-
VIDEO
Përfaqësuesi i Berishës në KQZ: Na regjistroni ne! Keni përgjegjësinë të merrni vendim
Ledio Nuraj juristi i Berishës në KQZ ka kërkuar që të regjistrohet Berisha për zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se KAS ka thënë që Celibashi nuk ka marrë një vendim për kërkesën e Berishës
-
VIDEO
Sefa shpjegon ligjin: Ja pse Basha rezulton si kryetar edhe pse ka dhënë dorëheqjen
Përfaqësuesi i Partisë Demorkatike të Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa ka sqaruar përse Lulzim Basha ekziston ende si kryetar i PD-së në Gjykatë, edhe pse ka dhënë dorëheqjen.
“Basha rezulton i rezultuar në regjistrin e partive edhe pse ka dhënë dorëheqjen, është këtu sepse në bazë të ligjit për PD nuk mund të depozitohet dorëheqje. Por vetëm emërimi i kryetarit të ri dhe për sa kohë nuk ka kaluar në një proces zgjedhor është i pamundur regjistrimi i kryetarit të ri, në regjistër nuk regjistrohet as zv.kryetari, por vetëm zgjedhja e kryetarit të ri”, tha Sefa.
-
VIDEO
Sefa akuza Celibashit: Po merrni rol aktiv në këto zgjedhje! Po i shkaktoni një dëm të madh PD, s’regjistrohemi dot në koalicion
Përfaqësuesi i Partisë Demorkatike të Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa e ka akuzuar kryekomisionerin, Ilirjan Celibashi se me mosveprimet e tij i ka shkaktuat një dëm të madh PD-së pasi nuk mund të bëhet pjesë e koalicioneve, e ndërsa e ka akuzuar se po merr një rol aktiv në këto zgjedhje.
-
VIDEO
Regjistrimi i PD në dorë në Celibashit, Sefa: Jepni vendime të veçanta për dy kërkesat që ju kanë ardhur! Shqyrtojini si çështje të ndara
Regjistrimi i PD ka mbetur në dorë të komisionerit të KQZ, Ilirjan Celibashit dhe këtij të fundit përfaqësuesi i ligjor i PD-së Indrit Sefa i ka kërkuar që ta shqyrtojë PD si parti vetëm me një kërkues të saj. Sipas Sefës duhet të merren duhet të merren vendime të veçanta për dy kërkesat që kanë ardhur nga PD, pra për Berishën të ketë një vendim dhe për kryetarin e komanduar të PD, Alibeajn një vendim.
-
VIDEO
KAS rrëzoi Berishën, fati i PD-së së Alibeajt kalon sërish në dorën e Celibashit! Mbahet mbledhja, vendoset nëse do regjistrohet në zgjedhje
Ditën e sotme Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi po shqyrton kërkesën e Partisë Demokratike për regjistrimin në zgjedhje. Pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk pranoi ankimimet e dy grupeve, fati i PD së Enkelejd Alibeajt është në dorën e Celibashit, pasi do të jetë ky i fundit që do përcaktojë nëse do futen apo jo në zgjedhjet vendore 2023.
-
VIDEO
Celibashi vendos sot fatin e PD-së së Alibeajt, Beqiri në Report Tv: I detyruar ta regjistrojë! Burimi: S’do ketë surpriza! Daci: Kreu i KQZ s'do reflektojë
Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi do të shqyrtojë sërish ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike për regjistrimin në zgjedhjet vendore, pasi KAS rrëzoi ankimimin e Enklejd Alibeajt. Avokati Idajet Beqiri thotë në Report Tv se Celibashi është i detyruar që sipas ligjit ta regjistrojnë PD-në e Alibeajt në zgjedhje.
-
VIDEO
Borrell dhe Varhelyi nesër në Tiranë për mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit! Zbardhen rekomandimet e BE-së për Shqipërinë
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel do të vizitojë nesër Tiranën ku pritet të qëndrojë për datat 15 dhe 16 mars. Pritet që gjatë kësaj vizite, ai të shoqërohet edhe nga komisioneri europian, Oliver Verhelyi.
-
VIDEO
Rama: Thonë se paga minimale duhet të bëhet 70-80 mijë lekë, përllogaritja bazohet në produktivitet ekonomik! S'kemi harruar premtimin për pensionistët, së shpejti shpërblimi i radhës
Kreu i qeverisë, Edi Rama i përgjigjet të gjithë atyre që kërkojnë rritjen e pagës minimale në 70 ose 80 mijë lekë duke thënë se përllogaritje nuk bazohet në dëshirat që kanë por në produktivitetin ekonomik. Rama u shpreh se nuk e kanë harruar premtimin për pensionistët, për të cilët tha se është gati shpërblimi i radhës që do të mblidhet nga taksa e jashtëzakonshme që do paguajnë prodhuesit e energjisë.
-
VIDEO
Zgjedhje pa PD?! (13 mars 2023)
Ish deputeti i PD, Myslim Murrizi hodhi dyshime se janë të sinkronizuar dhe po e zvarrisin vetë procesin për të mos hyrë në zgjedhje se nuk kanë një plan A për të menaxhuar situatën. Po ashtu u shpreh se Lulzim Basha duhet të zgjohet e të thojë publikisht dështimet e tyre. Ish deputeti i PD, Myslim Murrizi hodhi dyshime se janë të sinkronizuar dhe po e zvarrisin vetë procesin për të mos hyrë në zgjedhje se nuk kanë një plan A për të menaxhuar situatën. Po ashtu u shpreh se Lulzim Basha duhet të zgjohet e të thojë publikisht dështimet e tyre. Ndërsa gazetari Bledian Koka tha se Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike në këto zgjedhje dhe qytetarët të mos mungojnë në kutitë e votimit.
-
VIDEO
Në zgjedhje pa PD? Murrizi: Dyshoj se janë të sinkronizuar, veç plan B kanë
Ish deputeti i PD, Myslim Murrizi hodhi dyshime se janë të sinkronizuar dhe po e zvarrisin vetë procesin për të mos hyrë në zgjedhje se nuk kanë një plan A për të menaxhuar situatën. Po ashtu u shpreh se Lulzim Basha duhet të zgjohet e të thojë publikisht dështimet e tyre.
-
VIDEO
Shkarkimi i Artan Lames nga kreu i Kadastrës, Berisha: Shumë mëkate ka, por nuk firmosi për projektin e Portit të Durrësit
Ish kryeministri, Sali Berisha nga Belshi ka folur edhe për largimin e Artan Lames nga posti i kreut të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, duke thënë se ky i fundit, nuk kishte firmosur për marrëveshjen e Portit të Durrësit, të cilën kreu i Rithemelimit e konsideron vjedhje të tmerrshme.
-
VIDEO
Nesër Celibashi vendos fatin e PD, Gështenja në Report Tv: Nuk besoj të jetë çmendur të mos na regjistrojë, të respektojë ligjin! Krashi: Opozita, peng i përplasejeve të brendshme
Ilirjan Celibashi pritet të vendosë nesër nëse do ta regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme duke pranuar apo jo kërkesën e grupit të Alibeajt, edhe pse këta të fundit nuk e kanë sjellë letrën me firmën e Lulzim Bashës. Për deputetin demokrat Lefter Gështenja do të ishte çmenduri nëse PD nuk do të regjistrohej. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv të gazetarit Arbër Hitaj ai akuzoi Celibashin se po bën politikë.