-
VIDEO
Repolitix/ Zgjedhjet e 14 majit, sondazhi i parë i Piepoli-t (29 mars 2023)
TIRANË- Nëse shqiptarët do të votonin sot, mbi 60% e tyre do të merrnin pjesë në zgjedhje dhe rreth 50 për qind do të zgjidhnin Partinë Socialiste. Shifra ka dalë nga rezultatet e para të sondazheve të Institutit Italian Piepoli, që u publikua mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin "Repolitix", në Report Tv. Siç duket edhe nga tabelat, Partia Socialiste vijon që të mbetet forca politike që ka mban shumicën në vend. Krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021 nga ku ka fituar me 47.67%, PS s’ka lëkundje në rezultate dhe vijon të konfirmohet në vendin e parë. Me rënie drastike paraqitet Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt, të cilën thonë se do ta votojnë vetëm 11-15% e të anketuarve, ndërkohë koalicioni i Berishës dhe Metës, renditet i dyti, me 31-35% e qytetarëve që thonë se do ta votojnë.
-
VIDEO
Sondazhi në Report Tv/ PS forcë e parë në 14 maj! PD e Alibeajt pikiatë! Berisha-Meta të dytët! Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, Këlliçi s’i kalon 38%
Report Tv publikoi në “Repolitix” rezultatet e para të sondazheve të Institutit Italian “Piepoli” një bashkëpunim që e ka zanafillën në vitin 2015. Disa nga të dhënat, lidhen me konfirmimin e PS si forca më e madhe politike në vend, fitorja e padiskutueshme e Veliajt në Bashkinë e Tiranës dhe lider të preferuar Ramën. Berisha është figura tjetër e preferuar, Metën e duan vetëm 1% e të anketuarve.
-
VIDEO
Sondazhi i ‘Piepoli’-t në Report Tv/ Zv.presidenti i institutit italian: Kemi intervistuar 1000 njerëz
Rreth 100 njerëz janë pyetur në sondazhin e Piepolit në Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Kështu bëri me dije zv.presidenti i institutit Piepoli Livio Gigliuto gjatë një interviste në Repolitix.
‘Në sondazh ka parashikime dhe përfaqësime të opinionit publik. Ne kemi intervistuar 1000 njerëz që merr parasysh përbërjen gjeografike të vendit edhe të zonës gjeografike ku jetojnë shtetasit shqiptar.’- u shpreh Livio Gigliuto.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, Meta: PS po kandidon drejtore që duhet të jenë në SPAK! Balla: Akuzat e tij dhe Berishës, alibi për humbjen
Kreu i Partisë së Lirisë që njëherësh udhëheq edhe koalicionin e kandidatëve të Sali Berishës thotë se PS po kërkon të fitojë këshillat bashkiakë me njerëz që duhet të hetohen. Por këto akuza për Taulant Ballën janë alibi e humbjes.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, Duka: Vë bast se mazhoranca nuk merr vota si më parë! Vangjeli: Pjesëmarrja e rëndësishme, shumica shkon drejt kutive të votimit
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka beson që në zgjedhjet e 14 majit do të ketë rënie të votave për mazhorancën. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, u shpreh se do të jetë numri më i vogël i pjesëmarrësve që shkojnë në kutitë e votimit në krahasim me zgjedhjet e shkuara.
-
VIDEO
140 emra për 61 ‘frone’ lokale, cilat janë betejat më të forta të 14 Majit! PD ‘braktis’ shumicën e bashkive kryesore, 48 gara vetëm mes PS-së dhe koalicionit Meta-Berisha
Megjithë përcarjet e demokratëve, zgjedhjet e 14 majit premtojnë përballje interesante mes socialistëve dhe opozitës që kërkonë rikthimin në pushtetin vendor. Sfidë e saj është rimarrja e bastioneve të djathta e mbajtja e Shkodrës, kalasë së fundit që synohet nga socialistët.
-
VIDEO
Rama: Askush të mos presë pensione të larta nëse i lë kontributet pas dore! Rritja e pagave jashtë mundësive hap gropën e madhe
Kryeministri Edi Rama që bëri me dije se muajin e ardhshëm, pensionistët do marrin bonus 5 mijë lekë paralajmëroi të gjithë ata që lënë kontributet pas dore. Rama tha se s’mund të presin pensione të larta nëse kontributet i shohin si gjëja e fundit.
-
VIDEO
Berisha sulmon qeverinë për shpopullimin: Kemi humbur 85% të popullatës në Shqipëri! Qytetarët largohen se s'ndihen të sigurt
Sali Berisha ka sulmuar qeverinë për shpopullimin duke thënë se Shqipëria ka arritur statistikën që nuk e ka pasur kurrë në histori. Në konferencën ‘shpopullimi ose zhbërja’, Berisha tha se shqiptarët po largohen nga vendi se nuk ndihen të sigurt.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore të 14 majit/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore, sot në ora 21:00 në ‘Repolitix’ rezultatet e para
Me afrimin e zgjedhjeve të 14 Majit rikthehen edhe sondazhet parazgjedhore në Report Tv në bashkëpunim me institutin italian Piepoli për të pestin proces zgjedhor radhazi. Pas parashikimit të saktë të të gjitha zgjedhjeve në Shqipëri që prej vitit 2015, nesër në Report Tv në orën 21:00 do të bëhen publike të dhënat e para të një rrugëtimi të gjatë që shqiptarët të mësojnë më shpejt se të tjerët se çfarë do të ndodhë më 14 maj.
-
VIDEO
Kandidatët e 14 majit, kush e tradhëtoi PD-në? (28 mars 2023)
14 kandidatë për kryetarë bashkie janë regjistruar deri më tani nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Pasi Alibeaj nxori listën me 17 kandidatë, disa prej tyre u tërhoqën nga gara me pretekstin se nuk donin të jenë përballë kolegëve të tyre të Rithemelimit.
-
VIDEO
14 kandidatë të PD-së në zgjedhjet e 14 majit, Logu: Të tërhequrit nuk e panë me vend kandidimin! Meçe: Maskaradë e Berishës! Caca: Grupimi i Alibeajt ka kapitulluar
14 kandidatë për kryetarë bashkie janë regjistruar deri më tani nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Pasi Alibeaj nxori listën me 17 kandidatë, disa prej tyre u tërhoqën nga gara me pretekstin se nuk donin të jenë përballë kolegëve të tyre të Rithemelimit.
-
VIDEO
Auditi për paratë ruse/ Mandia: PD e pastër, Basha përgjegjës! Baçi: Kur s’i gjeti FBI, ca do gjenit ju? Korreshi: U lodhët kot! Na lini rehat të fitojmë ndonjë Bashki
Kryetarja e Komisionit të Auditit për paratë ruse në Partinë Demokratike, Ledina Mandia në Report Tv, në ‘Studio Live’ tha se Komisioni arriti në përfundimin se kjo forcë politike është e pastër.