-
VIDEO
Celibashi s'e lejoi të futet në zgjedhje nën siglën e PD, Berisha: Në orët në vijim do finalizojmë koalicionin e fuqishëm
Në një kohë kur komisioneri i KQZ-së, ilirijan Celibashi vendosi të mos ta regjistrojë në zgjedhje, Berisha me kandidatët e tij pa parti me logo e vulë do të strehohet tek partitë e tjera. Në një mbledhje me grupin parlamentar të Rithemelimit, Berisha paralajmëroi në afatin e fundit futjen e kandidatëve nëpërmjet partive aleate për zgjedhjet e 14 majit. Ish kryeministri e cilësoi koalicionin e tij si bashkimin që do i japë goditjen e madhe kryeministrit Rama.
-
VIDEO
Nëse Basha ‘zgjohet’ për të mos lënë PD jashtë, zgjidhet problemi? Ja si përgjigjet Celibashi
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se nëse Lulzim Basha zgjedh që të firmosë deklaratën solemne edhe në këtë moment që PD është lënë jashtë, atëherë problemi zgjidhet dhe mund të futen në zgjedhjet e 14 majit.
“Për gjykimin tim është i zgjidhur se plotësohen kërkesat që kryetari i PD e nënshkruan deklaratën dhe është tërësisht në përputhje me përcaktimet e kodit zgjedhor”, tha Celibashi
-
VIDEO
Celibashi: S’mund të them që nuk e ndjek ligjin por instiktin tim! Kush jam unë për regjistruar subjekte pa dokumentacion?
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi e ka bërë të qartë se kur merr vendime për regjistrimin e partive në zgjedhje duhet të marrë parasysh ligjin, jo të ndjekë instiktin e tij. Në intervistën për Report Tv tha se s’mund të prnaojë kërkesa pa plotësuar të gjithë dokumentacionin e përcaktuar.
-
VIDEO
Celibashi: Katërcipërisht i bindur në vendimin për mosregjistrimin e PD! Respektoj ligjin, pasojat që prodhon s’janë përgjegjësi e imja
Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se është katërcipërisht i bindur në vendimin që ka marrë për mosregjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.
“Unë jam katërcipërisht i bindur për atë vendimmarrje që është rrjedhojë e një vlerësimi në të gjithë germën dhe frymën e Kodit Zgjedhor. Unë jam i detyruar të tregoj të gjithë kujdesin për të vlerësuar çdo aspekt të procesit zgjedhor në përputhje me Kodin. Pasojat që prodhohen nga respektimi i ligjit nuk është çështje që e gjykoj unë. Edhe të afërm të mi thonë që ‘ti ke të drejtë por lërë s’ka gjë regjistroji’. Unë mund të jem i gabuar por për mua ligji është thelbësor”, tha Celibashi në Report Tv.
-
VIDEO
14 maji/ Vangjeli: PD e Alibeajt me shpirt s'do donte të hynte në zgjedhje, e dinë mirë se do dalin humbëse! E rëndë nëse përsëritet 6 marsi
Analisti Lorenc Vangeli thotë se PD e Alibeajt nuk po përpiqet për të gjetur zgjidhje që të futet në zgjedhjet e 14 majit vetëm se është e frikësuar nga rezultati. Sipas Vangjelit, do të ishte e rëndë nëse PD do të përballej sërish me rezultatet e shifrave të 6 marsit.
-
VIDEO
La PD jashtë zgjedhjeve të 14 majit, Celibashi: Vendimi nuk ishte i vështirë për t'u marrë! E kam paralajmëruar më shumë se 1 muaj më parë
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka komentuar vendimin përfundimtar që mori duke lënë PD jashtë zgjedhjeve të 14 majit duke thënë se nuk ishte i vështirë për tu marrë pasi gjendet lehtësisht në Kodin Zgjedhor. Por e konsideron të vështirë për atë çka përfaqëson pasi lë partinë më të madhe opozitare jashtë zgjedhjeve vendore.
-
VIDEO
Berisha-Meta në koalicion më 14 Maj, lista të përbashkëta këshillash bashkiakë! Përqindjet e kandidatëve si në zgjedhjet e 2021-shit
Report Tv ka mësuar ekskluzivisht nga burime se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë rënë dakord që të kenë lista të përbashkëta për anëtarë të këshillave bashkiakë në zgjedhjet e 14 Majit. Meta ka bërë kështu një tërheqje nga qëndrimi fillestar. Kandiadtët në lista do të llogariten sipas përqindjeve të zgjedhjeve të vitit 2021.
-
VIDEO
Borrell dhe Varhelyi sot në Tiranë për mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit! Ja rekomandimet e BE-së për Shqipërinë
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel do të vizitojë sot Tiranën ku pritet të qëndrojë për datat 15 dhe 16 mars. Gjatë kësaj vizite, ai të shoqërohet edhe nga komisioneri europian, Oliver Verhelyi.
-
VIDEO
Sot afati i fundit, Partia e Lirisë pritet të depozitojë koalicion me 3 parti të tjera në KQZ! Do të mbështeten kandidatë e ‘Rithemelimit’! Po Këshillat bashkiakë?
Partia e Lirisë pritet të depozitojë sot në KQZ kërkesën për tu regjistruar në koalicion me 3 parti të tjera. Burime për gazetarin e Report Tv Arbi Fortuzi bëjnë me dije se Meta pritet të regjistrohet së bashku me PBDNJ-në e Vangjel Dules, Ballin Kombëtar dhe Partia Demokristiane.
-
VIDEO
PD e Alibeajt jashtë zgjedhjeve, KAS hedh shortin, Koli Bele caktohet relator! Sot afati i fundit i Berishës për zyrtarizimin e koalicionit në KQZ
Ditën e sotme në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u hodh shorti caktimin e relatorit për ankimimin e Partisë Demokratike. Nga hedhja e goglave, relator u caktua Koli Bele.
-
VIDEO
KQZ nuk e rregjistron, Haklaj: PD e re do shkëputet nga berishizmi (14 mars 2023)
Pikërisht ky ngërç që solli edhe njëherë në skenë ish kryedemokratin Lulzim Basha në fakt ka ndarë sërish opinionistët. Të ftuar në Repolitix me gazetarin Denis Minga, avokati i PD-së Rezart Kthupi ka vijuar ta cilësojë vendimin e komisionerit si akt politik, ndërsa për avokatin Përparim Caca ishte një vendim i drejtë.
-
VIDEO
Celibashi nuk regjistroi PD, debate në Repolitix, Kthupi: Akt politik, prapaskenë që të dilte Basha në skenë! Haklaj: Qokë për Berishën! Roshi: Vendim i drejtë
Pikërisht ky ngërç që solli edhe njëherë në skenë ish kryedemokratin Lulzim Basha në fakt ka ndarë sërish opinionistët. Të ftuar në Repolitix me gazetarin Denis Minga, avokati i PD-së Rezart Kthupi ka vijuar ta cilësojë vendimin e komisionerit si akt politik, ndërsa për avokatin Përparim Caca ishte një vendim i drejtë.