-
VIDEO
Rama në diskutim me trajnerin që mundësoi suksesin e Kosovës në Lojërat Olimpike: Shembull që nuk ka asgjë të pamundur kur vërtet e dëshiron
Kryeministri Edi Rama në një diskutim me trajnerin Driton Kuka i cili ka arritur suksese të mëdha në lojërat olimpike duke nxjerrë tre kampione të Kosovës në disiplinën e ‘judo’-s i shprehu këtij të fundit mirënjohjen për arritjet e mëdha që nderojnë të gjithë shqiptarët.
-
VIDEO
14 Maji, ende e paqartë sa kandidatë ka PD! Alibeaj: E mësoni nga KQZ! Tërhiqen kandidatët në Lezhë e Korçë! Refuzohen Vora, Kurbini e Librazhdi
Partia Demokratike ende nuk e ka bërë publike numrin e bashkive ku do të ketë kandidatë për kryetarë bashkie. Deri tani ishin konfirmuar 18 emra por 5 kanë rënë deri më tani. PD mund të ketë vetëm 13 kandidatë për kryebashkiakë.
-
VIDEO
U paraqit kërkesa për regjistrim në KQZ, tërhiqet kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Korçës
Gjergji Gjata, kandidati i grupit Alibeaj për bashkinë e Korçës është tërhequr nga gara. Lajmin e ka njoftuar vetë ai përmes një postimi për mediat, ku edhe sqaron arsyet e marrjes së këtij vendimi.
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Balla për Report Tv: Alibeajt i rroftë ‘vula’, nuk nxori dot kandidatë në 61 bashki! Në Tiranë s’ka garë, Veliaj fitore të thellë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli në Report Tv për zgjedhjet vendore të 14 majit.Por sa bashki synojnë socialsitët në këtë zgjedhje? Balla thotë se ata janë e vetmja parti që futen në garë për t’i fituar të 61 bashkitë.
-
VIDEO
Veliaj prezanton Zonën e Lirë Ekonomike për Tiranën: Do gjenerojë 5 deri në 7 mijë vende pune të mirëpaguara
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, prezantuan Zonën e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik të Tiranës (TEDA) në Kashar.
-
VIDEO
Do garojë për bashkinë e Tiranës, Bejko sulmon Berishën: S'mund të pranoj që PD të përfaqësohet nga partia e majtë që bën pazare në kurriz të demokratëve
Roland Bejko ka pranuar të kandidojë në logon e PD për bashkinë e Tiranës pasi nuk pranon që e djathta të përfaqësohet nga një parti e majtë. Kështu u shpreh në një konferencë për mediat duke iu referuar koalicionit Berisha-Meta.
“Shumë prej jush do të thonë se ke marrë letrat në duar. Këtë e kam bërë për respekt të pozicionit, të prezantimit të publikut dhe asaj që prezantojmë si PD. Ndihem i nderuar për detyrën dhe i emocionuar. Çdo detyrë që kam pasur në PD e kam ushtruar me pasion. Kjo detyrë mu ngarkua dhe ndoshta me përgjegjësinë më të madhe që kam pasur, nuk ishte i lehtë për mua, por kush më e njeh e di që nuk i iki përgjegjësive.
Unë do e jap kontributin tim për PD. Kjo është një garë për fatin e demokracisë. Mora përgjegjësinë duke pranuar kandidimin për Tiranën se s’mund të pranoj që PD të përfaqësohet nga një parti e majtë apo parti të majta të kamufluara si të djathta që gjatë gjithë historisë kanë bërë pazare në kurriz të demokratëve”, tha Bejko.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit/ Belind Këlliçi regjistrohet në KQZ me vulën e Partisë së Lirisë të Ilir Metës
Belind Këlliçi është regjistruar për të garuar në zgjedhjet e 14 majit me vulën e Partisë së Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta. Këlliçi doli nga kandidatët e primareve por duke qenë se Rithemelimi mbeti jashtë zgjedhjeve, do të garojë përballë Erion Veliajt dhe Roland Bejkos përmes koalicionit te drejtuar nga Ilir Metës.
-
VIDEO
Alibeaj: Rama zvarriti procesin gjyqësor, Berisha zaptoi selinë e PD dhe çdo degë! Na penguan për procesin e kandidatëve të 14 majit
Enkelejd Alibeaj ka akuzuar Sali Berishën dhe Edi Ramën për situatën e PD duke thënë se njëri zvarriti procesin gjyqësor për vulën e PD ndërsa tjetri zaptoi degën dhe selinë kryesore në Tiranë. Teksa mbetet e paqartë se sa kandidatë shkojnë në zgjedhjet e 14 majit nën logon e PD, Alibeajt thotë se vijon me idenë se duhet të kishin 61 përfaqësues.
-
VIDEO
Alibeaj: Belind Këlliçi e kishte mundësinë të garonte në logon e PD, por zgjodhi atë të partisë së Ilir Metës, në pazarin e tij me Berishën
“Përsa i përket Tiranës me duhet te them dhe njëherë se Belind Këlliçi e ka patur mundesine te perfaqesohej me siglen e PD. Pavarësisht asaj qe mendoj unë personalisht, asnje inat apo preference personale, asnjë mllef apo akuze e padrejte ndaj meje nuk me ka penguar te ngrihem mbi to dhe te zgjas dorën e bashkëpunimit për nje demokrat. Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikes se vjetër vazhdojnë me lojërat dhe pazaret duke i kërkuar demokrateve qe ne 14 maj te votojnë për listën e LSI-se. E pate besoj sesi nen logon e kësaj partie do te jete dhe Belind Kellici dhe nje liste qe demokrateve do tu shitet si bashkepunim apo aleance.
-
VIDEO
Zgjedhjet lokale 2023, në sa bashki do të garojë Partia Demokratike? Enkelejd Alibeaj në konferencë për mediat bashkë me kandidatin për Tiranën, Bejko
Partia Demokratike ende nuk e ka bërë publike se në sa bashki do të garojë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Për të bërë publike kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj dhe kandidati për Tiranën kanë dalë në konferencë për mediat.
-
VIDEO
'Vendoret'/ Berisha-Meta depozitojnë listat për këshilltarë bashkiakë! Tirana udhëhiqet nga Ilir Alimehmeti! Partia e Lirisë merr më shumë pozicione fituese
Koalicioni Meta-Berisha ka depozituar në mesnatë listat për këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet vendore të 14 majit. Lista për Bashkinë e Tiranës udhëhiqet nga Ilir Alimehmeti, i cili mori pjesë në procesin e primareve për Bashkinë e Tiranës, si edhe nga Silva Caka e Partisë së Lirisë.
-
VIDEO
'Vendoret'/ PS depoziton listat për kandidatë këshilltarë bashkiakë, ja emrat për 11 Bashkitë më të mëdha
Pasi kryebashkiaku Veliaj zyrtarizoi para mesnate listat për këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet vendore të 14 majit, PS ka depozituar edhe emrat e tjerë në Bashkitë e tjera të vendit.