndalet
Rithemelimi ka dorëzuar sot një kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për projektin e Portit të Durrësit. Deputetët e Rithemelimit, Bylykbashi dhe Vokshi thonë se ky projekt është antikushtetues. Bylykbashi u shpreh se do ta padisin për herë të dytë edhe në Gjykatën Kushtetuese
-
VIDEO
PS kërkoi ç’regjistrimin, reagon kandidati i Berishës për Shijakun: E kam thënë në formular, shkela lejen e qëndrimit! Prokuroria: Zvicra s’na dha informacion në 2021, po verifikojmë
Partia Socialiste ka kërkuar çregjistrimin e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Shijakut, Rezeart Tusha. Në kërkesën që PS dorëzoi dje në KQZ thuhet se Rezart Tusha rezulton i dëbuar nga Zvicra në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike, duke iu ndaluar hyrja për pesë vite’. Por këtë e kundërshton vete kandidati Tusha. Në një dalje për mediat ai thotë se ai ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit edhe këtë herë por edhe në zgjedhjet e vitit 2021 kur ishte kandidat për deputet.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Shehi në Report Tv: Këlliçi duhet të dalë jashtë ‘Foltores’! PD nuk bashkohet, duhen figura të reja
Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi thotë se kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Belind Këlliçi duhet të dalë jashtë ‘Foltores’ dhe t’i drejtohet politikisht qytetarëve të Tiranës, në mënyrë që të maksimalizojë votat për të fituar. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ ne Report Tv, u shpreh se partia e tij do të mbështesë kandidatët të cilët kanë mundësitë më në mëdha në zgjedhje
-
VIDEO
14 Maji/ Drejtuesi i ‘Qëndresa Qytetare’ në Report TV: Blerja e votës problemi kryesor, politika e pa interesuar ta luftojë! Drejtësia të dënojë zyrtarë, jo vetëm disa komisionerë
Rigels Xhemollari, drejtues në ‘Qëndresa Qytetare’, organizate e cila merret me vëzhgimin e zgjedhjeve deklaron se blerja e votës dhe përdorimi i burimeve publike janë 2 prej problematikave më të mëdha të zgjedhjeve në vend. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Xhemollari shprehet vetëm pjesëmarrja e minimizon efektin e këtij fenomeni.
-
VIDEO
Rama: Do rrisim pagat e ushtarakëve, brenda pak vitesh do të paguhen me mesataren e NATO-s
Në ceremoninë e dhënies së gradave kolonel sportistëve elitarë, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek paga e ushtarakëve. Rama tha se shumë shpejt ata do të paguhen me mesataren e NATO-s. Rama tha se kjo do të ndodhë brenda pak vitesh dhe jo pas 10 vitesh.
-
VIDEO
Edi Rama: Sot s'e ulim kokën nga turpi, sportistët na ikën për një palestër
Në ceremoninë e dhënies së gradave ushtarake për sportistët elitar të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama tha se ka hequr nga supet një barrë të trashëguar nga qeveritë shqiptare.
"Jam i lehtësuar sot që kam hequr këtë barrë nga kurrizi, që e kishim trashëguar nga e shkuara. Nuk e ulim kokën nga turpi për keqtrajtimin dhe harresën ndaj tyre. Na ka ndodhur në të shkuarën që djem të përkushtuar kanë ngritur flamuj të tjerë, sepse shteti nuk i jepte mundësi për të ngritur flamurin tonë kombëtar. E bënë këtë për një palestër, për një trajtim ushqimor dinjitoz, për një trajner të motivuar, për përfaqësim. Në pamundësi për këto, përfaqësuan forcën e talentit dhe pasionit të tyre. Kjo është një histori turpi e shtetit shqiptar që i përket së shkuarës", tha kryeministri Rama.
-
VIDEO
6 kandidatë në garë për Tiranën, PS përballë Berishës dhe Metës, po PD ? (5-4-2023)
Tirana do të ketë 6 kandidatë në garë për Bashkinë dhe për gazetarin Flogert Muça kjo është në dëm vetëm të Belind Këlliçit pasi Roland Bejko i PD dhe Lajla Përnaska e PDIU do i marrë vota që mund të shkonin drejtpërdrejtë te ai.
-
VIDEO
Tirana me 6 kandidatë, Muça: Dëmtojnë Këlliçin! Topollaj: Unë do votoj Këlliçin! Meçe: Premtimi për autobusë falas, nxit parazitizmin! Karaj: Bejko, si ‘nuse e marrë me zor’
Tirana do të ketë 6 kandidatë në garë për Bashkinë dhe për gazetarin Flogert Muça kjo është në dëm vetëm të Belind Këlliçit pasi Roland Bejko i PD dhe Lajla Përnaska e PDIU do i marrë vota që mund të shkonin drejtpërdrejtë te ai.