-
VIDEO
Arrestimi i nënës lehonë në Shkodër, debate në Kuvend, Çupi: Duhet debat, e dhimbshme të ndash fëmijën nga nëna! Bushka: S’ka nevojë, po marrim masat
Arrestimi i nënës lehonë në Shkodër ka nxitur debat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Kuvend. Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi është shprehur se duhej patjetër një debat me ministrin e Drejtësisë për këtë çështje.
“Është një ngjarje e rëndë, e dhimbshme , e rënde, dëshpëruese. Ne këtu duhet të kemi një seancë debati për ngjarjen e gruas lehonë në Shkodër që u arrestua. Ne duhet të kemi një diskutim me ministrin e Drejtësisë. S’duhet të ketë asnjë seancë tjetër përpos kësaj. Drejtësia është e padrejtë me njerëzit e thjeshtë. Këtu para disa ditësh s’ngeli deptet pa uruar 8 marsin për like dhe sot s’ka asnjë reagim. Kështu duhet të niste sot seanca plenare.”- tha Çupi.
Ndërsa për deputeten e PS-së, Klotilda Bushka është shprehur se s’ka nevojë për debat ndërsa është shprehur se po merren masat.
“Është i parashikuar qartësisht se një nënë lehonë s’mund të mbahej me një fëmijë në burg. Se ku ka çaluar çështja i takon organeve të drejtësisë nuk ka nevojë për debat. Gjithsesi jemi në një mendje me ju, këto ngjarje nuk mund të ndodhin. Jemi mbledhur, kemi diskutuar dhe siç kemi vepruar gjithnjë do të bëjmë punën tonë që rastet e tilla mos të përsëriten. Thënë këtë nuk është hera e parë që ne do duhet të veprojmë dhe do të jemi të kujdesshëm. Marsi nisi me vrasjen grave, erdhi i përgjakur. Dhe ne do të vijojmë të marrim masat përkatëse me çfarë mund të bëjmë më mirë. U bej thirrje organeve të drejtësisë të përshpejtojnë zgjidhjen e çështjes në fjalë.”- thotë Bushka.
-
VIDEO
Berisha-Meta sfidë KQZ-së, paraqesin koalicionin me siglën e PD, a do pranohen nga Celibashi? (15 mars 2023)
Zyrtarizimi i koalicionit Meta-Berisha mbrëmjen e sotme nën siglën ‘Bashkë-Fitojmë’ ka sjellë edhe debat lidhur me pikëpyetjen nëse do jetë i mundur regjistrimi i një koalicioni të tillë që brenda ka edhe PD-në e Berishës, pavarësisht se nuk u pranua regjistrimi në zgjedhjet lokale.
-
VIDEO
Meta-Berisha në zgjedhje me koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’/ Ish deputeti: Veprim absurd, nuk kanë moral! Avokati: KQZ nuk do e pranojë kërkesën
Zyrtarizimi i koalicionit Meta-Berisha mbrëmjen e sotme nën siglën ‘Bashkë-Fitojmë’ ka sjellë edhe debat lidhur me pikëpyetjen nëse do jetë i mundur regjistrimi i një koalicioni të tillë që brenda ka edhe PD-në e Berishës, pavarësisht se nuk u pranua regjistrimi në zgjedhjet lokale.
-
VIDEO
Berisha dhe Meta ‘sfidojnë’ Celibashin, regjistrojnë koalicionin ku përfshijnë PD! Zyrtarizojnë emrin: Bashkë fitojmë! Publikohet logoja
Në dokumentin zyrtar të dorëzuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është se brenda këtij koalicioni, përveç Partisë së Lirisë te Ilir Metes, PDK-së së Nard Ndokës dhe PBDNJ-së së Vangjel Dules, është e përfshirë edhe PD-ja.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore të 14 majit, mblidhet grupi parlamentar i PS-së! I pranishëm edhe kryeministri, Edi Rama
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste që prej orës 18:00 të mbrëmjes së sotme po zhvillon një mbledhje në kryesinë e Kuvendit.
