-
VIDEO
Asociacioni? Begaj: Nuk e mbështes Republikën Srpska në Kosovë! Presidenti austriak: Pa marrëveshje, Beogradi dhe Prishtina s'kanë të ardhme drejt BE
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka komentuar takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili ishte dje për vizitë në Tiranë ku diskutoi marrëveshjen në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Begaj thekson rëndësinë e vendosjes së paqes ndërsa shprehet se nuk do e pranonte për asnjë arsye ‘një shtet serb’ brenda Kosovës.
-
VIDEO
Presidenti i Austrisë në Tiranë: Shqipëria në rrugën e duhur drejt unionit! Begaj! Të ndjekë udhëzimin e BE për pasaportat e arta
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen në konferencën me Begajn ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Presidenti austriak tha s enuk sheh asnjë problem në rrugëtimin e Shqipërisë pasi është në rrugën e duhur për plotësimin e reformave. Ai u ndal edhe tek pasaportat e arta, nismë që tashmë është pezulluar me dakordësinë e BE deri në një vendim nga gjykata. Presidenti austriak tha se shpreson që Shqipëria të ndjekë udhëzimet e të drejtës europiane.
-
VIDEO
Begaj me homologun austriak: Vendet tona marrëdhënie të veçantë, mirënjohje Austrisë për mbështetjen në rrugëtimin europian
Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar konferencë të përbashkët me homologun austriak Alexander Van der Bellen. Begaj tha se Shqipëria dhe Austria kanë një partneritet të një rëndësie të veçantë. Begaj vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa falënderoi Austrinë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për rrugëtimit europian.
“Biseda kishte në vëmendje çështjen e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, i përcolla vlerësimin për gjithë mbështetjen që Austria i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin europian, mbështetja ekonomike, politike e mbështetja për reformën në drejtësi. Kjo vizitë është një dëshmi e angazhimit serioz të Austrisë së procesit integrues të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. E informova mikun për përparimin e bërë në reformat e integrimit europian dhe rezultatet konkrete në këtë drejtim. E sigurova që Shqipëria mbetet dedikuar në të gjitha nivelet për rezultate të reformën në drejtësi. E falënderova për mbështetjen e plotë që Austria i ka dhënë Kosovës, liberalizmin e vizave dhe dialogun Kosovë serbi. Rikonfirmuam qëndrimet e vedneve për dënimin e këtij agresioni të paprovokuar dhe mbështetjen e palëkundur ndaj popullit ukrainas dhe integritetin territorial të saj”, tha Begaj.
-
VIDEO
Mbledhja e kryesisë së PD-së, Alibeaj: Nesër do dalim me emra të tjerë! Roland Bejko për Tiranën? Sfidë për të mbajtur partinë
Kreytari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është shprehur se ditën e nesërme do të ketë konfirmime të tjera si garues të bashkisë.
“Sipas rregullave tona kandidatura për Tiranën e ka Roland Bejko. Kemi shqyrtuar edhe kandidimimet e tjera për Bashkitë. Do të kemi më tepër emra.
Ajo që është e rëndësishme është që PD merr pjesë në zgjedhje Bejko.”- tha ai.
I pyetur se me çfarë pritshmërish sjellin Bejkon si garues përballë Këlliçit dhe Veliajt, ai u shpreh se në situatën që ndodhen duhet të përballen me sfidën për të ruajtur partinë.
-
VIDEO
Pse u shmang PD nga vizitat e tij në Tiranë? Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish presidentit, jo si kryetar partie
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur edhe për ‘shmangien’ e PD-së nga axhenda e takimeve të tij në Tiranë. Ai u shpreh se takimi me Metën nuk ka qenë në cilësinë e kryetarit të Partisë së Lirisë, por si ish president. Kurti u shpreh se e pa të udhës ta informonte për procesin e dialogut me Serbinë dhe për marrëveshjen e Ohrit.
-
VIDEO
Kurti pas takimeve në Tiranë: I vura në dijeni për marrëveshjen e Ohrit! Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
Kurti pas takimeve në Tiranë: I vura në dijeni për marrëveshjen e Ohrit! Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimeve të ndara me Ramën, Nikollën, Begajn e Metën në Tiranë. Kurti u shpreh se vizita u bë në kuadër të marrëveshjes së arrirë me Serbinë në Ohër. Kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se i njoftoi nga afër dhe më me hollësi përfaqësuesit kryesorë të shtetit. Më tej ai komentoi edhe takimin me Metën, ku u shpreh se e takoi në cilësinë e ish presidentit dhe jo si kryetar të Partisë së Lirisë. I pyetur se çfarë do dëshironte nga Shqipëria, Kurti theksoi ndihmën e Shqipërisë për të përfaqësuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
-
VIDEO
Rama pret Kurtin në Tiranë: Të hedhë hapat për Asociacionin dhe Kishën Serbe, e mbështes! Begaj: Marrëveshja me Serbinë garanci për paqe
Pas negociatave me Serbinë në Ohër, kryeministri Albin Kurti zhvilloi vizitë në Tiranë ku takoi krerët më të rëndësishëm të shtetit shqiptar, me të cilët bisedoi në lidhje më ketë marrëveshje. Takimi më i gjatë ishte me kryeministrin Edi Rama, i cili e priti për 2 orë dhe e mbështeti për të hedhur hapat e radhës që do të normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë.
-
VIDEO
PD ende pa vendim për zgjedhjet e 14 majit, Ngjela: Alibeaj i paaftë, del nga kriza vetëm nëse çon personalitete në zgjedhje! Berisha-Meta, të mërziturit e humbur
Avokati Spartak Ngjela e cilëson ‘të paaftë’ Enkelejd Alibeajn që nuk po arrin dot të marrë vendim se si do të hyjë PD në zgjedhjet e 14 majit. Pas disa ditësh diskutime dhe mbledhjesh, i kanë mbetur vetëm pak orë që të marrë vendimin përfundimtar, por Ngjela thotë se nuk ka dimensionin e burrit të shtetit se ka frikë nga humbja.
-
VIDEO
Videomesazhi i javës/ Veliaj: Transformimi i Tiranës ka rritur ekonominë e qytetit, punësimi u rrit me 40% kurse bizneset e reja me 48%
Ekonomia e Tiranës, zhvillimi i turizmit dhe punët e së ardhmes ishin fokusi i temës së javës për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në videomesazhin e tij për qytetarët veçoi disa shifra domethënëse lidhur me rritjen e punësimit dhe hapjen e bizneseve të reja.
-
VIDEO
Begaj priti në takim Kurtin: Marrëveshja me Serbinë garanci për të paqen
Presidenti Bajram Begaj, priti sot Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet më të fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.
-
VIDEO
Veliaj: Piramida dhe Zona e Lirë Ekonomike në Kashar, mundësi të shkëlqyera për të rinjtë dhe bizneset
Në videomesazhin e kësaj jave, i cili u fokusua te rritja e ekonomisë së Tiranës vitet e fundit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se një prej fushave ku po investohet më shumë është ajo e teknologjisë së informacionit. Për këtë qëllim, për pak javë hapet Piramida e Tiranës, e cila do të jetë qendra më e madhe digjitale në rajon.
-
VIDEO
Kurti mbërrin në Tiranë, 30 minuta takim me Begaj! Vizitë në Kryesinë e Kuvendit! Pas pak bisedë me Ramën! Në fokus marrëveshja me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë. Kurti zhvilloi një takim me Presidentin Bajram Begaj, ndërsa më pas do takojë kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.