-
VIDEO
Sulmi me armë në Top Channel, Bregu: Akt i pastër terrorist! Minga: S’është atentat i zakonshëm! Hitaj: Gjuha politike përçon urrejtje të tilla
Sulmi i orëve të para të mëngjesit të sotëm drejt godinës së televizionit ‘Top Channel’ ku mbeti i vdekur edhe roja, Pal Kola, ka sjellë tronditje të opinionit publik në vend për shkak të mënyrës sesi u organizua një attentat i tillë ndaj medias, pushtetit të katërt.
-
VIDEO
Demalia përplaset me Nard Ndokën në Report Tv: Je bërë dhe ministër Shëndetësie e s’merr vesh fare! Je i konsumuar! Kreu i PDK-së braktis emisionin 'Studio Live'
Një debat i ashpër ka ndodhur në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv mes kreut të Partisë Demokristiane Nard Ndokë dhe analistit Ilir Demalia. Ishte analisti Ilir Demalia i cili u shpreh me tone të ashpra në drejtim kreut të PD-së, për të cilin tha se është një figurë politike e konsumuar
-
VIDEO
‘14 maji’/ Kume në Report Tv: Në fletën e votimit, duhet të jetë Lulzim Basha si kryetar i PD jo Alibeaj
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume është shprehur se në fletën e votimit, do duhet të figurojë Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Shqipëri-Itali marrëveshje për vajin e ullirit e verërat! Eksperienca italiane në rritjen e cilësisë, qëllim zgjerimi i eksporteve
Italia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për rritjen e cilësisë së produkteve shqiptare të vajit të ullirit dhe verës me qëllim eksportimin e tyre. Marrëveshja u siglua nga Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe Ministri i Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë i Republikës së Italisë Francesco Lollobrigida
-
VIDEO
Para ruse në PD? ‘Rithemelimi’ i Berishës: S’ka prova, asnjë qindarkë të hyrë apo të dalë nga kompania ruse ‘Binata Trade’! Të hetohet Basha! E thirrëm, s'pranoi të përgjigjej
Sali Berisha dhe kryetarja e Komisionit të Auditit për paratë ruse në Partinë Demokratike, Ledina Mandia kanë publikuar sot rezultatet e këtij auditi dhe kanë dalë në përfundimin se nuk ka prova që të vërtetojnë se ka pasur para të paligjshme në PD.
-
VIDEO
Veliaj prezanton listën e anëtarëve të Këshillave Bashkiak: Synojmë 40 vende! Mosha mesatare nën 35-vjeç! Për herë të parë përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar përbërjen e listës së Këshillave Bashkiak për Tiranën.
-
VIDEO
SKEDA/ Nga kandidati që kërkon mandatin e 7-të në Maliq, tek Benet Beci që kërkon të thyejë tabunë në Shkodër! PS zyrtarizon 61 emrat për zgjedhjet vendore
Kjo e hënë është dita e fundit për regjistrimin në KQZ të kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Nga 5 deputetë që përfshihen në garë, vetëm demokrati Zef Hila nuk e ka dorëzuar mandatin në Kuvend. Nga 61 bashki, PS rikonfirmoi në garë 44 kryetarë aktualë ndërsa 17 të tjerë, garojnë për herë të parë
-
VIDEO
Presidenti austriak vizitë në Tiranë! Begaj: Folëm për marrëveshjen e Ohrit, nuk mbështes Republikën Srpska në Kosovë! Van der Bellen: Shqipëria në rrugën drejt unionit
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ndodhet në Tiranë për vizitë zyrtare. Rreth orës 10:30 u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti Bajram Begaj për të vijuar me konferencën për mediat ku zbuluan detaje nga biseda.
-
VIDEO
PD garon e ndarë për Vendoret, Kadilli në Kontrast: Mbajnë vulën për axhendë personale, Berisha strehohet te logoja e tjetrit, s'kanë interes për qytetarin
Ish deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli ka komentuar në Kontrast edhe kandidatët e konfirmuar mbrëmjen e djeshme nga Alibeaj. Ai theksoi se ndarjet janë bërë për axhendë personale.
-
VIDEO
Auditi për lobimet ruse në PD, Kadilli në Kontrast: Provë që bëjnë politikë për ego personale! Vangjeli: Basha shantazh Berishës! Po mbulojnë atë me ashtu
Sali Berisha dhe kryetarja e Komisionit të Auditit për paratë ruse në Partinë Demokratike, ku ka rezultuar se nuk ka patur hyrje-dalje të këtyre parave. Por është pikërisht përgjigja e Bashës dhe ‘sfumimi’ i kësaj ngjarjeje për Berishën ajo që tregon që asnjë nga palët e PD-së nuk po bën politikë por luftë personale sipas sh-deputeti Fatbardh Kadillit.
-
VIDEO
Berisha: Rama e shndërroi Bashën në peng pasi e shpëtoi nga 6 vite burg
Sali Berisha pretendon se Edi Rama e ka shpëtuar Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në peng që ta përdorte kundër opozitës.
“Lulzim Basha është hetuar për larje parash. Sepse Lulzim Bashën e ka denoncuar Nick Muzin. Është Nick Muzin që ka deklaruar në SHBA se 720 mijë dollarët i ka nga PD.
Rama ka marrë këtë deklaratë nga prokuroria e vendit dhe ka filluar hetimin. Hetimi ka zbuluar se 500 mijë nuk kanë asnjë lidhje me financimin e PD-së. Atëherë, prokuroria e ka akuzuar Lulzim Bashën me të drejtë për larje parash. Çdo shumë që zbulohet pa origjinën e saj, automatikisht në ligj kualifikohet larje parash. Edi Rama përdori presionin e jashtëzakonshëm.
Dosja u mbajt deri në ditën e 30 nga një prokuror. Ai prokuror, ditën e 30-të dha dorëheqjen.Ditën e 31- kishte skaduar afati për dërgimin e saj në Gjykatë të Lartë. Ky është kurthi që bëri Edi Rama. Edi Rama me akuzën për larjen e parave e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng të tij që e përdor për çdo gjë kundër opozitës dhe kundër pluralizmit në Shqipëri”, tha Berisha.
-
VIDEO
Bejko kandidat përballë Këlliçit në Tiranë? Berisha: Kandidatët e 'Alibravës' janë kandidatë të Edi Ramës
Kandidatë të Edi Ramës i quajti sot Sali Berisha kandidatët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 Majit të vendosura nga Alibeaj. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku për caktimin e Roland Bejkos në Tiranë Berisha thotë që të gjithë këta kandidatë i përdor Rama kundër pluralizmit.
“Kandidatët e Alibravës janë kandidatët e Edi Ramës. S’kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Janë vegla mjerane që i përdor Edi Rama kundër pluralizmit. PD do të fitojë, s’ka asnjë dyshim. Kandidatët e Edi Ramës vijnë tërësisht nga bota e mafias që kërkon të shpëtojë sistemin monist që ka vendosur”, tha Berisha.