-
VIDEO
Në garë për bashkinë e Tiranës, ish-deputetja e PD-së Lajla Përnaska: E djathta është e papërfaqësuar, ka ngelur komplet jashtë loje
Lajla Përnaska, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe një nga figurat me një njohura të kësaj partie, ka shpallur kandidaturën për bashkinë e Tiranës. E ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ Përnaska u shpreh se është ofruar që të japë një kontribut në politikë, ndërsa theksoi se e djathta shqiptare është e përfaqësuar.
-
VIDEO
Nga kredia për çiftet e reja, 1 vit pagë e plotë për lejet e lindjeve dhe tre-fishimi i bonusit të bebes, Meta prezanton planin e PL për familjet shqiptare
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një tryezë për familjet shqiptare. Meta shpalosi disa propozime të Partisë së Lirisë për të mbështetur familjen shqiptare, si mbështetje për çiftet e reja me kredi dhe nxitje të lindshmërisë në vend.
-
VIDEO
Kontrolli i vilave nga SPAK, Arben Ahmetaj kundërshton në gjykatë: Ishin të paligjshme dhe të dhunshme, nuk u mor leje nga Kuvendi
Arben Ahmetaj i cilëson të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit e SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish gruas. Gazetarje Report Tv Keti Banushi mëson ekskluzivisht se Ahmetaj thotë se e para kontrolli në një prej vilave minimalisht është anti kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi.
-
VIDEO
Të gjithë kundër Celibashit, por mëkati është gjetkë! (15 mars 2023)
-
VIDEO
Po sikur kryetari i partisë do vdiste para regjistrimit në zgjedhje? Celibashi tregon si do të zgjidhej çështja
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka treguar zgjidhjen për një parti politike që nuk gjen dot rrugën për regjistrim në zgjedhje në rast se kryetari i një partie ndërron jetë para se të përfundonte afati.
Vangjeli: Supozojmë se kryetari i një partie, pikërisht në kohën kur i duhet të regjistrojë partinë e tij në zgjehdje bie në koma. Çfarë do ndodhte?
Celibashi: Ekziston zgjidhja ligjore por duhet që secili të respektojë përgjegjësitë ligjore. Më 7 mars përfundon afati për regjistrimin e partive politike. Në këtë situatë s’të pengon asgjë që sipas statutit mendon që të takon e drejta të përfaqësosh partinë në kushtet kur mungon kryetari. Të bësh aktin e kërkesës duke zënë afati dhe të rregullosh të gjithë çështjen e legjitimitetit.
Ka shumë kohë. Ti sjell kërkesën për tu regjistruar. Le të mos zgjohet kryetari. Personi që sipas statuti mund të ushtrojë funksionet e kryetarit në kushtet e mungesës së kryetarit e bën deklarimin në KQZ dhe i thotë gjykatës, kryetari ndërroi jetë 1 minutë para se mbaronte afati. Ti si organ përgjegjës e paraqet kërkesën në KQZ, do vish te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe do thuash këtë. Kush është personi që e pason? Është filani. Dakord bëje njoftimin për shndërrimin e jetës së kryetarit dhe statuti e zgjedh. Nëse gjykata s’bën atë që duhet të bëjë, është ajo që do vijnë të kërkojnë vajguri te dyqani ku shitet djath e domate.
-
VIDEO
KAS hedh shortin, Ledio Braho caktohet relator për ankimimin e Berishës
Komisoni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hedhur shortin dhe Ledio Braho është caktuar relator për ankimimin e Sali Berishës.
-
VIDEO
Berisha: Alibeaj po futet në zgjedhje vetëm për të ndihmuar Ramën, si të kem besim te ‘Pallat Kapllani’ që s’do zbatojë urdhrat e PS
Ish-kryeministri Sali Berisha vijan akuzat kundrejt grupit të Enkelejd Alibeajt se janë në shërbim të Edi Ramës. Berisha në mbledhjen e grupit tha se Alibeaj kërkon të futet në zgjedhje me vetëm një qëllim, të ndihmojë Edi Ramën. Berisha tha se nuk mundtë ketë besim tek kandidatët e Alibeajt se nuk do zbatojën urdhrat e Edi Ramës, duke u ndalur tek Agron Kapllnaj, kandidati i Alibeajt për Mallkastrën. Berisha e akuzoi atë se merr tendera nga Rama e Veliaj, ndërsa e cilësoi si ‘Pallat Kapllani’.